Kalaja e Beratit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{coord|40.708|19.945|display=title|format=dms}}
[[Figura:Berat Castle, Albania.JPG|thumb|300px|Kalaja e Beratit]]
'''Kalaja e Beratit''' e ngritur në një kodër 187 [[metri|metra]] të lartë, në të majtë të grykës së [[lumi Osum|lumit Osum]]. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin [[216 p.e.s.]]. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin.