Shalqini

lloj i bimëve
This is the stable version, checked on 24 gusht 2021. 5 pending changes await review.


Shalqini është një frut që lulëzon dhe ka origjinë nga Afrika Jugore.Ështe bimë vjetore që peshon jo pak dhe ka zakonisht lëkure me ngjyrë të gjelbër kurse në brendi është e kuqe. Shalqini është i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët. Kultivimi i tij daton që nga mileniumi i II-të në Egjipt dhe që nga shekulli i X-të në Indi dhe Kinë.Më vonë u kultivua edhe në Europen Jugore ku edhe sot e kësaj dite është një nga frutat më të pëlqyer në këto vende.Shalqiri është i pasur me vitamin A dhe C.Është gjithashtu i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.Të pish lëngun e tij apo të konsumosh atë, mund të ketë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë presionin e ulët të gjakut,përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe redukton dhimbjet e muskujve.

Shalqini
noform
noform
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Rendi Cucurbitales
Familja Cucurbitaceae
Gjinia Citrullus
Lloji Citrullus lanatus L.


Historia

Redakto

Mendohet se origjina e shalqirit është në Afriken Jugore.Në shekullin e XIX-të ,Alphonse de Candolle konstatoi se shalqiri i ka rrënjët në pjesën tropikale të Afrikës. Citrullus colocynthis shpesh konsiderohet të jetë paraardhës i këtij fruti.Mirëpo duke u bazuar në hulumtimet shkencore dhe në DNA e kloroplastit , mendohet se këto dy bimë divergjojnë ndaras nga një paraardhës i përbashkët që njihet si C.ecirrhosus nga Nambia.Ne shekullin e VII-të ka fillu mu kultivu në Indi kurse në shekullin e X-të në Kinë ,që sot njihet si vendi i cili kultivon më së shumti shalqin në tër boten. Mendohet se në Europë ka fillu të kultivohet në shekullin e XVII-të.

Përshkrimi

Redakto

Fryti i shalqirit është në formë sferike deri në elipsoide që mund të peshojë nga 5 deri 20 kg ,i mbështjellur nga një lëvozhgë të gjelbër të çelur me shirita të gjelbërt të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqe të ndezur, por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat ka shije të ëmbël. Në Europë kulticohet më së shumti në vendet si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.

 
Lulet e sharqinit

Vitaminat dhe Mineralet

Redakto

Shalqiri përbëhet kryesisht nga uji (91%) dhe karbohidrate (7.5%). Nuk përmban asnjë proteinë ose yndyrë dhe është shumë i varfër në kalori. Karbohidratet janë kryesisht sheqerna të thjeshta, të tilla si glukozë, fruktoza dhe saharozë. Shalqiri është një burim i dobët i fibrave(0,4 gram për 100 gram). Ky frut është një burim i mirë i mineraleve ,vitaminës C e shumë vitaminave të tjera dhe përmban : 1.Kalium: Mineral që është i rëndësishëm për kontrollin e presionit të gjakut dhe të shëndetit të zemrës. 2.Bakër: Një mineral që është më i bollshem në ushqimet bimore, dhe shpesh mungon në dietën perëndimore. 3.Vitaminë B5: Gjithashtu i njohur si acid Pantothenic. Kjo vitaminë është gjetur në pothuajse të gjitha ushqimet në një farë mase. 4.Vitaminë A: Shalqini përmban beta-carotene, e cila është transformuar në vitaminë A në trup. 5.Vitaminë C : Antioxidant thelbësor për shëndetin e lëkurës dhe funksionin imunitar. Aminoacidet në shalqi ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik i cili është një molekulë e gazit e cila mundëson që muskujt e vegjël rreth enëve të gjakut te çlodhen dhe të zgjerohen.Kjo çon në reduktim të tensionit të gjakut.Gjithashtu ndihmon për të reduktuar në masë yndyrën dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës në individët me diabet tip 2.

Efekti Negativ

Redakto

Shalqini mund të shkaktojë reaksione alergjike apo probleme të tretjes te disa individë.Alergjia nga shalqini është e rrallë, por ajo mund të shkaktojë sindromën gojë-alergji në individë të cilët janë të ndjeshëm ndaj polenit.Simptomet përfshijnë irritim ne buzë dhe fyt, ënjtje e buzëve, gjuhë, fyt, dhe nganjëherë veshët. Shalqini përmban FODMAPs, karbohidratet afat-zinxhir që disa njerëz nuk mund t'i tretin. FODMAPs mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme pasi pengon tretjen e ushqimit dhe mund te shkaktoje gazra, dhimbje stomaku, diarre ose kapsllëk.