Shkenca qytetare
"Shkenca qytetare" e njohur gjithashtu si shkenca e komunitetit, shkenca e turmës, shkenca me burim nga turma, monitorimi vullnetar, ose shkenca qytetare në internet është kërkim shkencor i kryer, tërësisht ose pjesërisht, nga shkencëtarë amatorë (ose joprofesionistë). [1] "Shkenca qytetare" është përshkruar nganjëherë si "pjesëmarrje e publikut në kërkimin shkencor", monitorim pjesëmarrës dhe hulumtim veprues pjesëmarrës, rezultatet e të cilave shpesh janë përparime në kërkimin shkencor, si dhe një rritje e të kuptuarit të publikut për shkencën. [2] [3] Përkufizimi i parë i "shkencës qytetare" daton nga vitet 1990, kur termi u përcaktua nga Alan Irvin nga Mbretëria e Bashkuar dhe Rick Bonnie i Shteteve të Bashkuara. Alan Irvin, një sociolog britanik, e përkufizoi "shkencën qytetare" si zhvillimin e konceptit të qytetarisë shkencore, i cili shtron nevojën për afrimin e shkencës dhe proceseve shkencore më pranë publikut. Irvin identifikoi dy dimensione të lidhjes midis shkencës dhe qytetarisë (qytetarëve):1. shkenca duhet t'u përgjigjet nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve 2. qytetarët vetë mund të krijojnë një bazë të besueshme të njohurive shkencore. Ornitologu amerikan, Rick Bonnie, në mënyrë të pavarur nga puna e Alan Irwin, e përcaktoi "shkencën qytetare" si projekte në të cilat individë joshkencorë, siç janë vëzhguesit e paditur të zogjve, krijojnë vullnetarisht një bazë të dhënash shkencore. Ky përkufizim paraqet rolin e zvogëluar të qytetarëve në kërkimin shkencor në lidhje me përkufizimin e Irvin. Shprehjet "shkenca qytetare" dhe "qytetari vullnetar i shkencës" u bënë pjesë e Fjalorit Anglez të Oksfordit në qershor të vitit 2014. "Shkenca qytetare" përcaktohet si "punë shkencore e kryer nga anëtarët e publikut, shpesh në bashkëpunim me, ose nën mbikëqyrjen e shkencëtarëve profesionistë ose institucioneve shkencore. Një vullnetar i shkencës qytetare përcaktohet si: a) Një shkencëtar, puna e të cilit karakterizohet nga ndjenja e përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj interesave më të mira të komunitetit b) një anëtar i publikut që angazhohet në punë shkencore, shpesh në bashkëpunim, ose nën mbikëqyrjen e shkencëtarëve profesionistë ose institucioneve shkencore. Individët, ekipet ose një rrjet i vullnetarëve mund të përfshihen në "shkencë qytetare". Vullnetarët e shkencave qytetare shpesh bashkohen me shkencëtarë profesionistë për të arritur qëllime të përbashkëta. [4] [5] [6] [7]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ Gura, Trisha (2013). "Citizen science: amateur experts". Nature. 496 (7444): 259–261. doi:10.1038/nj7444-259a. PMID 23586092.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hand, E. (2010). "Citizen science: People power". Nature. 466 (7307): 685–687. doi:10.1038/466685a. PMID 20686547.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ C. Doyle; R. David; Y.Li; M. Luczak-Roesch (30 qershor 2019). Using the Web for Science in the Classroom: Online Citizen Science Participation in Teaching and Learning. doi:10.1145/3292522.3326022. ISBN 978-1-4503-6202-3. Marrë më 30 korrik 2019.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ H. Riesch; C. Potter (2014). "Citizen science as seen by scientists: Methodological, epistemological and ethical dimensions". Public Understanding of Science. 23 (1): 107–120. doi:10.1177/0963662513497324. PMID 23982281.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alan Irwin (1995). Citizen Science: A Study of People, Expertise and Sustainable Development. Routledge.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ R. Bonney; H. Ballard; R. Jordan; E. McCallie; T. Phillips; J. Shirk; C. C. Wilderman (2009). "Bonney et al. 2009 CAISE Report on Public Participation in Scientific Research. A CAISE Inquiry Group Report". Washington, D.C.: Center for Advancement of Informal Science Education (CAISE).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cavalier, Darlene; Kennedy, Eric (2016). The Rightful Place of Science: Citizen Science. Tempe, AZ: Consortium for Science, Policy & Outcomes. fq. 54. ISBN 9780692694831.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Franzoni, Chiara; and Henry Sauermann. (2012, November 14). "Crowd Science: The Organization of Scientific Research in Open Collaborative Projects", Research Policy
- Dick Kasperowsik (interviewed by Ulrich Herb): Citizen Science as democratization of science? In: telepolis, 2016, August 27
- Ridley, Matt. (2012, February 8). "Following the Crowd to Citizen Science", The Wall Street Journal
- Young, Jeffrey R. (2010, May 28). "Crowd Science Reaches New Heights", The Chronicle of Higher Education
- Sauermann, Henry; and Chiara Franzoni (2015, January 20). "Crowd Science User Contribution Patterns and Their Implications", Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America
- Bourjon, Philippe; Ducarme, Frédéric; Quod, Jean-Pascal; Sweet, Michael (2018). "Involving recreational snorkelers in inventory improvement or creation: a case study in the Indian Ocean". Cahiers de Biologie Marine. 59: 451–460. doi:10.21411/CBM.A.B05FC714.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Linqe te jashtme
Redakto- Stanford Our Voice Initiative: Citizen Science for Health Equity
- NASA Solve: Citizen Science, Challenges and Prizes at NASA.
- Citizen Science Center
- GeoTag-X run by UNITAR-UNOSAT
- Ibercivis Foundation
- Search and Rescue Citizen Science Experiment by National Research Council Canada
- Atlas Arkivuar 25 mars 2016 tek Wayback Machine. Australia's voice for birds since 1901.
- Indigo V Expeditions Arkivuar 18 mars 2018 tek Wayback Machine. Dedicated to the advancement of citizen oceanography.