Shaban Sadri Zymberi pishtar i arsimit.

Biografia

Redakto

Shaban Sadri Zymberi, lindi më 1948MyqybabëGjilanit,vdiq në dhjetor 2006. Shabani rrjedh nga një familje arsimdashëse i këtij fshati, ndonëse familja e tij, nuk kishte pasur rast të shkollohet pos nëpër mejtepe e mësime fetare, ai ishte ndër të parët bashk me mësuesin Xheladin Ibrahimi. Ai së bashku me mësuesin Xheledin, të dy ishin shkollarët e parë të fshatit të tyre.

Shkollën katër klasëshe e kryen në vendlindje dhe në fshatin e afërm në Pisjan, ndërsa shkollën normale, Shabani e kreu në Gjilan.

Më pas në vitet e ’70-ta u punësua në vendlindjen e tij, ku dha kontributin e tij më të madh në shkollimin e shumë gjeneratave dhe të ngritjes së vetëdijes për një arsimim të popullatës së kësaj ane të këtyre trevave në Myqybabë, Lipovicë, Buricë, ndërsa më vonë punoi edhe në fshatin VelekincëGjilanit, ku e rrëmbeu një sëmundje e rëndë, duke e ndarë fillimisht nga arsimi, pastaj edhe nga jeta më 5 dhjetor të këtij viti.

Shabani ishte disa herë i përndjekur nga UDB-ja serbe si shumë të tjerë, dhe nga torturat e zhvilluara ndaj tij mori edhe sëmundjen e pashërueshme gjë që e ndau edhe prej kësaj botë, për tu prehur përjetësisht në amshim. Shabani kishte dhënë gjithçka në shërbim të familjes, nxënësve dhe arsimimit, duke lënë pas veti bijat, nipat dhe mbesat, dhe shokët që kurrë nuk i ndante dhe me çiltërsinë e tij, i mbante si shok i mirë, pedagog, etj.

Shabani si çdo mësues tjetër gjatë zhvillimit të procesit arsimorë është përballur me vështirësi e sfida të ndryshme, por gjithnjë arrinte ti mbuloi me rezultate për të cilat ka marrë lëvdata të ndryshme nga prindër, nxënës dhe kolegët e tij të punës, ai dinte të mbante me kënaqësi, afërsinë prind-nxënës dhe, ishte i sinqertë, atdhetar e arsimdashës i devotshëm, si dhe në raportet me nxënësit, prindërit dhe rrethit shoqëror, për të cilët kontribuoi si për familjen e tij.

Shabani ka nxitur që arsimi të jetë më me prioritet shoqëror, dhe punëtori arsimit të ketë vendin e merituar në sistemit unik arsimor kombëtar. dhjetor 2006 ishte i kobshëm për kolegë nxënësit që t’ia thonë lamtumirën, në kohën për të cilën pati ëndërruar tërë jetën për ta gëzuar të lirë. Kolegët e shkollës fillore “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë e në paralelen e ndarë në Myqybabë e kanë shumë më të vështirë ta mbajnë një takim arsimatrëve apo të pinë një kafe, pa e përmendur buzëqeshjen, alegorinë, fisnikërinë, çiltërsinë, dëlirësinë që nxirrte dritë diturie mësuesi Shaban.Ai veçse ishte mesues, ishte edhe një xhaxha i mrekullushëm, për të cilin është shumë veshtirë të flasësh apo të shkruajsh.