Shkenca Mjekoligjore, Forenzika apo Kriminalistika, është aplikimi i shkencës në ligjet penale dhe civile, kryesisht - në anën penale - gjatë hetimit penal, siç rregullohet nga standardet ligjore të provave të pranueshme dhe procedurës penale. Shkenca ligjore është një fushë e gjerë që përfshin; Analiza e ADN-së, analiza e gjurmëve të gishtërinjve, analiza e modelit të njollave të gjakut, ekzaminimi dhe balistika e armëve të zjarrit, analiza e shenjave të mjeteve, serologjia, toksikologjia, analiza e flokëve dhe fibrave, entomologjia, dokumentet e diskutuara, antropologjia, odontologjia, patologjia, epidemiologjia, analiza e këpucëve dhe e gomave, kimia e barnave , analiza e bojës dhe xhamit, analiza dixhitale audio video dhe foto.

Shkencëtarët mjeko-ligjorë mbledhin, ruajnë dhe analizojnë provat shkencore gjatë rrjedhës së një hetimi. Ndërsa disa shkencëtarë të mjekësisë ligjore udhëtojnë në vendin e krimit për të mbledhur vetë provat, të tjerë zënë një rol laboratori, duke kryer analiza mbi objektet që u sjellin individë të tjerë. Akoma të tjerë janë të përfshirë në analizën e të dhënave financiare, bankare ose të dhëna të tjera numerike për t'u përdorur në hetimin e krimit financiar dhe mund të punësohen si konsulentë nga firmat private, akademia ose si punonjës të qeverisë.

Përveç rolit të tyre laboratorik, mjekët ligjorë dëshmojnë si dëshmitarë ekspertë si në çështjet penale ashtu edhe në ato civile dhe mund të punojnë si për prokurorinë ashtu edhe për mbrojtjen. Ndërsa çdo fushë teknikisht mund të jetë mjeko-ligjore, disa seksione janë zhvilluar me kalimin e kohës për të përfshirë shumicën e rasteve të lidhura me forenzikën.[1]

Kriminalistika Redakto

Kriminalistika, rrjedh nga fjala "krim". Në sanskritishten e vjetër "krama" do të thotë rregull shoqëror, më pas, në greqishte "krimos" dhe në latinisht "crimen" - viti 1160 sipas fjalorëve gjuhësore - kjo fjalë përdoret në kuptimin e shkeljes së rregullit dhe të ligjit. Ndërsa Kriminalistika përfaqëson shkencën që studion gjurmët dhe provat fizike të krimit me qëllim zbulimin e krimeve dhe identifikimin e autorëve të tyre.

Konceptimi i kriminalistikës si shkencë Redakto

Fillimisht ishte e kuptueshme që të gjitha dijet në fushën e studimit të kriminalitetit si fenomen shoqëror, të aspektëve të tij sociale, ekonomike, politike, psikike, psikologjike, si dhe; të atyre juridike e teknike për identifikimin e autorit, të emërtoheshin thjesht, Kriminalistikë - shkencë e luftës kundër krimit, ndërsa, specialistët që i zotëronin e përdornin këto dije e mjete në punën e tyre të emërtohen Kriminalistë.

Këto emërtime, mbartur nga kuptimi i hershëm i nocionit te zgjeruar te kriminalistikes, edhe aktualisht krijojnë një lloje konfuzioni për konceptimin e saj në jetën e përditshme, edhe në media. Prandaj shumica e kriminalistëve gradualisht po arrijnë në te njëjtin përfundim lidhur me përkufizimin :

Kriminalistika është shkenca e studimit te gjurmëve te krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit te tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve te tyre”.(1)

Sipas këtij përkufizimi, kriminalistika ka dy drejtime themelore :

== Këqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve, dhe ;

Grup ekspertesh në vendngjarje

== Ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte te specializuar te profileve te ndryshme (kimiste, fizikante, biologë, elektroniste, etj) në institutet kriminalistike, te cilat në disa vende quhen Institute te Policisë shkencore, e në vende te tjera institute te shkencave ligjore (forense).

Eksperte në laborator

Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikes në Shqipëri Redakto

Kriminalistika në vitet 1950-1974 Redakto

Grupi i pare i eksperteve te kriminalistikes u përgatit në vitin 1949. Kandidatet u përzgjodhën nga oficeret e rinj te policisë që plotësonin kriteret e përcaktuar për moshën dhe arsimin. Nga kontingjenti i pare i eksperteve, pese u emëruan në Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore – siç u emërtua zyrtarisht), ndërsa 7 ekspertet e tjerë, u caktuan në rrethet kryesore te vendit : Berat, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Shkodër e Vlore.

Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK), si organizmi drejtues i Shërbimit Kriminalistik, iu ngarkuan detyra te rëndësishme : kryerja e ekspertizave kriminalistike për gjithë [[Republikën e Shqipërise; përgatitja e kuadrove eksperte kriminalistë, dhe; organizimi i punës përgjithesuse-shkencore në fushe te kriminalistikes.

Në grupin e eksperteve te pare kriminalist spikati Shefki Haxhiu]], që drejtoi LQK, dhe punoi deri në ngritjen e konsolidimin e Shërbimit Kombëtar Kriminalistik.

Për përgatitjen e kuadrove te rinj eksperte kriminalist, LQK aplikoi praktiken e njohur botërore : trajnimin çdo vit te stazhierëve, përgjithësisht kuadro që zgjidheshin nga Akademia e Policisë, ku Kriminalistika jepej si lende nga pedagoget, Ajet Haxhiu e me pas Neki Ahmeti, eksperte te njohur te kriminalistikes shqiptare.

Në ketë rrugë, gradualisht, shërbimi kriminalistik u shtri thuajse në gjithë vendin sipas ndarjes administrative te kohës, nderkoe, LQK po kompletohej me departamente te reja. Krahas atyre fillestare te fotografisë, daktiloskopisë, balistike-traseologjisë, dhe ekzaminimit te dokumenteve, u ngritën ai i kimisë ligjore (drejtuar nga kimisti i talentuar Raqi Qirici) dhe ai i provev biologjike (drejtuar me kompetence nga Dr. Spiro Cipi).

Në vitin 1957 në Fakultetin Juridik te Universitetit Shteteror Tirane, filloi te jepej lënda e Kriminalistikes e drejtuar nga Prof. Dr. Skender Begeja, që i dha impulse te reja, aspekteve teorike te kriminalistikes në Shqipëri.

Në ketë periudhe u hartuan metodikat baze te ekspertimeve kriminalistike : nga Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia” dhe, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Këqyrja e vendit te ngjarjes” dhe, “Ekspertimi grafik i dorëshkrimeve” ; nga Raqi Qirici, “Këqyrja e vendit te ngjarjes në zjarret”, dhe ; “Mikrogjurmët” ; nga Faredin Pocari, “Ekzaminimi i teksteve te daktilografuara” ; nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nënshkrimeve” nga ;Estref Myftari "Ekzaminimi teknik i dokumenteve” dhe, “Armët e ftohta”.

Gjate këtyre viteve, nga ekspertet e LQK u organizuan dy Konferenca Kombëtare Kriminalistike : e para me 1965, dhe ; e dyta me 1972.

Shërbimi Kriminalistik në ketë periudhe mori fizionominë e një strukture bashkëkohore.

Kriminalistika në vitet 1975-1990 Redakto

Mund te quhet periudha e një stanjacion te vërtete për kriminalistiken në Shqipëri. Me moton për ti dhëne kompetencat bazës, LQK u reduktua në një organizëm drejtuese me personel 5 eksperte që kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmës për ekspertet e rretheve, te cilët tashme e tutje do te kishin kompetenca te gjera për te kryer (me ato laboratorë te varfër që dispononin) te gjitha llojet e ekspertimeve.

Në vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranë Hetuesisë se Përgjithshme, organ i krijuar sipas modelit amerikan te FBI, që funksionoi deri në vitin 1992. Nga ekspertet Estref Myftari dhe Sokrat Meksi, u hodh ideja e bashkimit te këtij laboratori me atë te mjekësisë ligjore për te krijuar një Instituti te Shkencave Ligjore (forensic). Kjo ide, megjithëse u mirëprit nga drejtuesit, nuk u realizua, kryesisht për mungesë te fondeve, por edhe te mentaliteteve te kohës. Megjithatë ky laborator solli një risi në kriminalistiken shqiptare : për konceptimin e kriminalistikes si një strukture e shkencave ligjore ; për organizimin e saj me detyra te ndara për këqyrjen e vendit te ngjarjes nga ajo e ekspertizës ligjore, dhe ; për emancipimin e mendimit shkencor - për here te pare u bene publike probleme te kriminalistikes. U botuan monografitë «Këqyrja e vendit te ngjarjes », me 1984 ; Zbulimi i falsifikimeve në dokumente », me 1987, dhe ; artikulli "Kriminalistika shkence e zbulimit te krimeve dhe e identifikimit te autoreve te tyre" në revistën prestigjioze te kohes Shkenca dhe Jeta, po me 1987.

Kriminalistika pas viteve ‘90 Redakto

Me ndryshimet politike në vend, në vitin 1992, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisë se Përgjithshme, kësaj radhe nen emërtimin [[Policia Shkencore».

Laboratori i Policise Shkencore u kompletua me kuadro (nga 10 vete që nisi startin, arriti në 25 eksperte në vitin 2000) dhe, në qendër, u organizua me 5 departamente.

Në ketë periudhe, u intensifikua shkëmbimi i eksperiencës me institucione e kolege eksperte nga vende te ndryshme : eksperte te veçante por edhe me grupe u dërguan për specializime afat shkurtra e aftmesme në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, SHBA, Gjermani, Angli, etj. Ndërkohe, erdhën në Shqipëri mjaft eksperte kriminalistë te këtyre vendeve, sidomos nga [[Anglia, prej te cilëve ekspertet :Tom Harper dhe Haydn Oakey, dhanë një kontribut te shquar për trajnimin e eksperteve shqiptare dhe, për realizimin e programit bilateral me vlere 2 mn $, që përfitoj Policia Shkencore në ketë kohe.

Ky grant ndikoi ndjeshëm në modernizimin e Policisë Shkencore: në qendër (LQK), departamentet te akomoduara tashme në një ndërtese tre kate me mjedise te modeluara sipas standardeve te kohës, u paisen me aparature bashkëkohore ; ndërsa laboratorët e rretheve u paisen me mjete dhe automjete për këqyrjen e vendit te ngjarjes.

Ne vazhdim te programit "Per modernizimin e Policise Shkencore shqiptare", ne nentor 2009 perfundoi instalimi i linjes se ekzaminimit me ane te ADn-se si dhe perfundoi trainimi e certifikimi i stafit perkates. Ne vitin 2010 filloi me sukses ky lloj ekzaminimi i cili i parapriu zgjidhjes se shume ngjarjeve kriminale ne baze te provave biologjike te fiksuara ne to.

Ne te njejten periudhem me iniciative te policise britanike e me pas te mebeshtetur e financuar nga programi ICITAP (SH.B.A) u ngrit Sektori i Ekzaminimeve Kompiuterike i cili do te ekzaminonte provat kompiuterike (prova digitale) te gjetura e fiksuara ne suporte elektronike (PC, kamera digitale, videoregistrator, etj). Edhe ky sektor, ne pergjigje te kerkesave te kohes, i integruar dhe ne fushen e hetimit te krimeve kompiuterike, ofron nje ndihmese teknike e ligjore mjaft te cmuar ne provueshmerine e fajesise.

Nder vite, ngarkesa e policise shkencore ne shkalle vendi ka ardhur duke u rritur me ritme te shpejta, kjo e perballuar pothuaj nga i njejti personel. Procedimet ne vendngjarje dhe numuri i ekspertimeve te kryera ne vitin 2005 ishin perkatesisht 6700 dhe 6850, ndersa ne vitin 2013 kapin shifrat perkatesisht 15200 dhe 21000.

Si një pike kulmore për kriminalistiken shqiptare në ketë kohe, duhet vlerësuar organizimi i Konferenca IV Kombëtare e Shkencave Ligjore, në vitin 1999, e titulluar sipas konceptit bashkëkohor te kriminalistikes si pjesë e korpusit shkencat ligjore. Finalizim i gjithë përpjekjeve te bëra gjate viteve duhet konsideruar ngritja e [[Institutit te Policisë Shkencore në vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai dixhitale kriminalistike.

Në drejtimin shkencor : u zhvilluan simpoziumet shkencore “Kriminalistika në shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Këqyrjea e vendit te ngjarjes”, qershor 2005 ; janë botuar monografitë “Fotografia kriminalistike” me 2001 ; “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri » me, 2002 ; Daktiloskopia me 2004, ISBN 99943-617-3-2 ; Ekzaminimi shkencor i dokumenteve, me 2005, “Metoda moderne në eksperimentimin kriminalistik” me 2006, dhe ; Kriminalistika, me 2008.

Gjurmët dhe provat e krimit Redakto

Ngjarjet kriminale janë veprime te dhunshme që lene gjurme te shumta, te cilat është detyre e kriminalistikes ti mbledhë e studioje, me qëllim te përcaktoje mekanizmin si ka ndodhur krimi dhe te identifikoje autorin ose mjetet e përdorura prej tij.

Gjurmët në vendngjarje paraqiten në madhësi, forma e gjendje fizike nga me te ndryshmet. Pavarësisht mënyrës se shfaqjes : në përmasat e formën klasike (gjurme) ; me përmasa mikroskopike (mikrogjurmë), ose ; me përmasa te mëdha (prova materiale), ato, jo vetëm në gjuhen e përditshme popullore ose mediatike, por edhe në pamje shkencore kriminalistike, pranohet që te gjitha te quhen me një emër “gjurme te krimit”.

Në vartësi te natyrës se formimit e paraqitjes te gjurmëve te krimit dhe te metodave specifike për ekzaminimin e tyre, janë elaboruar disiplinat shkencore baze te kriminalistikes.

Nëndegët e kriminalistikes Redakto

1 - Traseologjia, ka objekt te vet studimin e gjurmëve te këmbeve, te mjeteve te transportit, te veglave thyerjes dhe ato me pak te ndeshura në praktike si gjurmët e veshëve, te dhembeve, te buzëve, te thonjve e te çdo objekti tjetër, pamjen e jashtme te te cilit ato pasqyrojnë.

2 - Daktiloskopia, është disiplina shkencore specifike e kriminalistikes. Ajo studion gjurmët e gishtave, te cilat pavarësisht mekanizmit traseologjik te formimit te tyre, janë ngritur në nivelin e një disipline te veçante shkencore, për vet rëndësinë e tyre. Gjurmët e gishtit janë etalon i individualitetit te personit.

3 - Balistika kriminalistike, gjurmët e armeve te zjarrit (në predha e gëzhoja), te municioneve te tyre dhe te mjeteve që përdorën për ndezjen e lendeve eksplozive, në vendin e ngjarjes dhe në laborator, studiohen sipas kërkesave metodike te shkencës se balistikes. Sipas metodikes balistike zgjidhen e një sere probleme në vendin e ngjarjes si : koha e qitjes, largësia e drejtimi i qitjes etj.

4 - Kimia kriminalistike (mikrogjurmët), studion mbetjet e imëta materiale me prejardhje organike ose inorganike, te cilat transferohen reciprokisht nga autori i krimit tek viktima, te tilla si : copa xhami; fibra natyrale ose industriale ; bojëra makine, pikture, etj ; mbetje dheu e mineralogjike ; mbetje druri e bime, dhe ; mbetje te tjera, pafundësisht te klasifikuara.

5 - Biologjia Ligjore, studion mbetjet biologjike si : njolla gjaku, pështyme, sperme e lëngje vagjinale ; flokë e qime, dhe ; mbetje te tjera nga indet kockore te njeriut, me qëllim identifikimi te autorit te krimit ose te viktimës, kur ajo është e panjohur.

6 - Ekzaminimi Shkencor i Dokumenteve, është një nëndege e kriminalistikes që merret me studimin e dokumenteve te falsifikuara, te përdorura si mjet për kryerjen e krimeve ose për te mbuluar ato : letra anonime e kërcënuese ; dokumente te, te dëmtura, te djegura ose te grisura etj, që janë sekuestruar e bllokuara në laboratorët klandestine ose në objekte e tek persona te ndryshëm, për te zbuluar falsifikimet ose identifikuar autorin dorëshkrues te tyre.

7- Fotografia Ligjore, studion fotografi te administruara si prova në vendin e ngjarjes, te bllokuara e sekuestruara në objekte e nga persona te ndryshëm me qëllim përcaktimin e origjinalitetit te tyre. Por ajo, si një dege e shkencës se kriminalistikes, studion edhe teknika ekzaminimi te pavarura për identifikimin e personit në baze te fotografisë, te kufomës në baze te kafkës, etj.

8 - Dixhitale ligjore (kriminalistike), studion te dhëna nga mediat elektronike, aparatet foto e video, ose te gjetura në telefonat mobil, që lidhen me çështje kriminale e përbejnë prova për çështjet penale, Kjo dege e re e shkencave ligjore, që në shume vende është inkuadruar në institutet e kriminalistikes, ka gjithashtu për detyre zhvillimin e algoritmeve e softuerëve për te ndihmuar ekzaminimin ligjor.

Përgjithesisht mbi bazën e këtyre tete kategorive te “gjurmëve e provave”, me tipiket, që kane kushtëzuar zhvillimin e tete disiplinave shkencore kriminalistike, janë ndërtuar edhe strukturat m tete departamente te instituteve kriminalistike.

Shërbime fakultative, në një institut kriminalistik te kompletuar Redakto

Krahas departamenteve baze, në disa institute te kompletuara kriminalistike, funksionojnë edhe :

- Departamenti i ekzaminimeve toksikologjike, që ngarkohet kryesisht me analiza te lendeve narkotike, te atyre eksplozive si dhe te mbetjeve te faktorëve plotësues te qitjeve me arme zjarri.

- Departamenti i ekspertimit te zërit, funksionon pranë një instituti kriminalistik për ekzaminimin zërit te regjistruar në telefonatat anonime e kërcënuese, ose te regjistrimeve te tjera zanore te kontestuara.

- Departamenti i zbulimit te gënjeshtrave, i konsideruar si një mjet ndihmës për hetimin e krimeve se sa për ekspertet ligjore.

Megjithatë, shume njësi, agjenci e struktura policore (kryesisht në SHBA), e kane atashuar administrativisht atë pranë shërbimeve kriminalistike ku ato kane instaluar teknologjinë e detektorëve te gënjeshtrave. Në te gjitha rastet, këto funksione mbulohen nga persona te specializuar në tekniken e hetimit te krimeve dhe te pyetjes se personit (i pandehuri ose dëshmitari).

Departamente që plotësojnë kuadrin e një Instituti te kriminalistikes janë edhe ai i trajnimit e përgatitjes se eksperteve kriminalistë, i studimeve e analizave, si dhe departamentet e “modus operandit – M.O.”- mënyrës se kryerjes se krimit.

Referime Redakto

Estref Myftari : Kriminalisika botim i “UFO Press, ISBN 978-99956-19-18-3, f 424 – Tirane 2008

Revista Redakto

  • East Europe Report: No.2015 JRPS,page 1, maj 1982 - Estref Myftari "About Some Matters of the Struggle Against the. Falsifications";
  • Shkenca dhe Jeta : Nr. 2/1988, f. 44 dhe, Nr. 3/1988, f. 60 E. Myftari “Kriminalistika - shkenca e zbulimit te krimeve dhe identifikimit te autoreve te tyre”
  • Drejtësia : Nr.2/1990, f. 89 E. Myftari “Për një konceptim bashkëkohor te teknikes Kriminalistike” ; Nr. 3/1995, f. 71
  • E. Myftari “Metodat dhe teknikat për kryerjen e ekspertimit kriminalistik” ; Nr. 3, 1995, f.85-88 I. Mandro “Falsifikimi i dokumentave bankare”
  • Policia Sot : E. Myftari- Nr. 4/91 f. 12 "Kriminalistika dhe Policia Shkencore" ; Nr. 7/91 f. 16 “Kërkimi i fëmijëve te zhdukur (një metode e re për aktualizimin e portretit) ; Nr. 5/92 f. 14 "E sotmja dhe e nesërmja e Policisë Shkencore" ; Nr. 2/97 f. 3 "Kriminalistika" (nr. special, kushtuar kriminalistikes) ; Nr. 9/98 f. 7 "Program ambicioz për ristrukturimin e policisë shkencore" ; I. Mandro- Nr. 4/1995, f.14-15 “Katastrofat ajrore” ; Nr. 1/ 2000, f. 24 – 25 “Për balistikën kriminalistike”
  • Tribuna Juridike: Nr. 52(1)2005, f.36 E. Myftari "Identifikimi i personit nëpërmjet zërit” ; Nr. 53(2)/2005, f.39 E. Myftari “Aspekte kriminalistike te figurës se veprave penale te falsifikimit në dokumente” ; Nr. 57 (3) 2006, f. 17 E. Myftari “Kriminalistika dhe Interneti” ; Nr. 57 (3) 2006, f. 17 E. Myftari “Progresi teknologjik i fotografisë në shkencat ligjore (nga fotografia tradicionale tek ajo digjitale)” ; Nr. 32/2001, f. 28 – 37 I. Mandro “Identifikimi i armëve me anë të shenjave karakteristike në gëzhojë” vijon...
  1. ^ "Forensic science", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-10, marrë më 2022-12-21