Prokopi i Çezaresë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Për aftësinë që kishte, atë vendosin të merret me punët administrative në administratën perandorake – bizantine, që në atë kohë perandorë ishte Justiniani I, i cili ishte me prejardhje ilire nga Iliria. Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, gr.: Ιουστινιανός zakonisht i njohur si Justiniani I, apo (në Kishën Ortodokse) Shën Justiniani i Madh, lindi në Tauresium, të Ilirisë (rrethi i Shkupit) rreth viteve 482 / 483 dhe vdiq me 13 nëntor apo 14 nëntor, 565 në Konstantinopol. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer në vdekjen e tij, dhe anëtari i dytë i dinastisë justiniane, pas xhaxhit të tij Justinit I.
 
1.1== Jeta e Prekopit==
Në vitin 527, po atë vit që kishte ardhur në pushtet Justiniani I, Prekopi u emërua këshilltarë i lartë politik për çështje juridike dhe u emërua sekretar personal i Belizarit. Ai e ndoqi gjeneralin e famshëm në ekspeditat ushtarake të ndërmarra nëpër shumë vende të botës, si; në Azi, Afrikë, Itali dhe vende të tjera. Kjo i mundëson shumë që të merret me shkrimet historike aq me vlerë.
Gjatë kohës së sundimit të Justinianit (527-565), perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, Afrika dhe Italia u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër arkitektura po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: Haja Sofia në Konstantinopol (Stamboll). Historianët siç ishin Prokopi dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së Herodotit, Thukididit. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe Kodeksi i Justinianit (529) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve 533. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit me ndihmën e këshilltarëve të tij siç ishte Pro
Veprat e Prokopitë janë burime kryesore për historinë e kësaj periudhe, duke u mbështetur në faktin se ai ishte njeri i ditur, dhe kishte njohur të thellë në fushën e historisë, të dhënat e të cilit ishin marr nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Njëkohësisht ai ishte edhe nëpunës kryesor administrativ i perandorisë. Duke marr pjesë nëpër ekspedita të shumta luftarake nëpër shumë vende të botës, Prekopi shkroi tri vepra të njohura; “Historia e luftërave”, “Mbi ndërtimet” dhe “Historia e fshehtë”, që në histori kanë vlera të mëdha.