Prokopi i Çezaresë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 13:
Karakteri i këtyre librave, më tepër i ngjante një kronologjie e të dhënave që i shkroi autori në ngjarjet që i përjetoi edhe vet, por edhe të marra nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Saktësia e viteve dhe pasuria e ngjarjeve të ndodhura gjatë kësaj kohe, Prokopin e renditin në radhën e autorëve dhe historianëve më të shquar antik. Rëndësi të veçanta për këto libra kishte edhe ngjarjet e shkruara nga autori për trojet Ilire dhe ngjarjet që ndodhën në këto treva. Këto vepra na japin njoftime të shumta për krahinat e Ilirisë, si dhe territorin gjeografik, toponimeve të ndryshe, duke cekur edhe emrat e vendeve që kanë një rëndësi të madhe për historinë tonë.
 
== Veprat ==
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Pjesa e Dytë II
2. Veprat e Pokopit
 
Historia e luftërave e Prokopi është e ndarë në tetë libra. Libri i parë dhe dytë iu kanë kushtuar luftës së madhe të Bizantit kundër persëve. Libri i tretë dhe katërt i kushtohet luftërave kundër vandalëve. Libri Pesë, gjashtë dhe shtat i kushtohen tri luftërave kundër gotëve, dhe libri i tetë ishte një plotësim i librave të mëparshme, deri diku si një lloj sinteze e cila doli më vonë. Shtat librat e para dolën në dritë rreth viteve 550, ndërsa libri i tetë përshkruan ngjarjet që ndodhën deri në vitet 554.
Në kapitujt e ndara të këtij libri nëpër renditje, paraqet, rrugëtimin e tij me gjeneralin Bezilarin, që zgjati nëntëdhjetë ditë nëpër Libi, dhe pjesët tjera, nëpër ekspeditat ushtarake të ndërmarra nga Perandoria Bizantine. Përshkruan në mënyrë interesante rrugëtimin prej Gadeirës (qytet në Spanjë) deri në kufirin e Tripolit (qytet në Libi), rrugët nëpër Evropë dhe hapësirat të cilat Prekopi i mate me ditë, psh, shtatëdhjetë e pesë ditë rrugëtim prej shtyllave të Herakliut (shtyllat e Gjelbërtarit) deri ne gjirin Jonë. Me këtë Prekopi, na jep të kuptojmë se këto hapësira, Perandori Justiniani i parë, kishte vënë nën sundim, të gjitha këto pjesë duke vënë nën perandorin bizantine. Paraqet në mënyrë të qartë ndarjen e territoreve, kujt i kishin mbetur për administrim pas tërheqjes nga ai vend, psh; shkruan se mbretit të Lindjes, që trashëgoj hapësirën që zgjatë njëqindenjëzet ditë rrugë, që nga kufijtë e Kyrenës (në Libi) e gjerë në Epidamn (Dyrrahu - Durrës), i takon perandorisë bizantine, të cilin edhe e përcakton me saktësi se në cilat vende ndodhen. Jap sqarime me saktësi për ndarjen territoriale të Perandorisë Romake, që ishin të ndara në dy pjesë, më 395 nga Teodosi i cili ndau perandorin në shtratin e vdekjes dy bijve, Arkadit në Lindje dhe Honorit Perendim. E që, edhe këtë e ndanë në pjesë duke matur me ditë. Përshkruan me qartësi sulmet e vizigotëve, në territorin e taulantëve në kohën e Honorit kur ishte perandor. Po ashtu shkruan për grabitjet që bën ata në territoret që pushtonin, si në Itali dhe territoret Ilire, duke marr të gjithë kapitalin dhe të mirat materiale që kishin ato vende, dhe dërgonin në Gali. Luftërat kundër gotëve që u zhvilluan në territorin e taulantëve, Prokopi e përshkruan në mënyrë të qartë, duke dhënë njohuri edhe për marrëveshjet e zhvilluara midis bizantinëve dhe gotëve në vitin 488 për ta sulmuar ata Perandorin Romake Perëndimore, e cila ishte nda në vitin 395. Përshkruan kalimin nëpër bregdet, nëpër trojet e taulantëve, duke i plaçkitur ato dhe depërtojnë në Itali.
 
2.1. == Historia e Luftërave ==
 
Sulmimin e gotëve të jugut, Justiani e bëri me zbarkimin në Itali në vitin 535. Ushtria e udhëhequr nga Belisari nuk hasi në ndonjë qëndresë deri në Palermo dhe më 31 dhjetor hyri në Sirakuzë. Në pjesën tjetër të kohës ai përparoi përpara me ushtrinë e vet deri në Napol. Romës me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenës me të njëjtën ushtri. Kështu në maj të vitit 540 bizantinët hyjnë në Ravenë. Justiani që kishte për qëllim zbatimin e planit të tij, pranoi një mbretëri të Gotëve të jugut në pjesën veriore të Italisë ashtu që të siguronte këtë pjesë të perandorisë dhe të qëronte hesapet me perandorinë persiane në jug të kufijve. Kjo është ndër shënimet që i shënoj Prokopi që mori pjesë vetë në këto ngjarje.
Line 37 ⟶ 27:
Sikurse gotët ashtu edhe vandalët bënë luftëra të shumta kundër Bizantit, e që, Prokopi i përshkruan në mënyrë të drejtë duke qenë edhe vetë pjesëmarrës në këto luftëra. Përshkruan në mënyrë kronike, ngjarjet që u zhvilluan me vandalët dhe vendet në cilat vende u zhvilluan ato. Emërimet e vendeve të ndryshme të Lindjes, Evropës, dhe vendeve të tjera i tregon në mënyrë të qartë, duke përshkruar një nga një, ku ndodhën dhe sa larg janë njëra me tjetrën, duke matur me ditë rrugëtimi. Për këto ngjarje të rëndësishme që japë Prokopi, vijmë në përfundim, se deri ku ishte territori i Ilirisë në kohën kur ai jetoi.
Luftërat mes vandalëve, gotëve dhe vizigotëve i kushtuan bukur shumë Bizantit, njërën anë me përhapjen e luftërave dhe në anën tjetër depërtimi i sllavëve në Ballkan, kryesisht në territoret Ilire në kohën e Justinianit të Parë.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
3. == Historia e fshehtë ==
Pjesa e Tret III
3. Historia e fshehtë
 
Në këtë libër, Prokopi pasqyron disa nga faktet që i kanë kushtuar shtrenjtë Bizantit. Prokopi në librin “Historia e fshehtë”, perandorin Justinian e paraqet si një tiran, mizor, njeri të pa shpirt, duke e cilësuar si murtajën që bën dëm në njerëz. Ai, shkruan se për të ishte fare lehtë të shkaktoj vdekjen e mijërave njerëzve të pafajshëm me gjakftohtësi. E cilëson si një shkatërrimtar i tmerrshëm i gjërave të mira. Prokopi duke parë politikën dështuese të Justinianit, pas dyndjeve të mëdha barbare dhe shkeljeve të ligjit, vendoset kundër politikës së tij duke u renditur në krye të asaj opozite. Kjo vepër, për dallim prej dy veprave tjera, Justinianin e paraqet si fajtorin kryesor për të gjitha të këqijat që pësoi perandoria gjatë sundimit të tij.
Line 57 ⟶ 37:
 
3.1. == Mbi ndërtimet ==
 
Në librin e Prokopit “Mbi ndërtimet”, mund të mësojmë shumë për kështjellat e ndërtuara në territorin ilir, por edhe në territoret tjera. Ai duke pa rrezikun që iu kanosej nga fiset dhe popujt e ndryshëm, kishte vendosur fortifikata dhe kala të mëdha për t’u mbrojtur nga ata.