Shovinizmi është besimi irracional në epërsinë ose mbizotërimin e grupit ose njerëzve të caktuar që shihen dhe paraqiten si të fortë dhe të virtytshëm, ndërsa të tjerët konsiderohen të dobët ose të padenjë. [1] Mund të përshkruhet si një formë e patriotizmit dhe nacionalizmit ekstrem, një besim i zjarrtë në përsosmërinë dhe lavdinë kombëtare. [2] [3]

Përmbledhje

Redakto

Sipas legjendës, ushtari francez Nicolas Chauvin u plagos rëndë në Luftërat Napoleonike prandaj edhe mori një pension të dobët për plagët e tij. Pasi Napoleoni abdikoi, Chauvin vazhdoi besimin e tij fanatik bonapartist në misionin mesianik të Francës Perandorake, pavarësisht nga jopopulloriteti i kësaj pikëpamjeje nën Restaurimin e Burbonit. Përkushtimi i tij i verbër ndaj çështjes napoleonike, megjithë neglizhimin nga fraksioni përkatës dhe ngacmimet nga armiqtë, nisi përdorimin e termit shovinizëm.

Shovinizmi si term, më tutje është zgjeruar nga përdorimi i tij fillestar dhe origjinal duke përfshirë përkushtimin fanatik dhe anësinë e panevojshme ndaj cilitdo grup ose kauzë të cilës i përket një individ, veçanërisht kur një parti e tillë përfshin këtu edhe paragjykime të tilla duke përfshirë edhe armiqësinë ndaj të huajve ose grupeve rivale dhe vazhdon madje edhe përballë një opozite të madhe. [2] [4] Kjo shprehje franceze gjen paralelen e saj në termin anglisht jingoism, i cili ka ruajtur kuptimin e shovinizmit në mënyrë rigoroze në kuptimin e tij origjinal; domethënë një qëndrim i nacionalizmit luftarak. [5] [6]

Në anglisht, termi në disa raste është përdorur për shovinizmin mashkullor, një trend i pasqyruar në Fjalorin Merriam-Webster, i cili, që nga viti 2018, fillon shembullin e tij të parë të përdorimit të termit shovinizëm me "një qëndrim epërsie ndaj anëtarëve të gjinisë tjetër ". [2] [3] [7]

Nga ana tjetër, shovinizmi mashkullor është besimi se burrat janë më superiorë se gratë. Përdorimi i parë i dokumentuar i frazës "shovinizëm mashkullor" është bërë në shfaqjen me titull, "Deri ditën që unë do vdes", shkruar nga Clifford Odets në vitin 1935. [8]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Macmillan., Palgrave (2015). Global politics. Palgrave Macmillan. ISBN 9781137349262. OCLC 979008143. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "15 Words You Didn't Realize Were Named After People". Grammar Girl. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Chauvinism". Merriam-Webster's Dictionary. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Chauvinism". The Oxford English Dictionary. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Jingoism". Encyclopædia Britannica. Marrë më 22 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Jingoism & Chauvinism". Word Histories. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 22 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ The Columbia Guide to Standard American English. Marrë më 4 dhjetor 2008. Chauvinism is "fanatical, boastful, unreasoning patriotism" and by extension "prejudiced belief or unreasoning pride in any group to which you belong." Lately, though, the compounds "male chauvinism" and "male chauvinist" have gained so much popularity that some users may no longer recall the patriotic and other more generalized meanings of the words. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Mansbridge, Jane; Katherine Flaster (2005). "Male Chauvinist, Feminist, Sexist, and Sexual Harassment: Different Trajectories in Feminist Linguistic Innovation". American Speech. 80 (3): 261. CiteSeerX 10.1.1.103.8136. doi:10.1215/00031283-80-3-256. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)