Kulla e Zejnullah Beut

monument kulture në Kosovë

Kulla e Zejnullah Beut është një monument i trashëgimisë kulturore në Balincë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër reference 3272.[2]

Kulla e Zejnullah Beut
LlojiArkitekturore
VendndodhjaBalincë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3272

Historiku

Redakto

Shtëpia e banimit e Zejnullah Beut gjendet në fshatin Balincë të Komunës së Vushtrrisë. Kjo ndërtesë është monument i trashëgimisë arkitekturale nën mbrojtje të ligjit për trashëgimi kulturore. Ajo është e ndërtuar në fillim të shek. XX, si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se fillimisht kjo shtëpi ishte ndërtuar si vilë-pushimore, pasi që familja jetonte në shtëpitë dhe pronat tjera që kishin në rajonin e Vushtrrisë. Si patriot i madh dhe arsimdashës, Zejnullah Beu la këtë shtëpi të përdoret si shkollë.

Punët emergjente dhe restauruese në këtë shtëpi janë zbatuar gjatë sezonit të verës së vitit 2014. Intervenimet në ndërtesë kanë filluar me demolimin e pjesëve të dëmtuara dhe të kalbura dhe më pas është bërë pastrimi i tyre. Pjesët e dëmtuara të mureve në përdhesë janë konsoliduar me gur dhe llaç të njëjtë me origjinalin. Muri kryesor në katin e parë ka qenë tërësisht i shkatërruar dhe si i tillë është konsoliduar. Njëkohësisht kurora e katit të parë është rindërtuar duke u bazuar në fotografitë e më hershme si dhe duke u bazuar në një pjesë të kurorës së mbetur në pjesën perëndimore. Gjatë konsolidimit të mureve është intervenuar edhe tek pjesa e dekoreve të fasadës. Në gjendjen ekzistuese është hasur edhe në mbylljen e dritareve origjinale me tulla dhe me gurë. Këto hapësira të mbyllura janë rihapur dhe përgatitur për montimin e dritareve të reja. Pas rifugimit të gurëve në përdhesë janë suvatuar muret e katit të parë me llaç gëlqeror. Përveç mureve janë trajtuar dhe suvatuar edhe kurorat dhe dekoret e fasadave.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kallxo (2024-10-06). "Historia e kullës së Zejnullah Begut në Balincë të Vushtrrisë". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2024-10-12.
  3. ^ Fascinating transformation of Zejnullah Bey’s house Arkivuar 28 prill 2015 tek Wayback Machine, 2014-11-26, Cultural Heritage without Borders Kosovo Office.

Lidhje të jashtme

Redakto