Sistemi hematopoetik dhe shtatëzania
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sistemi hemapoetik I nënshtrohet ndryshimeve fiziologjike të cilat shfaqen në shtatëzani . Shkakëtar janë ndryshimet që shfaqën në sistemin endokrin, në sistemin kardiovaskular si dhe ndryshimet që shfaqen në metabolizëm. Ndryshimet qenësore të cilat ndodhin në sistemin hematopoetik janë rritja e volumit të plazmës si dhe rritja e elementeve qelizore.
Fiziologjia e përbërësve të gjakut në shtatëzani
RedaktoShtatëzania shfaqet me ndryshime fiziologjike në sistemin hematopoetik . Për shkak të rritjes së vëllimit të hapësirës intravaskulare në shtatëzani rritet tolerance ndaj gjakëderdhjes.Dihet se në shtatëzani egziston rreziku për zhvillimin e patologjive të cilat mund të shkaktojnë gjakëderdhje fulminante. Edhe procesi I lindjes është I rrezikuar nga gjakëderdhja. Në fund të tre mujorit të parë të shatëzanisë fillon të rritet vëllimi i qelizave të kuqe të gjakut.Rritja e elementeve qelizore të gjakut vazhdon gjatë tërë shtatëzanisë. Rritja e vëllimit të plazmës fillon në fund të tre mujorit të parë dhe rritet në mënyrë progressive deri në javën 34 të shtatëzanisë . Pasi rritja e vëllimit të eritrocitëve është më e vogël në krahasim me rritjen e e vëllimit të plazmës, shpeshherë në shtatëzani mund të zhvillohet për shkak të hemodilucionit. Në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë niveli i homoglobinës tregon tendencë të rritjes mirëpo hemoglobina nuk I arrin vlerat që ka para shtatëzanis . Gjatë lindjes femra normalisht humb afër 500 ml gjakë. Kështu që hipervolemia e shkaktuar paraprakisht gjatë shtatëzanisë mund të jetë faktor I rëndësishëm për mbrojtjen e femrës nga humbja e gjakut.
Parametrat e përbërësve të gjakut në shtatëzani
RedaktoVlerat referente të disa parametrav e të cilat ndryshojnë gjatë shtatëzanisë janë : sasia e përgjithshme e gjakut rritet përafërsisht 1900 ml, plazma e gjakut rritet 1250 ml.
Niveli I eritrociteve në shtatëzani
RedaktoVëllimi rritët për 400 ml. Numri relativ I eritrociteve gjatë shtatëzanisë ulet për shkak të rritjes së vëllimit të plazmës dhe hemodilucioni. Ulja e përqëndrimit mesatar të hemoglobines në eritrocite bëhet për shkak të uljes së përqëndrimit të hekurit në serum të shtatëzënave. Ulja e hekurit në serum është pasojë e rritjes së nevojave për hekur, si dhe shfrytëzimit të shtuar të hekurit nga fetusi.
Retikulocitet gjatë shtatëzanisë
RedaktoRriten shumë pak gjatë shtatëzanisë për shkak të stimulimit të palcës kockore nga eritropoetina. Ndryshimet në statusin hormonal, si dhe ndryshimet metabolike gjatë shtatëzanisë e stimulojnë sintetizimin e eritropoetinës. Vlera mesatare e retikulocitaëve është 1-2%. Vlerat e sdhematokritit poashtu ulen krahas uljes së vlerave të eritrociteve dhe hemoglobinë.
Vlera e hemoglobinës gjatë shtatëzanisë
RedaktoNiveli I hemoglobinës ulet për shkak të vëllimit të plazmës si dhe për shkak të uljes së përqëndrimit të hekurit në serum. Nevojat për hekur rriten gjatë shtatëzanisë . Vlerat mesatare të hemoglobinës në shtatëzani janë 10-13 g/100 ml.Meqë në fund të shtatëzanisë ndryshon raporti në mes të vëllimit të lëngjeve në hapësirë intersticiale dhe në vëllimin e lëngjëve në hapësirën intravaskulare në dobi të hapësirës intersticiale , ndodh që vëllimi i plazmës lehtësisht të zvoglohet dhe të zhvillohet një hemokoncentri i cili mund të manifestohet me rritje të lehtë të hematokritit dhe hemoglobinës e cila megjithatë nuk do ti arrijë vlerat që ka te joshtatëzënat.
Ndryshimet e përqëndrimit të hekurit në plazmë në shtatëzani
RedaktoHekuri është substance bazë për sintezën e hemoglobinës. Në shtatëzani përqëndrimi I hekurit në serum ulet për 35 % në krahasim me vlerat e hekurit në serum të femrat jo shtatëzënë. Vlera normale e hekurit në serum te femrat shtatëzënë 60-120 μg/100ml.Mungesa e hekurit paraqitet në këto raste : • Nësë hekuri nuk gjendet në sasi të mjaftueshme në ushqim • Te hiperemeza gravidare • Te perdorimi i substancave anti-acidike • Te shtatëzania multiple
Referime
RedaktoLinqe të jashtme
Redakto- Libri "Fiziologjia dhe biokimia klinike e shtatëzanisë humane", nga autori Ramadan Dacaj.
- Deutsch H.La Psychologie Des Femmes.Trad Franc P U F Paris 1949
- Delay J,Deniker P.Annales Medico psychologiqes. Paris 1952
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |