Said bej Kryeziu (10 pril 1911 - 16 maj 1993), gjithashtu i njohur si Seit Bej ose Seit Beu, ishte një luftëtar i rezistencës antikomuniste shqiptare të Kosovës.[1]

Biografia

Redakto

Said Bej ka lindur në Gjakovë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane. Ai ishte anëtar i familjes me ndikim Kryeziu. Babai i tij, Riza bej Kryeziu, ishte një nga veprimtarët e lëvizjeve kombëtare shqiptare në fillim të shekullit të 20-të.

Në vitin 1933 shkoi në Paris, ku studioi për një kohë të shkurtër diplomaci. Ai u kthye nga Franca dhe banoi në Beograd nga viti 1939 deri në vitin 1941, ku u mbikëqyr nga autoritetet jugosllave dhe i ndihmoi shqiptarët të ktheheshin dhe të luftonin kundër italianëve. Në vitin 1941, pasi tentoi të kryente kryengritje në Shqipëri, arrestohet së bashku me dy vëllezërit e tij, Hasanin dhe Ganiun, dhe e burgosin në Itali. Ai u lirua në shtator 1943 dhe u kthye në Kosovë ku ra në kontakt me luftëtarë të tjerë të rezistencës antikomuniste si Llazar Fundo. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte në kontakt me inteligjencën britanike, veçanërisht me Julian Amery.

Ai u kap nga partizanët shqiptarë, por u lirua me ndërhyrjen e Shtabit Aleat në Bari. Më pas ai iku në Greqi dhe arriti në Romë në nëntor 1944.[1]

Said ishte një nga bashkëthemeluesit, më 26 gusht 1949, i Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë" në Paris, të drejtuar nga Mid'hat Frashëri, një qeveri paralele antikomuniste në mërgim. Komiteti pushoi së funksionuari në vitin 1955, pasi Shqipëria u anëtarësua në Kombet e Bashkuara. Said u transferua në Nju Jork Siti në vitin 1959, ku punoi si nëpunës banke dhe vdiq atje në 1993.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Robert Elsie (24 dhjetor 2012), A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht), I. B. Tauris, fq. 262, ISBN 978-1780764313, marrë më 2013-10-13
  2. ^ Obituaries: Said Bey Kryeziu; Albanian Exile, 82 (në anglisht), NY Times, 19 maj 1993, marrë më 2013-10-13