Siniçani
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.472
{{{postal_code_type}}}
1220
TargatTE

Gjeografia

Redakto

Në këtë rajon sundon klimë e mesme kontinentale gjegjësisht me shumë ditë me diell gjatë vitit. Ka verëra të ngrohta dhe pjesërisht me lagështi, dimra të ftohtë dhe me borë, kurse pranvera dhe vjeshta janë me shira të shpeshtë.

Demografia

Redakto

Ne fshatin Sinican jetojne afer 4000 banore, qe 2800 prej tyre i takojne moshes mbi 18 vjecare kurse pjesa tjeter jane nen moshen 18 vjecare. E gjith popullata ne kete fshat jane 100% me kombesi Shqiptare dhe i takojne fese Islame.


Dendësia e popullatës

Redakto

Dendësia mesatare e popullatës përfshinë 200 banorë në një km² dhe kjo prqindje e madhe vjen si rezultat i popullsisë së madhe dhe teritorrit të vogël. Sa i përket strukturës etnike, në fshatin tonë jetojnë popullatë Shqiptare. Ky fshat ka rreth 360 shtëpi. Diku rreth 100 shtëpi nga ky fshat janë te dalur në qytetin e Tetovës. Dhe diku 30% i banorëve jetojnë jashtë shtetit kryesisht (Zvicër, Gjermani ,Itali , Kroaci etj.)


Historia

Redakto

Fshati Sinican i takon grupit të vendbanimeve që shtrihen në rreze të malit Sharr, në Pollogun e Poshtëm, në veriperendim të Maqedonis. Ka drejtim të shtrirjes lindje-perëndim dhe ndodhet në jug-perëndim të qytetit t Tetovës. Fshati Sinican është fshati më i vjetër ne komunën e bogovinës dhe ka gjasa te jetë edhe si nje me te vjetërit ne Pollog. Para se banoret e këtij fshati te jetojne në rëzë te malit Sharr dhe Pollog ata kanë jetuar ne lartesi mbidetare me te madhe ku me heret fshati është quajtur Sinicani i epërm. Sinicani per fat te keq i cili eshte nje nga fshatrat me te vjeter nga kjo krahine sot ajo eshte fshati me i vogel nga territori dhe popullsia. Ne fshatin tone kemi xhamine e fshatit e cila njihet si "xhamija e fshatit Sinican" Në fshatin tone ka pasur kishë e cila është shkatruar shumë kohë më parë dhe nuk dihet sakte ndërtimi i saj sepse ka qenë e ndertuar shume dekada e shekuj me parë ka qene në Sinicanin e epërm ku sot ai vend ku ka qene kisha njihet si rrafshi i kishës. Gjithashtu në Sinicanin e epërm ka qene xhamija e vjetër ku ajo u rrenua por tash me iniciativen e banoreve ajo u rindertua dhe tani sherben si monument dhe kujtim i banorëve pasi që nuk jeton askush ne Sinicanin e epërm.