Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit
Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeqovit është një monument[1][2] i trashëgimisë kulturore e cila ndodhet në qytezën e Janjevës.[3]
Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeqovit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Janjevë, Lipjan, Kosovë |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 36 |
Historiku
RedaktoShtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit ndodhet një rrugë mbi kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Shtjefën Gjeçovi, një prift françeskan dhe studiues i kulturës shqiptare, lindi në këtë shtëpi në vitin 1874. Muzeu me stil oriental, është një nga shtëpitë e pakta në Janjevë që shfaq këtë lloj arkitekture. Një tipar i veçantë i shtëpisë është konsola e katit të dytë që krijon një lojë të dritës dhe hijes në fasadë, duke shtuar shkëlqimin e ndërtesës. Shtëpia u restaurua ndërmjet 2004-2005 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Lipjanit. Në 2011, ajo iu nënshtrua një tjetër restaurimi.
Restaurimi/rinovimi i ndërtesës përmes projektit të UNDP-së “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), përfshiu si punimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Këto përfshinin trajtimin e sipërfaqeve të dyshemesë, punimet e sipërfaqes së murit, punimet e drurit (dyert, dritaret dhe kangjellat), punimet metalike dhe fletëve metalike, instalimet elektrike dhe hidrosanitare, trajtimin e rrugicave përreth ndërtesës si dhe trajtimin e gjelbërimit dhe vendosjen e mobiljeve urbane.[4]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ Shtëpia e Shtjefën Gjeqovit[lidhje e vdekur] Vizituar më 13.11.2016.
- ^ Nxënësit vizitojnë shtëpinë e Shtjefën Gjeçovit në Janjevë Arkivuar 26 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 13.11.2016.
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Shtëpia e At Shtjefën Gjeçovit ndriçohet portokalli – Dielli | The Sun" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-30.