Shkelqim Demhasaj (lindi më 19 prill 1996) është futbollistë kosovar i cili luan si sulmues për klubin zviceran FC Luzern dhe për kombëtaren kosovare.

Shkelqim Demhasaj
Të dhënat vetjake
Datëlindja19 prill 1996
VendlindjaSchaffhausen, Zvicër
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Luzern
Numri20
Karriera me të rinjtë
2007–2013FC Schaffhausen
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2017FC Schaffhausen58(21)
2017–FC Luzern59(8)
Karriera ndërkombëtare
2016Zvicra U202(0)
2017Zvicra U212(0)
2018–Kosova1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Jeta e hershme

Redakto

Demhasaj lindi në Schaffhausen, Zvicër. Prindërit e tij janë nga Carrabregu i Poshtëm, një fshat në Deçan. Ai mban pasaportë kosovare dhe zvicrane.

Karriera

Redakto

Më 22 qershor 2017, Demhasaj iu bashkua skuadrës zvicerane [FC Luzern|Luzern]], me një kontratë tre vjeçare.[1][2] Më 20 korrik 2017, ai bëri debutimin e tij me Luzern në raundin e dytë kualifikues të UEFA Liga e Evropës 2017–18 kundër skuadrës kroate NK Osijek pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 77 në vend të Cedric Itten.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Më 12 nëntor 2018, Demhasaj mori një thirrje urgjente nga Kosova për ndeshjet e UEFA Liga e Kombeve 2018–19 kundër Maltës dhe Azerbajxhanit për të zëvendësuar Bersant Celinën pasi që ishte i lënduar.[3] Më 17 nëntor 2018, ai bëri debutimin e tij për Kosovën në një ndeshje UEFA Liga e Kombeve 2018-19 kundër Maltës pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 84-të në vend të Vedat Muriqi.

Referime

Redakto
  1. ^ "Shkelqim Demhasaj wechselt zum FC Luzern" [Shkelqim Demhasaj joins FC Luzern] (në gjermanisht). FC Luzern. 22 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2018. Marrë më 2 tetor 2019.
  2. ^ "Zyrtare: Demhasaj e bën hapin e madh, i bashkohet gjigantit zviceran". Telegrafi. 22 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Challandes e fton Shkelqim Demhasajn". Federata e Futbollit të Kosovës. 12 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2019. Marrë më 2 tetor 2019. Pas lëndimit të Bersant Celinës në ndeshjen e së shtunës në skuadrën e tij, përzgjedhësi Bernard Challandes e ka ftuar në grumbullim Shkëlqim Demhasajn për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Azerbajxhanit {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)