Shihara

Kulle e vendosur mbi tempujt hindu

Shikhara është një fjalë sanskrite që fjalë për fjalë do të thotë "majë mali", duke iu referuar kullës së lartë në Arkitekturën e tempujve hindu të Indisë Veriore.[1] Shikhara mbi Garbhagriha kur qëndron hyjnia kryesore është më e rëndësishmja dhe e dukshmja e Tempujve Hindu të Indisë Veriore.[2][3] Në Indinë Jugore e barasvlefshmja e termit "shikhara" është "Vimana". Këto nuk duhen ngatërruar me kullat e stërholluara të portikëve të tempujve të Indisë Jugore, të quajtura "gopuramë", që ndoshta janë veçoria më e shquar e atyre tempujve.

Shikhara e Tempullit Xhainist të Adinathit, Khajuraho, Indi

Stilet kryesore Redakto

 
Shikhara heterogjene e Tempullit Kandariya Mahadeva në Khajuraho

Midis mjaft stileve të shikharave që mund të shihen në arkitekturën e tempujve hindu, tre më të zakonshmit janë:[2]

  • Stili Dravidian mbizotërues në Indinë Jugore: shikhara konsiston në kate në mënyrë progresive më të vegjël pavjonesh.[4] Stili Dravidian është i zbukuruar në mënyrë të pasur.
  • Stili Nagara mbizotërues pothuajse kudo tjetër: shikhara është në formë zgjoi bletësh në vija lakore.
  • Stili Vesara, një sintezë e dy të tjerëve, shihet kryesisht në Karnataka dhe në mënyrë më të zakonshme në Arkitekturën Hoysala dhe Arkitekturën Kalyani Chalukya.

Në çdo stil shikhara/vimana, struktura përfundon me një "Kalasha", ose ena e shenjtë prej tunxhi, në majën e saj. Në stilin vesara, kubeja priret të jetë e dekoruar në mënyrë më të pasur dhe shfaqet nga Sukanasa ose muret e jashte të skalitur në mënyrë të pasur, trajtuar horizontalisht të tempullit.

 
Shikhara Homogjene e Tempullit Lingaraja në Bhubaneswar

Urushringat Redakto

Fillimisht, shikharat ishin homogjene, por me kalimin e kohës, u vendosën shikhara dytësore (ndonjëherë të quajtura urushringa), më të vogla dhe më të ngushta në faqet e shikharas kryesore: ato janë shikhara heterogjene.[5] Ndonjëherë ekzistojnë edhe disa shikhara tretësore pranë fundit të faqeve ose këndeve. Një nga shembujt më të shquar të shikharave heterogjene mund të shihen në Tempullin Kandariya MahadevaKhajuraho.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 12 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 12 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Shikhara". Encyclopædia Britannica. Marrë më 4 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ http://webcache.googleusercontent.com/scholar?q=cache:U7OOSQCdIWsJ:scholar.google.com/&hl=en&as_sdt=0,5[lidhje e vdekur]
  5. ^ Volwahsen, Andreas (1968). Inde bouddhique, hindoue, jaïn (bot. Architecture universelle). Fribourg (Zvicër): Office du Livre. fq. 143–147. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • Volwahsen, Andreas (1968). Inde bouddhique, hindoue, jaïn (bot. Architecture universelle). Fribourg (Zvicër): Office du Livre. fq. 143–147. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto