Selfixhe Broja lindur Ciu (Gjirokastër, 1918 - Tiranë, 2003) ka qenë shkrimtare shqiptare dhe femra e parë shqiptare e cila botoi literaturë në Shqipëri. Më 28 nëntor 1935 botoi me emrin e pendës Kolombia një poezi tek e përkohshmja Populli.[1]

Biografia

Redakto

U lind në lagjen Varosh të Gjirokastrës, në gjirin e një familjeje të kamur qytetare, e bija e tregtarit grosist Ibrahim Ciu[2]. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje, ku përfundoi shkollën e vajzave "Uran Bundo". Njohu dhe u miqësua me Musine Kokalarin, femra e parë shqiptare e cila botoi një roman. U njoh me gazetarët e kohës, Nonda Bulkën, Petro Markon dhe Kolë Berishën, anëtarë të grupeve komuniste.

Ajo ka studiuar në Firence dhe më pas vijoi studimet në GrenobleFrancë ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xhemal Brojën[3]. dhe bashkë me të hapën një dyqan me libra në Shkodër. Broja u bashkua me Partinë Komuniste të Shqipërisë së bashku me Drita Kosturin dhe Nexhmije Hoxhën,[4] ishte një nga organizatorët e një demonstrimit të paligjshme dhe për shkak kësaj u arrestua dhe u dënua me vdekje, por më vonë u lirua. Në vitin 1998, Broja botoi poezi në një libër dhe e quajti Tallazet e jetes. Ajo vdiq në moshën 85 vjeçare në vitin 2003 në Tiranë.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ Jorgaqi, Nasho (8 mars 2015). "Nasho Jorgaqi: Zërat e parë femërorë të letërsisë shqipe". Shqiptarja. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kaloçi, Dashnor (30 mars 2002). Si u persekutuan intelektualët Xhemal e Selfixhe Broja : Historia tragjike e intelektualëve të njohur që studiuan në Francë e Itali: Si vuajtën në internime nga komunistët. Tiranë: Gazeta shqiptare. - Nr. 2141. fq. 12–13. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hamzai, Dhurata (30 mars 2017). "Selfixhe Ciu, si u internua gazetarja e parë shqiptare, flet e bija, Merita". Shqiptarja.com. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2017. Marrë më 7 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Susan E. Pritchett Post (1998). Women in Modern Albania: Firsthand Accounts of Culture and Conditions from Over 200 Interviews. McFarland & Company. fq. 109. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Isufaj, Ermira (20 maj 2013). "Kujtimet e komunistes se radheve te para". Marrë më 14 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)