Sanxhaku i Prishtinës

(Përcjellë nga Sanxhaku Prishtina)
This is the stable version, checked on 1 qershor 2023. Template changes await review.

Sanxhaku i Prishtinës ka qenë njësi administrative e cila është themeluar me reformat administrative të bëra në Perandorinë Osmane gjatë vitit 1864 dhe ka funksionuar deri në vitin 1912. Përndryshe ka qenë pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Prishtina.

Gjatë vitit 1898, roli i Prishtinës si qendër rajonale kishte rënë, edhe pse aty gjendej mytesarifi (administratues sanxhaku) Valinazif Pasha[1], i cili nuk e kishte mbështetjen e shqiptarëve, të cilët i shikonin me dyshim ndryshimet që ndodhnin në Perandori.[2]

Demografi

Redakto

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 364 915 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 254,605 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 110,310 krishterë (katolik shqiptar dhe ortodoks të racës/kombësisë shqiptare, serbe, bullgare dhe rumune)[3].

Ndarje administrative

Redakto

Sanxhak i Prishtinës përbëhej nga: rrethi i Prishtinës, rrethi i Gjilanit, rrethi i Preshevës, rrethi i Vushtrria, rrethi i Mitrovicës dhe rrethi i Pazarit. Qarku i Gjilanit përfshinin territoret e qyteteve të sotme të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, disa pjesë të Prishtinës, Ferizajt, Kaçanikut dhe Bujanoc, në përbërjen e së cilës ishin më shumë se 190 fshatra. [4]

Deri në 1912 përbëhej nga kazatë e mëposhtme:[5]

Presheva qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës - vilajetit Kosovës

Redakto

Presheva ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.[6] ==Gjilani== [7] Gjilani ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës të vilajetit të Kosovës pranë një lumit që derdhet në Moravë. Sipas Sami Frashërit, ky qytet ndodhet 35 km në juglindje të Prishtinës, e cila ka 4500 banor. Gjilani ka 2 xhami, 1 kishë, 2 shkolla fillore. Kazaja e Gjilanit kufizohet nga juglindja me kazanë e Prishtinës, në veriperëndim me sanxhakun e Shkupit dhe në verilindje me Serbinë. Së bashku kazaja ka rreth 190 fshatra me 30000 banor. Në territorin e saj shtrihen fushat pjellore dhe e rrethuara me vargmale te Mali i Zi (Karadakut) që përbën kufirin juglindor, në kufirin me Serbinë gjendet mali Goljak (Gollaku), kurse në anën perëndimore shtrihen malet e Zagovcit (Zhegocit) dhe Koniça. Nga këto male zbresin lumenjtë që formojnë Moravën dhe nëpër kazanë e Gjilanit zbret në Serbi ku derdhet në Deti i Zi. Kjo kaza është e njohur për ujëra minerale dhe për disa kisha e kala e sidomos për kalanë e Novobërdës e cila gjendet në pjesën veriore të kazasë. (Gjilani zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte Sami Frashëri) == Shih edhe == * Prishtina * Vilajeti i Kosovës * Sanxhaku i Viçitrinës ==Burim i të dhënave==

  1. ^ Das Staatsarchiv Von Institut für Auswärtige Politik (Germany), Germany Auswärtiges Amt (Hans Delbrück 1895-1919)
  2. ^ Geographische Zeitschrift Von Alfred Hettner, botuar më 1904 nga F. Steiner [etj.
  3. ^ "illyrians.org". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2007. Marrë më 5 prill 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Divizioni Territorial dhe Rregullorja Administrative e Kosovës 1878-1941. Prishtinë. 2004. fq. 14–43. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  5. ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Frasheri, Sami. Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit{{Sami Frashëri|Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm . {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Frasheri, Sami. Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit{{Sami Frashëri|Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm . {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)