Thriller (album)
Thriller është një album i Michael Jackson, i publikuar në vitin 1982. Me këtë album artisti i Indianës arriti reputacionin më të lartë. Përveç kësaj ai është albumi më i shitur në historinë e muzikës, me 109 milion kopje të tij të pasurive nga botimi (garantuar nga Guinnes World Record dhe nga Sony Music [2]) dhe ende shitet mesatarisht në rreth 500,000 kopje në vit.
Thriller | ||||
---|---|---|---|---|
Studio album by | ||||
Realizuar | 30 nëntor 1982 | |||
Inçizuar | 14 prill – 8 nëntor 1982 Westlake Recording Studios (Los Angeles, California) | |||
Zhanri | R&B, dance, dance-pop, urban, pop/rock, funk | |||
Gjatësia | 42:19 | |||
Etiketa | Epic EK-38112 | |||
Producent | Michael Jackson Quincy Jones | |||
Michael Jackson chronology | ||||
|
Albumi
RedaktoBotuar më 1 dhjetor 1982, Thriller arriti kulmin në Billboard 200 Chart dhe qëndroi atje për rreth 37 javë, ngeli në Top 10 për 80 javë dhe në klasifikim për 122 javë. Nga ky album nxorrën shtatë këngë duke përfshirë Billie Jean, Beat It dhe kënga omonime Thriller. I pari (Billie Jean) arriti pozicionin e parë në Billboard Hot 100 dhe mbeti për shtatë javë rrjesht dhe në R&B chart për nëntë javë. Kënga është më e famshme e karrierës së Jackson dhe është konsideruar si një prej më të mirave në historinë e muzikës. Edhe Beat It arriti pozicionin e parë në Billboard Hot 100 dhe e mbajti për tre javë, ndërsa Thriller nuk arriti kulmin në Billboard Hot 100 por në Hot Dance Club Play dhe ngeli për njëmbëdhjetë javë. Një vit pas publikimit të diskut u shitën mbi 40 milion kopje, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme te shitjeve deri në atë kohë.
Këngët e albumit u shoqëruan nga video inovative që ndryshuan konceptin e videove qe njifeshin deri në atë kohë.
Një shëmbull e i tillë është videoja me metrazh të shkurtër Thriller, e xhiruar nje vit më pas daljes së albumit, ku Jackson me regjisorin John Landis realizoi atë që sot ngelet një nga videot më të famshme në histori, një mini-film i shoqëruar nga koreografi fantastike e moderne që akoma sot ngelen si shembuj e kopjohen nga shumë artistë e regjisorë. Videoja ka rëndësi te veçantë dhe për efektet speciale të përdorura ku Michael Jackson trasformohet në kufomë. Të gjitha këto e ndihmuan Jacksonin të afirmohej si një nga këngëtarët më të mirë të botës.
Suksesin albumit ia shtoi kur me rastin e 25 vjetorit të Motown, ai kërceu Moonwalk (e përdorur në të gjitha ekzibicionet Live të Billie Jean).
Për diskun bashkëpunuan edhe artistë tjerë, ndër të cilët Paul McCartney, Toto e Eddie Van Halen.
Në 1984, Thriller është kandidat për 12 nominime për Grammy Awards dhe i fiton 8 (një shifër rekord për një album të vetëm).
Më rastin e 30 vjetorit të karrierës së Michael Jacksonit, Thriller është ripropozuar në Edicione Speciale në 2001 me 4 Bonus Tracks dhe disa intervista të dhëna.
Në 11 shkurt 2008 (dalja ishte parashikuar në nëntor 2007 në ShBA publikohet në 12 shkurt) vehet në shitje me rastin i 25 vjetorit të albumit Thriller një disk i quajtur Thriller 25 qe përmban një CD dhe një DVD me pjesë origjinale nga albumi dhe 5 pjesë të ribëra nga disa artistë ndër të cilët Akon, Kanye West dhe Will.I.Am. përveç tjerave është dhe një këngë e re "For All Time" që në fillim mendohej të bënte pjes tek albumi Thriller (versioni japonez "Thriller 25" përmban dhe "Got The Hots") dhe tre videot nga albumi (Billie Jean, Beat it e Thriller) plus videon e Michael Jackson në "Billie Jean: Live At Motown 25: Yesterday, Today and Forever". Ky riedicioni i ri është shitur në gjithë botën në mbi 4 milion kopje. Në 2008 Thriller është futur në Librarinë e Kongresit Amerikan si Thesar Kombetar.
Kuriozitete
Redakto- Emri origjinal i këngës "Thriller" ishte "Give Me Starlight", ndërsa albumi duhei tëquhej "Starlight".
- Në title track dëgjohet vargje të recituara nga zëri të aktorit të famshëm horror Vincent Prince. E qeshura provokuse e aktorit në fund të këngës është futur në 911 Is A Joke, në këngën e Public Enemy.
- Emri origjinal i "Billie Jean" ishte "Not My Lover", sepse Quincy Jones ishte i preokupum që njersit mos të interpretojshin "Billie Jean" si riferim tenistit Billie Jean King.
- Jackson shkruiti "[[P.Y.T.(Pretty Young Thing)" me tastieristin Greg Phillinganes. Demo i këti versioni është disponibile brënda në boxset Michael Jackson: The Ultimate Collection. Kohë më vonë Quincy Jones e rishkruiti këngën dhe James Ingram duke shtuar stil funk-rock në vënd të stilit R&B të mëparshëm.
- "Wanna Be Startin' Something" është shkruajtur nga Jackson për albumin Off The Wall, por më pas e futi tek Thriller.
- Për "Beat It" bashkëpunoi edhe Steve Lukather i Toto-ve në kitarë dhe Eddie Van Halen në basso.
- Në videogame "Michael Jackson's Moonwalker" janë prezent versione në sintetizator nga pjesë të Thriller.
- Albumi mban rekord për kohë më të gjat në vëndin e parë në klasifikimin Billboard Pop Albums (Billboard 200) duke ndejtur në vëndin e parë për 37 javë jo në vazhdimsi. Rekordi i javëve në vazhdimsi njëra mbas tjetrës për Jackson është 17, e arritur dy herë.
- Thriller është i pari album më numrin më të lartë të këngëve që ka hyrë top ten, dhjetëshja më e mirë për shtat kënga nga nëntë që kishte. Bruce Springsteen me "Born In The U.S.A." dhe Janet Jackson me "Rhythm Nation 1814" kan barazuar këtë rekord më vonë.
Referime
Redakto- ^ "Review: Thriller". Q (në anglisht) (January 2000): 138.
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2006. Marrë më 13 korrik 2009.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)