Ndryshimi mes inspektimeve të "Çamëria"

5 bytes removed ,  8 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në [[greqisht]]) dhe për njësinë administrative. Sipas disa studiuesve, emërtimi ''Çamëri'' vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.
 
Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi [[Sllave|sllav]] dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë)<ref> Popullsi e përzier që kishte humbur rrënjët dhe jetonte sipas traditës fetare lindore</ref>, sipas traditës së ''gjakut'' (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fondamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, [[Skënderbeu]], nga të krishterët pranohet si princ i ''Albanisë'' dhe ''Epirit''.
 
Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më [[1449]], bie nën sundimin e [[Osmanët|osmanëve]]. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen [[Ali Pashë Tepelena]], që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.<ref>[http://books.google.com/books?id=yMkRAAAAYAAJ&pg=PA379&dq=epirus+albanians+date:1860-1870&lr=lang_en&as_brr=0&as_pt=ALLTYPES&hl=en The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art]</ref>
[[ca:Camèria]]
[[de:Çamen]]
[[en:Cham AlbaniansChameria]]
[[hr:Čamerija]]
[[it:Ciamuria]]