Simon Phillips (i lindur më 6 shkurt 1957Londër, Angli) është baterist i muzikës jazz dhe rock.

Simon Phillips
Background information
Lindi (1957-02-06) 6 shkurt 1957 (67 vjeç)
Anglia Londër, Angli
ZhanretRock, hard rock, jazz fusion, heavy metal
Instrument(et)Bateritë
Vitet aktik1973 — prezent
Websitewww.simon-phillips.com

Karriera

Redakto

Simon Phillips filloi t'u binte baterive profesionalisht kur ishte 12 vjeç në bendin e babait të tij për katër vite rresht. Atij iu dhurua rasti të luante në Jesus Christ Superstar.

Simon Phillips u bë baterist i famshëm kur mori pjesë në bendin 801 me Phil Manzanera dhe Brian Eno. Ai vazhdoi të bashkëpunojë me muzikantë të zhanreve të ndryshme, si The Who, Pete Townshend, Roger Daltrey, Big Country, Toto, Jeff Beck, Michael Schenker, Jack Bruce, Brian Eno, Duncan Browne, Toyah, Mike Oldfield, Jon Anderson, Trevor Rabin, Gary Moore, 10cc, Mick Jagger, Ph.D., Mike Rutherford, Phil Manzanera, John Wetton, Asia, Judas Priest, Stanley Clarke, Derek Sherinian, Nik Kershaw, dhe Jordan Rudess.

Ai ishte baterist i bendit The Who në turnenë e tyre të vitit 1989, dhe mori pjesë në solo albumet e anëtarëve Roger Daltrey dhe Pete Townshend. Ai gjithashtu ka marrur pjesë në solo albumin e Judas Priest, Sin After Sin (1977) dhe në debut albumin e Michael Schenker, The Michael Schenker Group.

Në fundin e viteve të '80-ta ai e formoi bendin RMS bashkë me session muzikantët Ray Russell dhe Mo Foster.

Phillips ka luajtur në bateri dhe ka ko-prodhuar katër albume të Derek Sherinian - Inertia (2001), Black Utopia (2003), Mythology (2004) dhe Blood of the Snake (2006). Ai gjithashtu ko-prodhoi dhe miksoi dy albume të Mike Oldfield. Shumë shpejt ai u bë session muzikant shumë i kërkuar, dhe në vitin 1992 ai i lëshoi dy video instruksionale që tregonin punën e tij më të mirë.

Në vitin 2006 ai e lëshoi një DVD me bendin e tij Vantage Point, që përbëhet nga Jeff Babko, Walt Fowler, Brandon Fields, dhe Alphonso Johnson.

Bashkangjitja në Toto

Redakto

Në vitin 1992, Phillips iu bashkangjit bendit amerikan Toto, duke e zëvendësuar bateristin Jeff Porcaro pas vdekjes së tij të befasishme. Phillips ishte bateristi i parë dhe i vetmi të cilin bendi e ftoi për ta zëvendësonte Porcaro-n.

I quajtur nga anëtarët e bendit "Si-Phi" apo "Si", Simon është bërë guru "teknik" i bendit, pasi që ai i mjeshtroi albumet Through the Looking Glass dhe Falling In Between.

Solo albumet

Redakto
  • Protocol (1988)
  • Simon Phillips (1992)
  • Force Majeure (1992)
  • Symbiosis (1995)
  • Another Lifetime (1997)
  • Out of the Blue (1999)
  • Vantage Point (2000)
  • Protocol II (2013)
  • Protocol III (2015)
  • Protocol 4 (2017)
  • Protocol V (2022)

Lidhje të jashtme

Redakto