Semir Osmanagiq (Lindur më 1 qershor 1960 në Zenicë, Bosnja dhe Hercegovina, RSFJ) i njohur edhe si Sam Osmanagiq[1], ose edhe si Samir Osmanagiq[2],[3] është hulumtuesi më i njohur i Piramidave Boshnjake afër qytetit Visoko. Është autor, studiues, specialist arkeolog.

Samir Osmanagiq duke biseduar me një vizitor

Sam Semir Osmanagich jeton në Houston, Texas, SHBA. Është autor, studiues, specialist arkeolog dhe i njohur si hulumtues i piramidave të Bosnjës. Ai ka zbuluar një kompleks të lashtë piramidal në Visoko të Bosnjës e cila përbëhet nga pesë struktura kolosale guri në formën e piramidave. Dr. Sam ka krijuar një "Park arkeologjik: Fondacioni Piramida e Diellit në Bosnjë" jo-fitimprurëse dhe jo qeveritar. Ky fondacion ndjekë gërmimet, punën gjeo-arkeologjike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Arsimimi

Redakto

Samir Osmanagiq me gradën akademike Ph.D: Civilizimi Maja; Master i Shkencave në Ekonomi Ndërkombëtare; RS. në Shkenca Politike (4 vjet); RS. në Ekonomi (4 vjet), Trajnim në Sociologji (2 vjet), të gjitha të marra nga Universiteti i Sarajevës. Dr. Osmanagiq ka qënë autor dhe ka transmetuar dokumentarin me 12 episode "Në kërkim të Civilizimeve të humbura" për Televizionin Kombëtar boshnjak FTVBiH (2007) i cili ishte i bazuar në librin e tij "Qytetërimet para historisë zyrtare "(2005) dhe i filmuar në Peru, ishullin e Pashkëve, Kosta Rika, Meksikë, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Maltë, Egjipt, Jordani dhe Liban. Ai ka mbajtur referime intensive rreth botës si në Egjipt, Jordani, Malajzi, Kanada, SHBA, Kinë, Britania e Madhe, Zvicra, Austria, Norvegjia, Suedia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Danimarka, Gjermania dhe vende të tjera. Osmanagiq mes tjerash njihet si: Zbulues i Piramidave të Bosnjës, Anëtar i jashtëm i Akademisë Ruse të Shkencave të Natyrës si dhe Drejtor i Qendrës Arkeologjike dhe Antropologjike të Universitetit Amerikan në Bosnje-Hercegovinë.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto