Spatari (Filat)
fshat në Greqi
(Përcjellë nga Spathari(Çamëria))
Spatar (greqisht: Τρικόρυφο/Trikórifo) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σπάρταρη/Spártari.[1]
Spatar
Τρικόρυφο | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 288 |
Emri i banorëve | Spatarjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Spatar kufizohet me vendbanimin Shqefarin, nga verilindja me Filatin, nga jugu me Vërselën, nga juglindja me Galbaqin and nga perëndimi me Çiflikun dhe Smartën.
Toponimet të fshatit Spatar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ahuri Lopëve - gërmadhë kishe, në J.
- Ar’ e Agait - vend me valanidha e ullinj, në JL.
- Ar’ e Aliut - tokë djerr, në JP.
- Ar’ e Babos – arë, në JL.
- Ar’ e Demos – arë, në L.
- Ar’ e Fikut – kullotë, në P.
- Ar’ e Jupes - arë, në JP.
- Ar’ e Kronjezës - arë djerr, në L.
- Ar’ e Madhe - arë, në P.
- Ar’ e Manit – arë, në VP.
- Ar’ e Muços - arë djerr, në JL.
- Ar’ e Muzhaqit – arë, në L.
- Ar’ e Nexhipit – arë, në L.
- Ar’ e Vallanidhes – arë, në L.
- Arat e Prapalit - ara prapa një kodre, në J.
- Armusa – ara, në P.
- Bogazi Gumanit - luginë, në J.
- Bokërrimat – bokërrima, në JL.
- Bokërrimat e Kuqe - bokërrima që dheun e kanë të kuq, në J.
- Bokërrimat e Muzhaqit - bokërrima të kuqe, në L.
- Bot e Kuqe - vend me tokë të kuqe, në V.
- Bot e Tharrët - bokërrimë, në V.
- Bregu Beçinje - breg ku ndërtonin shtretër dhe vrojtonin bekçinjte, në VP.
- Bregeza - breg qe dominon fshatin, mezhlis pleqsh, në qendër.
- Bregu Buhavetës - arë, në L.
- Bregu Dàules - breg në qendër ku binte dauleja në ramazan.
- Bregu Drizameve - breg, në L.
- Bregu Erëzës - breg, në P.
- Bregu Halilit - breg, kullotë, në P.
- Bregu Hosit - breg, në P.
- Bregu Murrizit - breg me murriza e dardha, në L.
- Bregu Muzhaqit - breg, në L.
- Bregu Seles - breg, në L.
- Bregu Zanes - breg, në L.
- Çuk’ e Karagjozit - kodër, në JP.
- Çuk’ e Vogël - kullotë kodrinore, në P.
- Çuk’ e Bukur - kodër e madhe, në P.
- Fiku Çapos - fik i vjetë, në P.
- Flàmura - ara, në P.
- Fitònjeza - kopësht, në qendër.
- Folej è Pulbardhës - shkëmb ku binte squkë pulbardha, në J.
- Fush’ e Spatarit – fushë, në P.
- Grav’ e Birbilit - shpellë që nxen 300 kokë bagëti t’imta, në L.
- Grav’ e Gjërit - sterrë, në JL.
- Grav’ e Gjirit - sterrë, në JL.
- Grav’ e Gropës Pillit - shpellë, në J.
- Grav’ e Haliqisë - shpellë, në VP.
- Grav’ e Kushit – shpellë, në L.
- Grav’ e Madhe - shpelle, ne L.
- Grav’ e Piros - shpellë, në VP. Aty janë gjetur poçe prej balte dhe sende të tjera të kohës antike.
- Grav’ e Sulo Hoxhës - sterrë, në JL.
- Gravat e Birbilit - vend i vithisur, në J.
- Grav’ e të Vrarit - shpellë, në L.
- Grop’ e Çafos - vend gropë, në P.
- Grop’ e Hosit - vend gropë, në P.
- Grop’ e Idrizenje - vend gropë me hardhi e fiq, në L.
- Grop’ e Madhe - arë në gropë, në L.
- Grop’ e Palostanit - vend gropë, në J.
- Grop’ e Rdhisë - kullotë, në P.
- Grop’ e Smartes - pyll me xina e ara, në JL.
- Grop’ e Sqindes - pyll me sqinde.
- Grop’ e Shtratit - vend gropë ku bënin shtrëte bekçinjtë, në L.
- Grop e Vllahut - mone bagëtish në një vend gropë, në L.
- Gropat e Berqikate - vend gropë, afër qendrës.
- Gropat e Gamës – vend grope, në L.
- Gropishtja — livadh, në JP.
- Gùmani — kala e vjetër ku dikur ka qenë një qytet i Iashtë, në J. Kalanë thonë se e kanë ndërtuar elimët, fis pellazgoilir.
- Gurez - vend që ka gurë, në afërsi të qendrës.
- Gurët e Bregëzes - vend me një shtresë pllaka guri, në L.
- Gurët e Kasimit - grumbull gurësh, në L.
- Gurët e Kupes – kullotë, në mal, në J.
- Gurët e Meçate – varre, në P.
- Gurët e Pelisterëve - shkëmbenj ku strehoheshin pullumba t’egër, në J.
- Gurët e Pulbardhës - shkëmbenj e kullotë, në P.
- Gurët e Sheme Lekës – arë, në J.
- Gur i Glatë - shkëmb i madh, në JP.
- Gur i Plakut - gur ku rrinin pleqtë për të kuvenduar, në L.
- Gur i Zi – shkëmb, në P.
- Hund e Delimaros – hundë, në P.
- Hund e Hurit – kullotë, në P.
- Kalaj’ e Gumanit - kala e qytetit të vjetër të Gumanit pellazgoilire, në P.
- Kalaj’ e Venecianos - breg shkëmbor ku ndodhen muret e një kalaje të vjetër të cilës pleqtë i thërrisnin Kalaja e Venecianos. Kjo është karshi Vaut të Kladhit, pranë bregut të lumit KaIamà.
- Kallaminoi — ara, në J.
- Kardhaqe - pus në një përrua që e ka ujin të ftohtë, në VL.
- Klishat e Brahos – arë, në të cilën thonë se ka qenë një kishë, në P.
- Kokomare - pyll me koçimare, në V.
- Kreu i Arës - arë, afër qendrës.
- Kronjeza - arë afër kroit, në V.
- Lagësira - arë në fushë, në P.
- Lëm i Arapëve - lëm të cilin e kanë ndërtuar fisi i arapëve, në V.
- Lëm i Meros - lëm me pllaka guri, në L.
- Lëm i Muhos - lëm i gurtë, në L.
- Lofatareja - pyll me lisa e lofata.
- Luc’ e Derrit - pyll me sqinde, përrall, shkozë e lisa, në L.
- Lumërat - ara, në L.
- Mal i Spatarit - mal, në JP.
- Mesoraqe - ara, në afërsi të qendrës.
- Mulliri Pashait – mulli, në VP.
- Mushanje - ara, në P.
- Muzhaqa - are, në P.
- Nisia - bregore, në P.
- Pekule - ara, në L.
- Pill i Dàutit - pyll.
- Pill i Djegur - përcëllimë, në J.
- Pill i Idrizenjet - pyll me përrua, lis, sqinde, thruma etj, në V.
- Pill i Math - pyll me përrall, lis, shqope, thruma etj, në J.
- Pill i Nuhut – pyll, në P.
- Pllaj’ e Gravës - pllajë ku ndodhet një shpellë, në L.
- Pllaj’ e Shkallës — plIajë, në L.
- Pràpali - ara prapa fshatit, në J.
- Prroi Bajos - përrua, në qender, që kalon mes fshatit.
- Prroi Honisë - përrua i thellë shkëmbor, i pakalueshëm, në JL.
- Prroi Kardhaqit - përrua, në JL.
- Prroi Kladhit - përrua, në P.
- Prroi Math - përrua, në L.
- Prroi Muzhaqit - përrua, në L.
- Prroi Palostanit – përrua, në J.
- Prroi Pillit - përrua, në J.
- Prroi Spatarit - përrua, në L.
- Prroi Zhanës - përrua, në V.
- Psilloguni - arë, në L.
- Puset - ara që kanë pasur për të vaditur, në L.
- Puset e Botës Tharrët - puse për të vaditur, në L.
- Pus i Gumanit - pus në kalanë e Gumanit, në L.
- Pusi Kallaminua - pus, në L.
- Pus i Kardhaqit - pus, në L.
- Pus i Kokomares - pus i gurtë, në V.
- Pus i Muzhaqit – pus i vjetër i gurtë, në L.
- Pus i Vogël - pus i gurtë, në V.
- Qaf’ e Arës Aliut - qafë, në JP.
- Qaf’ e Botës - arë, në JL.
- Qaf’ e Thumit - qafë kodre, në L.
- Qaf’ e Kroit Shqefarit - qafë, në VP.
- Qaf’ e Sulo Hoxhës - qafë, në J.
- Qiuri Muderrizit - varr i një myderrizi spatharjot i cili shërbente në Stamboll dhe mbasi vdiq atje, e sollën për ta varrosur në Spathar sipas amanetit që kish lënë.
- Radhoi Meços - pyll me shkoza, mare, lis, etj, në L.
- Rrahëzi - brinjë, në P.
- Rrap i Math - rrap shekullor në fushë, në P.
- Rrap i Nisisë - rrap shekullor, nënë hijen e të cilit mund të mrizojnë rreth 500 kokë bagëti t’imta. Nënë hijen e këtij rrapi qe mbledhur Çeta e Muharrem Rushitit, në vitin 1911, kur u ndesh me një ushtri turke.
- Rrathëla - tokë buke, në V.
- Rrëz’ e Fikut - rrëze mali ku ka fiq, në P.
- Rrug’ e Filatit - rrugë që të çon në Filat, në V.
- Rrug’ e Shqéfarit - rrugë që të çon në Shqéfar, në P.
- Rrug’ e Galbaqit - rrugë që të çon në Galbaq, në L.
- Stan i Bellos - mone bagëtish në rrëzën e malit, në L.
- Spillogunet - kullota, në L.
- Shesh i Xhamisë - shesh para xhamisë, në qendër.
- Shënikolla - arë, ku ndodhen gërmadhat e një kishe shumë të vjetër dhe varre të moçëm.
- Shkalla - grykë shkëmbore buzë lumit Kalamà, në J.
- Shkëmbeza - kullotë, në L.
- Shtrung’ e Agait - shtrung’ e gurtë, në J.
- Shulashota - arë buze lumit KaIamà, në L.
- Trap i Botës - ara, në L.
- Trap i Gropës Smartes - përrua ku bujqit u jipnin ujë qeve, në JL.
- Ullinjeza - ara ku më pare ka pasur ullinj, në P.
- Ullit e Hankos – ullinj, në JL.
- Ullit e Vakëfit - ullinj, pranë qendrës.
- Ullit e Vreshtave Ndëra.
- Ura e Gùmanit - urë me hark mbi lumin e Galbaqit, në J.
- Vaj’ e Kladhit - va lumi, ne JP. Aty ndodhet rrapi i Nisisë ku ka luftuar M. Rushiti me zaptijet turke.
- Vaj’ e Zallit - va në lumin Kalamà, në P.
- Vallanidhéja - bregore ku ka pasur valanidha, sot ullinj, në L.
- Varikoi - ara, në P.
- Varrezat e Beqirate - varre pranë qendrës.
- Varret e Xhamisë - varret e fshatit, në qendër.
- Vështi Arapëve - vreshte me ullinj, në qendër.
- Vreshtat - ullinj, në V.
- Xhamia e Spatarit - xhami, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Spatar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Arapët, Asllanenjt, Bejkatë, Brahiménjtë, Bregallitë, Hoxhallénj, Kapetanénj, Korburatë, Kushatë, Nurçenjtë, Spahatë, Tarenjtë, Xhelilatë, Xhevizenjtë etj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Spártari - Trikórifon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 118-122. Treguan: 1) Jasin Mehmeti. 68 vjeç, nga Spatari, refugjat i 1944-ës, banon në Lushnjë. 2) Musa Agush Omeri, 69 vjeç, nga Spatari, refugjat i 1944-ës, banon në Durrës.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 118.