Sadik Ferati
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sadik Ferati (l. 1975) i lindur në Prizren, Kosovë, ka të përfunduar studimet post-diplomike (Master), orientues Sportet Luftarake - Mundjen në Universitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve.
Biografia
RedaktoSadik Ferati ka lindur në Prizren. Me mundje ka filluar të mirret qysh në moshën e re. Karriera sportive e Sadik Feratit filloi në verën e vitit 1985, kur ai ishte nxënës i klasës së tretë në shkollën ish-"17 nëntori", ku filloi t'i merrë edhe bazat e para të mundjes. Aftësinë e tij me kujdes e përcjelli dhe e dalloi trajneri dhe pedagogu, prof. Sylejman Shala. Medalja e parë e tij ishte ajo në Mitrovicë, ku vetëm me 3 muaj stërvitje zuri vendin e dytë për pionier, në Kampionatin e Kosovës. Kjo medalje pothuajse e shtyri Feratin të punojë më tepër dhe të arrijë rezultatet më të larta. Vlen të veçohet pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror 1991 në Alma të Kanadasë, ku ky mundist shqiptar u stolis me medaljen e artë në Stilin e Lirë, kurse në stilin Greko-Romak zuri vendin e tretë, ku u stolis me medaljen e bronztë. Ishin të vetmit Sadik Ferati dhe kolegu i tij Agron Sulaj, shqiptarët që perfaqësuan ish-Jugosllavinë; të tjerët ishin të republikave të ndryshme ish-Jugosllave. Nga ky Kampionat Botëror, Ferati dhe Sulaj u stolisën me medalje, të tjerët u kthyen duarthatë.
Sadik Ferati, në kampionate të organizuara në Kosovë u shpall disa herë si tekniku më i mirë. Merita më e madhe e tij është kur ai shpallet nga Federata e Sporteve të Shqipërisë si sportisti i vitit 1991 për mbarë shqiptarët në botë, pastaj në Kosovë poashtu si sportisti më i mirë i vitit 1991.
Një kohë Sadik Ferati ishte mundës në klubin "SHKUP" në Shkup, nën udhëheqjen e trajnerit Shaban Sejdiu. Një kohë ka qenë në stërvitje edhe me sportistin e shekullit, mundistin Shaban Tërstena. Poashtu ka marrë këshilla edhe nga trajneri i mirënjohur Mentaz Allajbegu.
Pas luftës, Sadik Ferati nga udhëheqësia e klubit u zgjodh si trajner i të rinjëve dhe bën organizimin e të rinjëve nëpër shkolla dhe fillon karrierën si trajner i klubit të mundjes në klubin "Prizreni" në Prizren.
Më vonë ai së bashku me kolegun e tij Hysen Terakaj, hapin klubin e ri të mundjes "LIRIA", por për shkak të kushteve teknike ky klub nuk u aktivizua.
Tani Sadik Ferati punon si profesor i lëndës së Edukatës Fizike dhe Sportive në Kolegjin Mehmet Akif si dhe në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |