Milan Kundera: Dallime mes rishikimesh

shkrimtar çek i letërsisë çeke dhe frënge (1929-2023)
Content deleted Content added
Joni (diskuto | kontribute)
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 20 shtator 2006 02:38

Milan Kundera (lindur 1 Prill 1929Brno, Çekosllovaki) është një shkrimtar Franko-Çek. Njihet si autor i veprës Lehtësia e padurueshme e të qënit.

Jeta

Kundera jeton në Francë që prej viti 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. AI lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti i mirënjohur, Ludvík Kundera (1891-1971) ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janáček. Babai i mësoi pianon Kunderës që kur ky ishte i ti. Me vonë Kundera studjoi muzikë për njëfare periudhe. Influenca dhe referenca ndaj muzikës mund te gjehen në shumë vepra të Kunderës.

Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta në letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime ai u transferua tek FAkulteti i Filmit i Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua ti ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 ai u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste gjeneratës së të rinjve Çek të cilët se kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të para lufte. Rritja e këtij brezi karakterizohej nga eksperience e fituar nda Lufta e Dyte Botërore dhe okupimi Gjerman. Përvoja e totalitarizmit Gjerman krijoj një vizion bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe për rrjedhoje shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarsoheshin në PArtinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar Çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për "aktivitete kundër partisë". Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstí(Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert (Loja, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956. Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe reformizmi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1968.

Ai e ndau veten nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruajtur në Frëngjisht në Çekisht, dhe lejoi publikimin ose ripublikimin e librave të tij të vjetëen në Republikën Çeke vetën pas 1989.