Shpëtim Kelmendi është poet, prozator dhe përkthyes.

Leu më 30 mars 1963. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi“, Shkodër. Është pjesëmarrës në antologji të ndryshme të letërsisë bashkëkohore shqipe, si dhe hartues i tekstit “Antologji e Prozës Bashkëkohore Shqipe“, botuar nga SH. B. OMBRA GVG (2004). Pjesë nga vepra e tij si autor janë përkthyer edhe në gjuhët italiane dhe gjermane. Sh. Kelmendi ka qenë drejtues gazetash dhe suplementesh kulturore; njihet si një nga analistët më të spikatur të kulturës dhe dhe si autor i një numri të madh artikujsh mbi çështjet e kulturës shqiptare. Përfshihet n'antologjinë e letërsisë shqipe në gjermanisht, hartuar nga F. Laholli. Ka shkruar faqet letrare të Fletores Milosao, gazetës Koha Jonë, si dhe të organit të Lidhjes së Shkrimtarëve, fletores Drita. Po ashtu, Shpëtim Kelmendi është edhe përkthyes i njohur.

Vepra autori

Redakto
  • Vdekja ka shije të hollë (Poezi), 1993.
  • Dhuna e barit (Tregime), 1995.
  • Nirvana (Roman) 1995.
  • Maieutika (Poezi) 1998.
  • Pesë gardianë (Roman), 2001.
  • Vdekja nuk vjen (Roman), 2005.
  • Oazet e Paradites – (Tregime), 2006.
  • Epifania (Poemë mistike) 2011.
  • Epifania (Poemë mistike) ribotim - 2022.

Çmime letrare

Redakto
  • Çmimi i Parë si Debutues, në Konkursin Kombëtar të Letërsisë, organizuar nga Ministria e Kulturës (1996).
  • Fitues i Penës së Argjendë, në Konkursin Kombëtar të Letërsisë, organizuar nga Ministria e Kulturës (1999).
  • Fitues në Konkursin letrar “Europa, Atdheu ynë i përbashkët“, organizuar nga MKRS (2005).

Përkthime

Redakto
  • Ungaretti (Poezi të zgjedhura)
  • Montale (Poezi të zgjedhura)
  • Quasimodo (Poezi të zgjedhura)
  • Nuk dihet se si (Dramë) – Luigi Pirandello
  • Psikozat e orës 4. 48 (Dramë) – Sarah Kane
  • Prova autori (Drama) – Harold Pinter
  • Pa gjak (Roman) – Alessandro Baricco
  • Legjenda e pianistit mbi oqean – Alessandro Baricco
  • Homeri, Iliada - Alessandro Baricco
  • Perla të mendimit njerëzor (Parabola Sufi) – Autorë të ndryshëm
  • Melanura vrasëse (Roman) ─ Giorgio Todde
  • Dashuria për jetën – (Psikoanalizë) Erih Fromm
  • Unë jam pragu – (Spiritualizëm) Bhagwan Shree Rajneesh
  • Ungjijtë Apokrifë (Religjion) – Përmbledhje ungjijsh gnostikë.
  • Vetmia e numrave prim (roman) - Paolo Giordano
  • Requiem (Roman) – Antonio Tabucchi
  • Koha plaket me ngut (9 rrëfenja) ─ Antonio Tabucchi[1].
  • Djem jete (roman) - Pier Paolo Pasolini[2].
  • Jetë e dhunshme (roman) - Pier Paolo Pasolini.
  • Tangoja e Satanait (Roman) László Krasznahorkai.

Antologji të hartuara nga Shpëtim Kelmendi:

Redakto

Antologji e prozës bashkëkohore shqiptare - OMBRA GVG 2004

Redakto

Antologji e poetëve të harruar - Botimet DUDAJ 2022

Redakto

                                         

Redakto
  1. ^ Njihuni me Shpëtim Kelmendin, Pershkodren.com, marrë më 1 dhjetor 2014.
  2. ^ Alessandro Leogrande (2017), Per la prima volta Pasolini tradotto in Albania: si parte con “Ragazzi di vita”, centrostudipierpaolopasolinicasarsa.it, marrë më 13 shkurt 2017.