Michael Joseph Jackson (sqt. Majkëll Xhosef Xhekson, 29 gusht 1958 - 25 qershor 2009) ishte muzikant amerikan, njëherit edhe autor, producent, kompozitor, koreograf, kërcimtar dhe aktor. I pagëzuar si "Mbreti i Popit" (anglisht: King of Pop), ai njiihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e Xheksonit në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Jackson
Jackson në vitin 1988
Jackson në vitin 1988
Background information
Emri i lindjesMichael Joseph Jackson
Gjithashtu njohur siThe King of Pop
MJ
Lindi29 gusht 1958
OrigjinaGary, Indiana
Vdiq25 qershor 2009 (50 vjeç)
ZhanretPop, R&B, rock, soul
  • këngëtar
  • autor
  • kompozitor
  • koreograf
  • valltar
Vitet aktik1964–2009
LabeliMotown, Epic
WebsiteMichaelJackson.com

Biografia

Redakto

Shfaqjen e parë në skenën e muzikës argëtuese të të rriturve, Michael Jackson e pati si fëmijë në gjirin e bandit familjar "Xhekson 5" të cilin e kishte ngritur i ati i tij Xhozefi - një i dhënë pas muzikës. Që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Majlkëlli përpos zërit u dallua edhe për aftësitë e tij rreth mjeshtrisë së muzikantit dhe prezentimit para studiove inçizuese. Kështu që vetëm pesë vite, pas debutimit në grup, më 1971 Majkëlli si solist inçizon këngën e tij të parë me titull "Got to be there." Ndërsa nga viti 1979 fillon të mbaj solë me luajtës veglash shfaqje koncertesh. Në vitin 1982, në kohën kur video copat, që sapo kishin filluar të afërimohen në masa, majkëll Xheksoni në bashkëpunim me firmën "Quincy Jones" bëjnë inçizimin e këngës Thriller dhe video pjesës së saj. Paraqitja kompakte e albumit, video copave të cilësisë së lartë duke mos nënçmuar dhe vetë vlerën e këngëve në vete, shkaktuan që emri i majkëll Xheksonit të hyjë jo vetëm në historinë e muzikës argëtuese por edhe më gjërë. Si do që të jetë me këngën Thriller dhe video klipin përkatës, majkëll Xheksoni ja arrin të hapë një degë të re ekonomike të paparë deri në atë kohë në botën perendimore. Paraqitja kompakte e albumit, nëpërmjet tonit, vallëzimeve, ekranizimin e një tregimi, dhe me një program propagandistik ekonmik para adhuruesve të muzikës, bërë që albumi në fjalë të kapërcej jo vetëm kufijt e ShBA-së, por edhe të Evropës e të shitet e të ndëgjohet në mbarë botën. Me këtë majkëll Xheksoni kishte arritur që vetëm me një solo album të rradhitet në krye të listave të këngëtarve më me namë të të gjitha kohrave. Kështu lista të tilla të popullatizuara, si ajo e më të famëshme të rok'n'rolit e cila e vë për dy herë në krye të saj, një herë si anëtarë i grupi (1997) dhe një herë si solo këngëtar (2001). Po ashtu edhe lista e popullarizuar amerikane për autor të teksteve Songwriters Hall of Fame më 2002, emrin e tij e vuri në krye të saj. Përpos listave të njohur për muzikë, edhe lista e njohur e rekorderve të njerzimit e quajtu Guiness Book, për vepren e tij, majkëll Xheksonin e cilësonte si "Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave" (Most successful entertainer of all time). majkël Xheksoni me vepren e tij ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarin e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali Grammy Awards, e ka shpërblyer për më se 13 herë.

Nga viti 1988 deri më 2005, majkëll Xheksoni jetoi në sarajet e tij të quajtur Neverland Ranch. Po ashtu edhe këto saraje që më vonë (2005) për 35 milion dollarë), në bazë të popullaritetit të majkëll Xheksonit u popullarizuan. Në oborrin e kësaj farme, ai kishte ndërtuar një lojnapark dhe një kopsht zoologjik për fëmijët e varfër dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizitat e shumta të fëmijve në sarajet Neverlend Ranç dhe afërsia e ngusht e majkëll Xheksonit me ta shkaktuan dyshime apo mundësi në sy të armiqëve të tij. Kështu që edhe kjo dukuri nuk mbeti pa u popullarizuar nga mjetet e informimit. Më 1993, vije deri tek akuzimi i tij i parë për joshje sekuale të një fëmiju, vizitor i sarajeve. E gjith dukuria, nga mjetet e informimit përcillej me pohime dhe mohime tek dashamirët e muzikës së tij dhe jo vetëm tek ta. Pas një marrveshje jashtë gjykatës për të cilën thuhet se majkëll Xheksoni i kishte dhënë një shumëtë mëdha parash familjes së fëmijut, djaloshi deklaron para gjykatës se nuk dëshironte të jepte dëshmi për shkak imazhit personal. Si do që të jetë, edhe pas lirimit nga akuza, çështja e ngritur nga kundërshtarët e tij rreth mardhënijeve të majkëll Xheksonit vazhdojë të dominon shkrimet në mjetet e informimit për majkëll Xheksonin. Kjo çështje nuk mbeti si e till vetëm në mjete të informimit por u shtrua edhe më gjërë. Kështu më 2005, majkëll Xheksoni akuzohet dhe sillet në pranga në gjykatë për çështje të njëjtë por me një fëmië tjetër. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në munges të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.

Në fillim të qershorit të vitit 2009, majkëll Xheksoni paralajmëtoj turneut e tij të fundit në Londër. Pregatitijet për këtë turnir ishin në zhvillim e sipër dhe në to merrte pjesë dhe majkel Xheksoni. Më 25 qershor 2009, majkëll Xheksoni, si duket ishte i vetëm në shtëpin e tij në Los Anxhelos, transportohet në spital, ku edhe gjenë vdekjen.

Për të mos u shua nami i emrit të majkëll Xheksonit si dhe vepra e tij, jo vetëm familja e shoqëria e ngushtë, por edhe industria muzikore së bashku me ta edhe gjenerata e vjetra të dëgjuesve të muzikës argëtuese pop dhe gjenerata e re e kanë rimëkëmbë veprimtarin e majkëll Xheksonit. Kësaj dukurie të ringjalljes së mbretit të popit si duket i kanë prirë mjetët e informit me thashë e thëma të ndryshme si dhe vetë famlja me ceremonin festive të ndarjes nga trupi i pa jetë i majkëll Xheksonit. Ceromoni mortore festive e cila u transmetua në ekrane televizive në mbarë botën.

Fitimet

Redakto

Të ardhurat totale e tij gjatë gjithë jetës nga honorare në regjistrimet e tij solo muzikë dhe video, të ardhurat nga koncertet dhe mbështetje janë vlerësuar në 500 milionë dollarë, disa analistë kanë spekuluar se katalogun e tij muzika pronat mund të jetë vlerë miliarda dollarë [64] [272] Kjo spekulime. megjithatë është e kundërshtoi me dokumentet financiare të marra nga Associated Press, e cila tregoi se si e Mar 31, 2007, aksioneve 50 Xhekson për qind në / katalog Sony ATV Music Botime (pasuri e tij më të çmuar), ishte me vlerë 390.600.000 $ dhe me vlerë neto Michael Jackson ishte 236.000.000 $. [273] Si një nga njerëzit më të famshëm në botë, jeta e shumë të publikuar Jackson's personal, i shoqëruar me karrierën e tij të suksesshme, e bëri atë një pjesë e kulturës popullore për katër dekadave të fundit. [78] [274]


Vdekja dhe Memoriali

Redakto

Majkëll Xhekson vdiq me 25 qershor të vitit 2009 ne nje vile te marre me qera ne 00 North Carolwood Drive ne Holmby Hills, nje distrikt i Los Angeles nga një sulm kardiak ne zemer. Ky sulm ne zemer kishte ndodhur për shkak se doktori i personal i Majkëllit, Conrad Murray i nje dozë të madhe illaci Propofol, morfine,lorazepam dhe midazolam per shkak te mungeses se gjumit qe kengetari kishte. Conrad Murray u shpall fajtor dhe tani po vuan denimin me burg me 4 vjet per vrasje te paqellimshme. Lajmi i vdekjes se kengetarit u perhap shume shpejt neper internet duke shkaktuar mbingarkim te tij. Kerkesat e shumta me emrin " Michael Jackson" shkaktuan nje bllokim te perkohshem te Google, Wikipedia dhe Twitter. Fondacioni i Wikimedia-s raportoi afersisht 1 milione vizitore ne biografine e Majkell Xheksonit duke shenuar numrin me te madh te vizitoreve per nje faqe ne nje periushe 1-oreshe. Rreth 15% e postimeve ne Twitter ose rreth 5000 postime per minute, flisnin mbi Majkell Xheksonin ndersa ne pergjithesi trafiku i internetit ishe 20% me i larte se normali. Ne daten 26 qershor ne te gjithe boten gazetat, televizionet dhe cdo rrjet informativ flisnin per Michael Jackson. Memoriali i Majkell Xheksonit u mbajt me 7 korrik te 2009 ne Staples Center te Los Angeles-it i cili u ndoq nga nje sherbim privat familjar ne Forest Lawn Memorial Park's Hall of Liberty. Sipas statistikave eventi arriti rreth 3 miliarde shikues ne te gjithe boten duke e bere ate transmetimin live me te shikuar ne te gjithe historine televizive. Mariah Carey, Stevie Wonder, Lionel Richie, John Mayer, Jennifer Hudson, Usher, Jermaine Jackson dhe Shaheen Jafargholi performuan ne event. Berry Gordy dhe Smokey Robinson lavderuan kengetarin ndersa Queen Latifah lexoi poemen "We had him", e shkruar per kete rast nga Maya Angelou. Vajza e Xheksonit, Paris Katherine, qante ndersa tha: "Qekur linda, babi ka qene babai me i mire qe mund te imagjinoni... Une thjesht doja te thoja qe e dua... Shume." Ne 25 qershor 2010 fansat e kengetarit udhetuan ne Los Angeles per t'i kushtuar tribute atij. Ata vizituan Yllin e Xheksonit ne Hollywood Walk Of Fame dhe shtepine e familjes se tij ndersa ne 25 Qeshor 2012 fansat derguan rreth 11.000 trendafila ne vendin ku prehet Majkell Xhekson.

 
Ylli i kengetarit ne Hollywood Walk of Fame

Trashigimia

Redakto

Në testamentin qe Majkëlli e kishte formuluar në Paris Majkelli kishte lënë të gjithë pasurinë familjes një pasuri prej 30 milion dollaresh dhe disa gjera me vlere si apartamente dhe hotele. Ky testament eshte kundershtuar nga familja Xhekson e cila pretendon se ky testament eshte ndryshuar nga avokatet e Majkell Xheksonit dhe se trashegimia e vertete qe ai i ka lene familjes se tij arrin deri ne 500 milione dollare.

Diskografia

Redakto
Albumet me Jackson Five:
  • Diana Ross Presents The Jackson 5 (1969 - (Diana Rosi ka dekur ne 25.6.09 paraqet Xhekson 5)
  • ABC (1970 - ABC)
  • Third Album (1970 - I treti Album)
  • The Jackson 5 Christmas Album (1970 - Xhekson 5 Albumi i Krishtlindjes)
  • Maybe Tomorrow (1971 - Ndoshta nesër)
  • Goin' Back To Indiana (1971 - Ecja prapa për në Indiana)
  • Lookin' Through The Windows (1972 - Shikimi nëpër driare)
  • Skywriter (1973 - Shkrusi qiellor)
  • In Japan! (1973 - Në Japoni)
  • Get It Together (1973 - Merr së bashku)
  • Dancing Machine (1974 - Maqina vallëzuese)
  • Moving Violation (1975 - Viola lëvizëse)
  • Joyful Jukebox Music (1976 - )
  • Boogie (1979 - Buxhi)
Albumet me Jacksons:
  • The Jacksons (1976 - Xheksonët)
  • Goin' Places (1977 - Shkurja në vend)
  • Destiny (1978 - Fati)
  • Triumph (1980 - Triumfi)
  • Live (1981 - Gjallë)
  • Victory (1984 - Fitorja)
  • 2300 Jackson St. (1989 - Rruga Xhekson 2300)
  • The Very Best Of The Jacksons & Jackson Five (2004 - Më e mira nga Xheksonve dhe Xhekson pesëshes)
Albumet solo:
Albumet e nxjerrë me shtëpine diskografike Motown:
  • Got To Be There (1972 - Do t'jem atje) - 4,1 milion albume të shitur deri më sot.
  • Ben (1972 - Ben) - 4,4 milion
  • Music And Me (1973 - Muzika dhe unë) - 2 milion
  • Forever, Michael (1975 - Përjetë, majkëll) - 1,7 milion
  • The Best Of Michael Jackson (1975 - Më e mira nga majkëll Xheksoni) - 2,2 milion
  • One Day In Your Life (1981 - Një ditë në jetën tënde) - 1,6 milion
  • Farewell My Summer Love (1984) - 2,1 milion
  • Looking Back To Yesterday (1986) - 3 milion
Albumet e nxjerrë me shtëpinë diskografike Epic Records (Sony Music/Sony BMG):
  • Off the Wall (1979 - Prapa murit) - 22 milion albume
  • Thriller (1982 - Thriler) - 104 milion
  • Bad (1987 - Keq) - 30 milion
  • Dangerous (1991 - Rreziku) - 31 milion
  • HIStory - Past, Present, and Future: Book 1 (1995 - Storia e tij, e kaluara, e tashmja dhe ardhmëria) - 18 milion
  • Blood On The Dance Floor - HIStory in the Mix (1997 - Gjakë në dyshemenë e vallëzimit) - 8 milion
  • Invincible (2001 - I padukshmi) - 12 milion
  • Number Ones (compilation) (2003 - Numër një) - 8 milion
  • The Ultimate Collection (pako 4CD+1DVD) (2004 - Koleksioni i përsosur) - 250 000
  • The Essential Michael Jackson (compilation 2CD) (2005 - majkëll Xheksoni themelor) - 2 milion
  • Visionary - The Video Singles (2006 - I mrituri)
  • Thriller (25th anniversary edition) (2008 - Thriler)
  • You are so beautiful - (1999)

Filmografia

Redakto
  • The Wiz (1978)
  • Michael Jackson's Thriller (1982)
  • Captain EO (1986)
  • Moonwalker (1988)
  • The Simpsons (1991)
  • Michael Jackon's Ghots (1997)
  • Man in Black 2 (2002)
  • Miss Cast Away and The Island Girls (2004)
  • Michael Jackson's This Is It (2009)
  • Bad 25 (2012)

Këngët më të njohura ne Shqipëri

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto