Silva Gunbardhi njihet si një këngëtare e disa rrymave muzikore dhe fituese e disa çmimeve. Ajo mban rekordin e këngës më të klikuar në YouTube, në një kanal muzikor shqiptar, këngës “Të ka lali shpirt”.[1][2]

Silva Gunbardhi
Gjithashtu njohur siSilva[nevojitet citimi]
Lindi (1981-11-02) 2 nëntor 1981 (42 vjeç)
Vlorë, Shqipëri
OrigjinaShqipëria Shqipëri
ZhanretPop, folk
ProfesioniKëngëtare, muzikante, kompozitore, tekstshkruese
LabeliArkivaShqip

Sinopsi Redakto

Silva Gunbardhi lindi në Vlorë dhe atje kaloi fëmijërinë. Pasioni për këndimin kishte nisur herët, por për publikun u prezantua në vitin 2001. Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës në RTSH, në duetin me Kozma Dushin e bëri fillimisht të njohur. Sot vazhdon të sjellë këngë të reja, vetëm ose në bashkëpunim dhe kënga e saj më e njohur është “Të ka lali shpirt”. [3]

Silva është e martuar me reperin Dafi Derti dhe janë prindër të një djali të quajtur Dalvi, i ardhur në jetë me 04/07/2015. [4]

Fëmijëria dhe studimet Redakto

Silva[5] lindi në Vlorë ku kaloi edhe fëmijërinë e saj në lagjen “Partizani”. Pasioni për muzikën ka lindur bashkë me të dhe ka kënduar që kur ishte në kopsht. Për herë të parë u ngjit në skenë tek festivali i fëmijëve me këngën “Dy motrat”.

Në të dyja herët që ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve ka dalë me çmime. Në të parin me çmimin e tretë dhe në të dytin me çmimin e dytë.

Ajo ka përfunduar dy universitete. Fillimisht studioi për mësuesi dhe më pas për drejtësi. Kur jetonte ende në Vlorë punoi në Teatrin “Petro Marko”, më pas u shpërngul në Tiranë për të vazhduar karrierën në muzikë.

Karriera muzikore Redakto

Dalja e parë përpara publikut të gjerë ishte në festival me këngën “Grise natën”, në duet me Aurel Thëllimin. Në Festivalin e Këngës në RTSH, në vitin 2001, këndoi në duet me Kozma Dushin me këngën “Gënje por thuaj të dua”. Silva numëron disa videoklipe, ku i pari klip ishte “Plaku-Plaka”.

Silva këndon Pop dhe Folk e midis tyre nuk veçon asnjërën, megjithëse karrierën e nisi me muzikën Pop.

Ajo njihet edhe si tekstshkruese dhe i pari që shkroi ishte “I ndjej fjalët e hënës”, muzikën e të cilit e kompozoi po vetë dhe me të mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës”. Ajo ka njohuri edhe në violinë.

Kompeticionet dhe çmimet Redakto

Në karrierën e saj, Silva, numëron shumë bashkëpunime muzikore, dy albume dhe disa çmime. Abumi i parë “Plaku plaka” doli në vitin 2004 dhe i dyti “Trak e Truk” në vitin 2006.

Viti Kompeticioni Kenga Çmimi
2013 Zhurma Show Awards Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Best Song[6]
2013 Zhurma Show Awards Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Çmimi i Internetit[7]
2009 Netët e Klipit shqiptar[8] Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Best Performace
2009 Kënga Magjike Silva Gunbardhi feat. Kelly - Pyet zemrën Best Interpretation
2008 Kënga Magjike Silva Gunbardhi - Te doja shumë Best Balade [9]
2005 Poli Fest Çmimi i Tretë
2003 Maratona e Këngës Popullore Çmimi i Dytë
2001 Festivali i madh RTSH Silva Gunbardhi & Kozma Dushi - Gënje! Por thuaj të dua Çmimi i Tretë[10]

Pasionet, inspirimet dhe filantropia Redakto

Ajo ka pasion pikturën. Të bërit shopping dhe përse jo punët në bujqësi janë të tjera pasione të artistes.

Kohën e ka gjetur edhe për bamirësi. E ndjeshme ka qenë sidomos në rastin e fëmijëve me probleme shëndetësore. Ka dhuruar rroba, veshëmbathje dhe vlera monetare të konsiderueshme. Rasti më i fundit është ai i mbulimit të shpenzimeve për ndërhyrjen në sy të një djali 3-vjeçar.

Jeta personale Redakto

Silva është e martuar me reperin Dafi Derti. [11] Ata u njohën dhe u martuan në vitin 2013, dhe prej vitit 2015 janë prindër të një djali të quajtur Dalvi.

Silva dhe Dafi kanë sjellë disa projekte muzikore me videoklipe së bashku.[12]

Diskografia Redakto

Albumet Redakto

  • 2006: Trake truke
  • 2005: Plaku, Plaka

Kengët/Single Redakto

  • 25 Tetor 2018: Kolazh dasme (feat Irini Qirjako)[13]
  • 22 Qershorë: Hajde Shqipe (feat Dafi)[14]
  • 11 Maj 2018: Fati[15]
  • 12 Janar 2018: Marak (feat Defri)[16]
  • 21 Korrik 2017: I Love You (feat. Dafi Derti) [17]
  • 17 Korrik 2017: Kolazh Dasme
  • 2017: Digje Zemrën
  • 2017: Lalushe (feat. Defri)[18]
  • 2016: Ding Dong[19]
  • 2016: Bebeğim (feat. Serkan Kaya & Dafi Derti) [20]
  • 2014: Lule bardhë
  • 2014: Kunatat
  • 2014: Tequila (feat. Dafi Derti)
  • 2014: Uromë baba
  • 2014: Unaza
  • 2014: Dije se të dua (feat. Nik-T)
  • 2013: Rritu vajzë
  • 2013: Vdeksha unë për syrin tënd
  • 2013: Lemza
  • 2012: Nënë e bijë (feat. Paro)
  • 2013: Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti)
  • 2012: Djemtë e Vlorës
  • 2010: Trak e truk
  • 2010: Plaku, plaka
  • 2009: Pyet zemrën (feat. Kelly)
  • 2008: Të doja shumë
  • 2007: Je ti
  • 2006: Dua të jem
  • 2001: Gënje! Por thuaj të dua (& Kozma Dushi)

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Biografia e Silva Gunbardhit (Gjermanisht), Wikipedia DE {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Biografi: Silva Gunbardhi, Lyrics AL, arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2017, marrë më 23 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Il “Gangnam Style” Albanese è “Te ka lali shpirt”, Artisti Albanesi It {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Lajm: Lind djali i Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti, NewsBomb Al, arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019, marrë më 23 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Biografia: Silva Gunbardhi (Suedisht), Wikipedia {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Zhurma Show Awards: Best Song, Zhurma Show Awards {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Zhurma Show Awards: Çmimi i Internetit, Zhurma Show Awards {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Netet_e_Klipit_Shqiptar
  9. ^ Kenga Magjike: Ndarja e Cmimeve, [[Arkiva Lajme]] {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Festivali i Këngës 40, Wikipedia SV {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Interviste me Silva Gunbardhi, Durres Lajm Al, arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019, marrë më 23 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Interviste me Dafi Derti, Panorama {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ ""Bashkëpunimin me Irini Qirjakon e kam ëndërruar"/ Silva Gunbardhi tregon detajet e projektit". gossip.alpenews.al. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Silva e Dafi thërrasin "Hajde Shqipe"". RTV21 TV. 2018. fq. rtv21.tv. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2019. Marrë më 21 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Silva Gunbardhi vjen me këngën "Fati"". Lajmi.net. 2018. fq. lajmi.net. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2018. Marrë më 21 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Defri dhe Silva Gunbardhi vijnë me këngën e re "Marak"". Telegrafi.com. 2018. fq. telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Publikohet ‘I love you’, ArkivaNews {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Premiere: Lalushe, Gazeta Express, arkivuar nga origjinali më 12 maj 2017, marrë më 23 shtator 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Premiere: Ding Dong, ArkivaNews {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Official Publication of 'Bebeğim', Poll Production {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)