Sali Kelmendi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sali Kelmendi lindi më 31 maj të vitit 1947 në Tiranë, është inxhinier dhe politikan shqiptar.
Sali Kelmendi | |
---|---|
Lindi | 31 maj, 1947 |
Vdiq | 7.2.2015 |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | inxhinier, politikan |
Veprimtaria politike
RedaktoNë fillim të viteve '90 ka punuar në Ministrinë e Arsimit në të cilën mbulonte arsimin profesional.
Në periudhën e lëvizjeve të mëdha, në vitet '90-'91, u dallua si një pjesëmarrës aktiv.
Pasi zgjidhet si kryetar i sindikatës së pavarur për Ministrinë e Arsimit merr pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në vitin 1992 emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist dhe më pas në zgjedhjet e korrikut 1992 për pushtetin lokal, zgjidhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës [1].
Gjatë viteve të para të qeverisjes së qytetit nga Sali Kelmendi u realizua privatizimi i banesave, ndërmarrjeve shtetërore, zhvillimi i ekonomisë kapitaliste në kryeqytet, zhvillimi i industrisë së ndërtimit, strehimi i të pastrehëve si dhe i të përndjekurve politikë, restaurimi i një sërë veprash publike etj.
Kryesisht gjatë mandatit të Sali Kelmendit u dhanë leje të përkohshme për kioska të vogla prej teneqeje për të zhvilluar biznesin e vogël në qytet si dhe për të ulur papunësinë. Po të shohim me vëmendje, shumica e lokaleve tek ish-blloku origjinën e tyre e kanë tek kioskat e vogla që u ngritën në atë periudhë. Betonizimi i kioskave u krye në vitin 1997, në kohën e mungesës së shtetit. Një pjesë e madhe e tyre u prishën në vitet 1999-2000 nga pasardhësi i Sali Kelmendit, Albert Brojka, si psh. tek Piramida, në gjithë qendrën e Tiranës dhe rrotull saj. Në vitet 2000 u realizua edhe prishja e ndërtimeve të fundit pa leje tek Lana dhe parku Rinia.
Në vitet 1997 - 1999, Sali Kelmendi mori pjesë sërish në mënyrë aktive në Partinë Demokratike.
Në vitin 1999 së bashku me një grup anëtarësh të tjerë të PDSH-së krijoi grupin e reformatorëve brenda në PDSH dhe më pas Partinë Demokrate të Re.
Në vitet 2000 - 2005 veproi si drejtor i administratës së kësaj partie dhe si anëtar kryesie.
Në vitin 2005 u emërua Drejtor i Koordinimit dhe Planifikimit të Emergjencave në Ministrinë e Brendshme dhe në periudhën 2010-2012 ka qënë Drejtor i Përgjithshëm i Inspektimit pranë kësaj ministrie. Në periudhën 2007-2011 ka qënë anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës. Gjithashtu është autor i dy librave në fushën e pushtetit lokal, duke qënë ndër të paktët në Shqipëri që ka trajtuar këtë fushë në mënyrë shkencore.
U nda nga jeta më 7 Shkurt 2015
Referimet
Redakto- ^ Valter Gjoni. "42 kryetarët e Tiranës. Album fotografik dhe biografik", Tiranë, Shkurt 2016.