Seydou Keita
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Seydou Keita (lindur më 16 janar 1980) është një futbollist profesionist malian. Një mesfushor i shkathët, ai mund të luaj si mesfushor qëndror dhe mbrojtës
Keita në aksion për Barcelonën në 2008 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Seydou Keita[1] | ||
Datëlindja | 16 janar 1980 (44 vjeç) | ||
Vendlindja | Bamako, Mali | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1997 | Centre Salif Keita | ||
1997–1999 | Marseille | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2000 | Marseille | 6 | (0) |
2000–2002 | Lorient | 58 | (1) |
2002–2007 | Lens | 157 | (19) |
2007–2008 | Sevilla | 31 | (4) |
2008–2012 | Barcelona | 119 | (16) |
2012–2013 | Dalian Aerbin | 37 | (10) |
2014 | Valencia | 11 | (1) |
2014–2016 | Roma | 46 | (3) |
2016–2017 | El Jaish | 16 | (6) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1998–2015 | Mali | 102 | (25) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 prill 2017 |
I lindur në Bamako (Mali) në 1980, Seydou Keita filloi të bënte emër në Evropë kur filloi të luante në Ligën Franceze. Ai u transferua te Olympique Marseille në sezonin 1999/2000 por aty qëndroi vetëm një vit dhe nuk pati shumë fat. Ai pastaj u bë lojtar i Lorient ku qëndroi dy vjet dhe fitoi kupën Franceze. Ai pastaj u transferua te Lens ku luajti për 5 sezone nga 2003/04 deri më 2006/07. Sezoni i tij i fundit në Francë ishte spektakular, ku u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Francë pas Florent Malouda.
Pas 8 viteve në Francë, Keita u transferua te Sevilla në verën e vitit 2007 dhe ishte prezent pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ai luajti 31 nga 38 ndeshje kurse në 29 prej tyre ishte startues. Ai shënoi 4 gola dhe u shfaq me kualitete të ndryshme, ai ka një gjuajtje shumë të fuqishme nga distancat e mëdha.
Seydou Keita rregullisht që nga viti 2004 nuk ka munguar në ndeshjet e kombëtares. Me "Shqiponjat" luajti në Kupën e Afrikës por Mali u eliminua në rundin e parë. Megjithatë, karriera e tij me kombëtaren filloi që kur ishte shumë i ri dhe kishte rezultate të mira. Në fakt, Keita u shpall lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Nigeri më 1999 për lojtarët që kishin më pak se 20 vjet. Mali në atë kohë përfundoi në vendin e tretë kurse fitues ishte Spanje me Xavi Hernandez.
Profili
RedaktoMesfushori nga Mali, është lojtar që i kombinon perfekt fuqinë fizike me aftësitë teknike dhe me aftësitë taktike. Edhe pse nuk është sulmues, Keita bën një gjuajtje perfektë me këmbën e tij të djathtë, veçanërisht nga distanca të largëta, ku me goditjet e tij kërcënon shumë portierët, ai para se të vinte te Barcelona, ka shënuar 15 gola në 2 vitet e fundit. Keita ofron shumë opsione në mesfushë : ai mund të luajë në rol më defensivë po ashtu edhe ofensiv shumë mirë por mund të luajë edhe si mesfushor i majtë.
Trofetë
RedaktoLorient
Redakto2001/02 Fitues i Kupës së Francës
Të Arriturat Individuale
Redakto1999 Lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror për lojtarët nën 20 vjet.
Referime
Redakto- ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of players" (PDF). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 27 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)