Shushica (Elbasan)
Shushica është një fshat në komunën Shushicë, Qarku i Elbasanit, Shqipëri.
Shushica | |
---|---|
Gjeografia
RedaktoShushica shtrihet në juglindjdje të Elbasanit dhe në anën e djathtë të lumit Shkumbin, pothuajse paralel me një pjesë të lashtë të Elbasanit shtrihet qendra e komunës Shushicë. Komuna Shushicë ka një sipërfaqe prej 88 km² dhe me një klimë mjaft të përshtatshme për florën dhe faunën. Shkumbini ndan Elbasanin nga Bysheku i mrekullueshëm, me fllad ledhatues e ujë të ftohtë brisk, që duket sikur nuk lodhet së mërmërituri poshtë rrapeve legjendarë.
Historiku
RedaktoShushica, fshat autokton. Emri Shushicë vjen që nga lashtësia. Në përgjithësi zbërthimi I etimologjisë së emrave të fshatrave ashtu si edhe emri Shushicë, nuk është shkencor por bëhet sipas gojëdhënave popullore. Për prejardhjen e emrit "Shushicë", ka mendime se etimologjikisht mund të vijë nga sllavishtja, që nga koha e pushtimit bullgar ku "Shushicë" do të thotë "vend me ujë". Dhe ne fakt, në mjaft pika të kësaj zone ka vendburime uji. Shushica në fillimet e saj ka qenë e krishterë dhe besimin e ndërroi më vonë pas pushtimit turk, në vitin 1595. Që ky fshat ka pasur këtë lloj besimi e vërtetojnë shumë toponime, si lagjja "Katund i vjetër", në të cilën ka qenë ndërtuar kisha dhe sot njihet si "Kaurresha".
Popullsia
RedaktoNë fillimin e vendosjes ku është dhe sot e shtrirë, fshati ka pasur 36 familje dhe në vitin 1981 arriti në 325 shtëpi, në 1983 banorë. Nga këto, 990 vetë ishin në moshë pune dhe punonin ne kooperativë 775 veta. Përmirësimi I kushteve të jetesës dhe strukturës së ushqimit, bëri të mundur që njumri i banorëve tw dyfishohej. Në vitin 1988 ishin numëruar 1170 familje me 6577 banorë. Nga 1233 votues që kishte ky fshat në vitin 1991, arriti në 2360 votues në vitin 2011.
Ekonomia
Redakto
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |