Dhimitër Tutulani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 19:
Ai u kthye në vendlindje dhe çeli zyrën e avokatisë, ku punoi si avokat. U martua me Marie Nova nga lagja Kala, e cila solli në jetë tre fëmijët e tij, djalin, Milto, dhe dy vajza.
 
Dhimitër Tutulani u bashkua me qarqet intelektuale më të spikatura në ato vite në Berat, ndër të cilët mësuesi [[Babë Dudë Karbunara|Jorgji (Dudë) Karbunara]], Sulo Resuli, [[Llambi Goxhomani]], Jorgji Manushi, Nyzhet Vrioni. I përfshirë në këtë mjedis patriotësh, Dhimitër Tutulani mori pjesë në lëvizjet patriotike antiosmane, zhvilluar në 10 vjeçarin e parë të shekullit XX, sidomos në vitet 1908-1912.
Në 22 dhjetor 1908 u çel Klubi shqiptar i Beratit “Bashkimi”, një qendër kulturore ku mblidheshin qytetarë patriotë nga shtresa të ndryshme sociale, të cilët nën pektun e kulturës zhvillonin aktivitete për formatimin e një lëvizje patriotike, në të cilën nuk kishte si të mos përfshihej dhe Dhimitër Tutulani.
Shumë shpejt, ai u bë një zë i fuqishëm që arsyetonte idetë me veprimet dhe elokuencën si avokat në mbrojtje të shtresave më të varfëra. Në vitet 1908-1912, në nahijen e Beratit u ngritën disa çeta të armatosura në mbështetje të të drejtave kombëtare në Shpirag, Skrapar, Gllavë, etj. Në 1911 u krijua në Berat Komiteti i Shqiptarëve për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare, e drejtuar nga Pleqësia Këshillonjëse, ndërsa në 23 korrik 1912 u mblodh Kuvendi i Sinjës, që doli me kërkesa politike, pasi Memorandumi i Sinjës kërkonte autonominë e Shqipërisë.