Shkrimi sipas shqiptimit i emrave të huaj të përveçëm
Shkrimi sipas shqiptimit i emrave të huaj të përveçëm
RedaktoHamendësoj se kjo temë është diskutuar më parë, por jam i mendimit që do të ishte me rëndësi të risillej përsëri për diskutim. Kam përshtypjen që është gjithashtu një temë që na ndan në dy grupe gjykimesh. Personalisht gjatë shqipërimeve bëhet e paqartë vija ndarëse se cilat emra duhen shkruar sipas shqiptimit apo në trajtën e tyre origjinale, duke përfunduar kështu në një miks, ku të dyja gjendet së bashku. Kjo nuk është aspak koherente.
Kam parë për shembull në emrat e futbollistëve që shfaqen ashtu siç shkruhen në gjuhën e huaj (Cristiano Ronaldo, Lionel Messi). Nga ana tjetër kam vënë re që shumë saktë në listën e rajoneve të Italisë, emrat e tyre janë shkruar siç shqiptohen, Rajonet e Italisë.
Shkrimi i fjalëve të huaja të përveçme sipas shqiptimit shqip është e rëndësishëm për këto arsye:
1) Një shqipfolës ka tendencën ta kërkojë termin në motorin e kërkimit shqip, dhe pret që rezultatet e marra të jenë po në shqip.
2) Një titull i shkruar sipas shqiptimit shqip, e identifikon menjëherë gjuhën e përmbajtjes dhe shmang ngatërresat.
3) Ky rregull është i gjendshëm dhe në gjuhët e tjera, si psh. greqishtja. Dikush mund të thotë që kjo vjen si pasojë e përdorimit të një alfabeti tjetër, por ja për shembull mund të shikoni dhe në gjuhën azere artikullin e Cristiano Ronaldo.
4) Momentalisht ekziston një miks artikujsh të cilat herë të shkruara sipas shqipërimit dhe herë në gjuhën origjinale, shiko psh. Mihael Shumaher.
5) Kjo do të jetë shtysë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për të ndrequr shqiptimet e gabuara që bëhen në gjuhën shqipe. Mendoj se wikipedia e ka reputacionin dhe fuqinë për ta zgjidhur këtë gjë.
– Druvari (diskutimet) 13 nëntor 2024 02:25 (CET)