[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 8:
 
== Shenja e kryqit ==
 
Kryqin, jo vetëm e nderojmë, e zbukurojmë dhe e vendosim brenda e jashtë kishës, por edhe e mbajmë atë në trupin tonë, në ambientet kudo ku jetojmë, punojmë, studiojmë, udhëtojmë etj. E përdorim Kryqin për bekim, për ndihmë, për shërim shpirti e trupi, për largim të fuqive demoniake dhe në çdo aspekt të jetës sonë të gëzuar apo të hidhëruar. Bëjmë shenjën e tij mbi veten tonë, por edhe i kërkojmë priftërinjve të na bekojnë me të dhe me shenjën e tij.
Bërja e shenjës së Kryqit mbi veten tonë është shprehje shumë e thjeshtë e një lutjeje personale si edhe një dëshmie të besimit tonë të krishterë orthodhoks.
E bëjmë Kryqin për të shoqëruar lutjet tona të përbashkëta në kishë, por edhe lutjet personale në shtëpi, në kishë e kudo që ndodhemi. E bëjmë kur ngrihemi nga gjumi dhe kur biem në gjumë, kur dalim nga shtëpia, kur kalojmë para kishave, kur fillojmë dhe kur mbarojmë aktivitetet tona, para dhe pas ngrënies e pirjes, në çdo lajm dhe situatë: të vështirë, të hidhëruar, të frikësuar, të gëzuar, kohë e pa kohë, kur të duam dhe sa herë të duam. Dita dhe nata e besimtarit fillon dhe mbaron me bërjen e shenjës së Kryqit. [[Skeda:Berja e kryqit.jpg|right|thumb|Berja e kryqit.jpg|190px]]
 
[[Skeda:Berja e kryqit.jpg|right|thumb|Berja e kryqit.jpg|160px]]
Fillimisht, bashkojmë tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë (fig.1), duke pohuar kështu besimin tonë në një Perëndi, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba (fig.1), simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëjmë një pohim simbolik të besimit tonë të krishterë orthodhoks. Pastaj i vendosim tre gishtërinjtë në ballë (fig.2), duke treguar se e duam Perëndinë me të gjithë mendjen tonë dhe se i kushtojmë Atij të gjitha mendimet tona. Pas kësaj i vendosim në bark (fig.3), duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtojmë Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat tona. Së fundi, i sjellim te supet, në fillim tek i djathti (fig.4), pastaj tek i majti (fig 5), duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet yni trupor i përket Atij.
 
Shenjën e Kryqit ta bëjmë saktë, jo mekanikisht, jo me nxitim, por me ndjenjë, me shpresëtari, me frymë lutëse dhe pa ndrojtje.
Për t’i shijuar të gjitha këto fuqi, hire, dhurata e bekime të Kryqit duhet që ne të kemi: besim të gjallë te Jisu Krishti, përulësi, të pastrojmë veten tonë nga mëkatet.