Saimir Strati
Saimir Strati (lindur me 11 prill 1966, Tiranë, Shqipëri), është një artist shqiptar i mozaikëve. Ai filloi karrierën e tij duke bërë restaurime të mozaikëve në Shqipëri në disa vende arkeologjike të Bylisit, Amantia dhe Apoloni. Ai është një anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern.
Saimir Strati | |
---|---|
Lindi | 11 prill 1966 (58 vjeç) |
Profesioni | artist i mozaikëve |
Veprat e Artit
RedaktoSaimir Strati është kryesisht një artist që punon në mozaikë. Ai ka përdorur materiale duke përfshirë gozhda, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule, porcelan dhe pasqyrë, mes materialeve të tjera. Ai është gjithashtu një piktor. Larmia e subjektit të artistit, materiale dhe teknika e dallojnë Saimir Stratin si të qënit tradicional dhe bashkëkohor me qasjen e tij në ringjalljen teknikës së vjetër dhe profesionalizmin në antikitet dhe përzierja e materialeve të përditshme/industriale.
Strati është frymëzuar shumë nga muzika, dhe krijoj një seri mozaikësh, "Katër stinët" të bazuara në koncertin e Vivaldi-t, çdo sezon është i përfaqësuar nga një instrument i ndryshëm muzikor. Kjo seri u krijua në një periudhë më shumë se pesë vjet. Një tjetër punë në vaj përshkruan këngëtarë tradicionale shqiptare "Polyphonic". "Mbreti" është një portret i Elvis Presley, rreth 2 metra në lartësi dhe duke përdorur mbi 400 CD.
Vepra tjetër, "Vajza e Detit" është e bazuar në një legjendë nga Vlora, qyteti i preardhjes së artistit. Historia është për një grua të re e ndarë nga dashnor i saj. Ajo lutet që të bëhet një peshk, të kalojë detin për t'u ribashkuar me të. Vepra arti në vetvete është bërë nga gurë qelqi të detit, të cilët i morën kohë prej disa vitesh artistit për të mbledhur.
"Paqja" është një vepër tipike e artistit, ku fragmente nga pasqyrë të përdorura në mozaikun reflekton mesazhin e tonë në lidhje paqen.
Guinness World Record
Redakto2006 - Leonardo Da Vinci
RedaktoNë vitin 2006, Saimir Strati filloi atë që është bërë një traditë vjetore për arritjet në Guinness World Record. Duke përdorur gozhda industriale, artisti ka ri-krijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhda mbi një sipërfaqe 2x4m. Teknika i ngjan fotografisë digjitale, që secili gozhdë përfaqëson një pixel. Rekord u konfirmua në Tiranë nga Guinness World Record për 4 shtator 2006, si mozaiku më i madhë me gozhdë në botë.
2007 - Reinless Spirit
RedaktoVerën në vijim një tjetër përpjekje për rekord ka ndodhur. Më 26 korrik 2007, artisti filloi ngjitjen e krueseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4x2m, për të krijuar imazhin e një kali. Puna ishte dedikuar për Antonio Gaudi, dhe u konfirmua më 4 shtator 2007, si Mozaiku më i madh në botë me kruese dhëmbësh. Mozaiku më i madh me kruese dhëmbësh ishte 8m2 (86,11 metra katrore) nga Saimir Strati dhe shfaqet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori, Tiranë, Shqipëri, më 4 shtator 2007. Artisti punoi 40 ditë për të arritur këtë rekord.
2008 - Mediterraneana
RedaktoNë qershor 2008, Strati kontaktoi atë që është tani Ekphrasis Studio për të bashkëpunuar dhe për t'i ndihmuar të menaxhoj tentimin për rekordin e tij të tretë. Pas disa javësh të korrespondencës intensive me organizata të ndryshme në Barcelonë që dha pak interes, u vendos që ngjarja të zhvillohej në Tiranë. Më 20 korrik, Ekphrasis Studio rregulloj një marrëveshje me hotel Sheraton në Tiranë dhe më 8 gusht artisti filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare, dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87m2. Veprimtaria ndodhi gjatë 27 ditëve në Sheraton dhe u shoqërua me një ekspozitë të dy Rekordeve Botërore mëparshme, si dhe shtatë veprave të artit të tjera.
2009 - King of Pop
RedaktoNë nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoj mozaikun më të madhë me brusha për ngjyrosje; Mozaiku është bërë nga artisti në të gjithë Shqipërinë, në çdo qytet, dhe ai përfundojë atë në Tiranë. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness World Record i katërt për të dhe Shqipërinë.[1]
2010 - Artists Banknote
RedaktoVepra më e madhe me vida përmban 235,500 vida metalike në një vepër arti që përshkruan Homerin në një kartëmonedhë të krijuar në Tiranë, Shqipëri, e zbuluar në festimin e Ditës Botërore të Rekordeve Guinness më 18 nëntor 2010. E gjithë vepra e artit ka një sipërfaqe prej 9.4 m² 101.18 ft²).[2]
2011 - One World,One Family,One Coffee
Redakto2012 - The Largest Bean Mosaic
Redakto2014 - Largest drinking straw mosaic
RedaktoMozaiku më i madh i pipave për pije, me sipërfaqe prej 30.44 m² (327.65 ft²) është arritur në Fier, Shqipëri, më 26 korrik 2014.[3]
2014 - The largest cork mosaic measures
Redakto2017 - Largest staple mosaic
RedaktoMozaiku më i madh me kapëse teli është i përbërë nga 1.5 milion kapëse të veçanta ngjyrë kafeje dhe të bardha dhe arrin sipërfaqe prej 10 m² (107ft² 92 in²).[4] U deshën gati një muaj për të përfunduar, përpara se të zbulohej në Muzeun Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, ku do të mbetet përgjithmonë.
Ekspozitat
Redakto- 1996 - Fier, Shqipëri
- 2004 - Miss Globe International, Durrës, Shqipëri
- 2005 - Fier, Shqipëri
- 2006 - Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, Shqipëri
- 2006 - Shtetet e Bashkuara Ambasada, Tiranë, Shqipëri
- 2007 - Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, Shqipëri
- 2008 - Sheraton Tirana Hotel dhe Kullat, Tiranë, Shqipëri
- 2011 - korrik, Exhibition with the Apolon Colony
- 2011 - shtator, Exhibition with the Pogradec Colony
- 2011 - Art work in the museum Believe it or Not (USA) ~
Referime
Redakto- ^ "Largest brush mosaic". guinnessworldrecords.com. Guinness World Records. Marrë më 21 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Largest screw artwork". guinnessworldrecords.com. Guinness World Records. Marrë më 21 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Largest drinking straw mosaic". guinnessworldrecords.com. Guinness World Records. Marrë më 21 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Largest drinking straw mosaic". guinnessworldrecords.com. Video: Albanian artist creates giant staple mosaic of Mother Teresa to show support for refugees. Marrë më 21 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)