Shaban Cakolli

(Përcjellë nga Shaban cakolli)
This is the stable version, checked on 20 tetor 2016. 2 pending changes await review.


Shaban Cakolli, lindur më 1958 në fshatin Krilevë të komunës Kamenicë. Nga fëmijëria është aktivizuar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën e mesme kimiko-teknologjike e kreu në Dardanë, kurse studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.

Shkrimet

Redakto

Ka shkruar publicistikë duke bashkëpunuar në revistat dhe gazetat shqiptare, si dhe ka botuar këto përmbledhje poetike:

"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" "Krisma e Fjalës"

Shabani ka në pregatitje e sipër edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "ZËRI", "REPUBLIKA", "FJALA", "RRUGA E JONË", "DORUNTINA", etj.

Shaban Cakolli u lind në KrilevëKamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Botime

Redakto

Ka botuar vëllimet poetike: "TOKË DARDANE", "LOTI I ATDHEUT", "DETI I QIELLIT" dhe "KRISMA E FJALËS", kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).