Shiret Elezi

politikane shqiptare nga Maqedonia

Shiret Elezi (lindur më 20 mars 1981, në Frankfurt, Gjermani) është një politikane shqiptare, dhe ish Ministre e Vetëqeverisjes Lokale nga Gostivari, Maqedonia e Veriut. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Gostivar, është diplomuar në degën e ekonomisë në Universitetin e Tetovës, ndërsa magjistraturë dhe doktoraturën e ka kryer në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, në Shkencat Ekonomike.[1] Ka punuar si udhëheqëse e sektorit të financave në Komunën e Gostivarit (2005-2016), gjithashtu si profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Gostivar.

Referime

Redakto
  1. ^ "Shiret Elezi". Government of Republic of Macedonia. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2017. Marrë më 5 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)