Sait Toptani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Sait bej Toptani ose Said Toptani (Konja, Perandoria Osmane, 1894 - 1947) ka qenë figurë politike dhe ministër i shtetit shqiptar. Biri i Murad bej Toptanit.
Biografia
RedaktoE kreu Shkollën e Lartë të Bujqësisë në Grac (Austri). Më 1922–1939 ishte deputet i kuvendit. Më 1930 anëtar i delegacionit shqiptar në konferencën e parë ballkanike. Më 1931–1932 ministër i ekonomisë kombëtare në qeverinë e Pandeli Evangjelit.[1]
Referimet
Redakto- ^ Kastriot Dervishi: Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet: Anëtarët a Këshillit të Ministrave në vitet 1912–2012, jetëshkrimet e tyre dhe veprimtaria e ekzekutivit shqiptar. Tiranë: Shtëpia Botuese 55. 2012. f. 22., 239. ISBN 9789994356225