Shëndetlie
Shëndetlie është ëmbëlsirë e përgatitur kryesisht me mjaltë, vezë, arra dhe përbërës tjerë plotësues.
Materiali
RedaktoPër 25 copë shëndetlie nevojiten :
- Miell - 3 gota uji
- Sheqer - 1 gotë uji
- Mjaltë 2-3 lugë gjelle
- Vezë 2 kokrra
- Sodë një majë luge kafeje
- Arra 1-2 filxhanë kafeje
- Gjalpë 2 filxhanë kafeje
- Vanilje
- Ujë 2 filxhana kafeje
Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm.
Përgatitja
RedaktoNë një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.