Sanxhaku i Pazarit të Ri në mesjetë
Sanxhaku i Pazarit të Ri në mesjetë
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa, dhe kolonizimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimet për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë - vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbet në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Burimi i të dhënave
RedaktoDr.Ejup Mushoviq, "Novi Pazar i okolina"
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |