Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lerriklo. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

A muna met nimu me Leter shtetësie?--Kurreshtja 4 Janar 2010 04:26 (CET)

Fshatrat e shqiperise Redakto

Nese jeni nga shqiperia dhe njihni mire emertimin legjitim (shteterore) te vendbanimeve atehere do te benit shume mire te i rregullonit emrat e vendbanimeve ne shqiperi.
Une kam rregulluar vendbanimet duke plotesuar projektin: http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Ndarja_administrative_-_Shqip%C3%ABria
Kurse te dhenat kam marre nga keto dy lidhje interneti:
Pershendetje Puntori 18 Prill 2010 16:42 (CEST)

Hysen Bej Vrioni Redakto

I nderruar perdorues,

Shikoj qe keni kryer ndryshime ne artikullin Hysen Bej Vrioni, duke e percjelle kete te fundit nen emrin Hysen Vrioni. Ky artikull, gjithe sikurse artikujt per anetaret e kesaj familjeje, jane formuluar dhe monitorohen nga historiane te çertifikuar dhe nga nje pjestar i kesaj familjeje, i cili eshte po ashtu historian i çertifikuar.

Faktet e percjelle neper keta artikuj jane te referencuar historikisht dhe nderhyrjet, qofshin keto edhe dashamirese, nuk e ndihmojne komunikimin faktik rreth kesaj familjeje me emrin e se ciles eshte abuzuar shume gjate. Do t'ju lutesha, kryesisht per kete aryse, qe te mos beni me nderhyrje direkte ne keta artikuj pa u konsultuar me pare me mua.

Kini parasysh se titulli Bej nuk eshte vene per te treguar se personi vjen nga familje e madhe, gje qe eshet e vertete, POR sepse ky eshet meri i plote i personit. Pra, titulli eshte PJESE e emrit.

Ju falenderoj per mirekuptimin.

Parisienne Rive Gauche

Emri orgjinal Redakto

Përshëndetje Lerriklo

Artikulli ku do të jetë përmbajtja duhet të jetë nën titullin orgjinal, ndërsa me emrat shqipues mund të bëhet lidhje për te artikulli me emër orgjinal. Vërejtja është për artikullin New Delhi--Liridon 14 Shtator 2010 20:32 (CEST)

Afrika jugore Redakto

Me shkrojna të mëdha i shkruajmë emrat origjinalë në gjuhën zyrtare të shtetit përkatës kurse emrin shqip më poshtë --Cradel 31 Janar 2011 00:23 (CET)

Fillimisht ju kërkoj falje nëse jeni ndier i fyer në ndojnë mënyrë. Qëllmi im ishte thjesht t'ju imformoj rreth "zakoneve" këtu në Wikipedia shqip, të cilat ndoshta pa të drejtë i quajta rregulla. Në fakt këtu ende nuk i kemi (apo nuk i kemi përkthyer, sepse shumica vijnë drejt nga wiki anglisht) të gjitha rregullat por shumica e artikujve i ndjekin disa rregulla të pashkruara. Çështja është se sigurisht pjesa më e madhe e artikujve për shtetet (në wiki shqip) e kanë emrin origjinal si të parin në listë dhe nuk më duket e kuptimtë të ndryshohet vetëm njëra. Sigurisht që mund të hapësh një diskutim për këtë çështje tek Kuvendi për ta ndryshuar këtë zakon, megjithatë nuk do të të pengoj edhe nëse dëshiron ndryshimin e vetëm këtij artikulli (meqë nuk ka ndonjë rregull). Redaktim të këndshëm --Cradel 31 Janar 2011 23:28 (CET)

Fshatrat e Shqipërisë Redakto

Tungjatjeta,

pash që ti krijove disa artikuj mbi fshatra në Shqipëri (edhe është shumë mirë që i bën), por sipas Rregullat e Wikipediës është e nevojshme që t'i kategorizojm artikujt. D.m.th. herët tjera shtoje këtë në fund të artikullit: [[Kategoria:Fshatra në Shqipëri]] --Tfts · diskuto 29 maj 2011 22:07 (CEST)Reply

 
Të lutem mos krijo artikuj të reja mbi Komunat e Shqipërisë, lista është e plotë. Ti vetëm mund t'i redaktosh. Kur i don me zhvendosur artikujt (shiko foton), kliko aty djathas nga ylli ke shigjenta pastaj shtyp Zhvendose. --Tfts · diskuto 10 qershor 2011 16:43 (CEST)Reply

Lista e shteteve Redakto

Pershendetje Lerriklo,

ne si uikipedian s'mund te shpikim emrat e shteteve te botes, kete pune e ka dega Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike e akademise te shkencave te shqiperise. une i çova atyne nje imejl ku i kerkova nje liste e plote e shteteve (si kjo) te botes ne shqip me gjithe kryeqytetin, emrin të gjate (zyrtar), emrin e popullit dhe emrin ne kater rasat te tjera (rasa gjinore, rasa dhanore, rasa kallzore dhe rasa rrjedhore). te lutem mos i prek me emrat sepse e pres pergjigjjen akoma. -- Tëfcí [kontaktohu] 5 janar 2012 15:19 (CET)Reply

I nderuar Tëfci, Keni shumë të drejtë kur thoni që ne si uikipedianë s'mund të shpikim emrat e shteteve të botës. Nëqoftëse mendoni se dikush e ka bërë këtë gjë, do të ishte mirë ta shoqëronit me shembuj. Gjithashtu unë nuk mendoj që është punë e Akademisë së Shkencave të shpikë emrat e shteteve të botës, ajo vetëm përcakton se si duhen shkruar dhe shqiptuar ato në gjuhën shqipe. Është për tu përshëndetur veprimi juaj për t'ju drejtuar Akademisë së Shkencave për këtë çështje, por unë mendoj që nuk është e drejtë që të pengohen të tjerët për të kontribuar në këtë artikull derisa të vijë një përgjigje për ju nga ASH-ve, kur kontributi i tyre nuk shkel rregullat Uikipedisë. Ata që dëshirojnë të përmirësojnë Uikipedinë duhet të inkurajohen dhe jo të diskurajohen. Me respekt --Lerriklo 6 Janar 2012 22:45 (UTC)
O Lerrik, shtete të largta që s'i përdor emrin asnjë shqiptar në të folmen e përditshme dhe kur e përdor e thuan lëmsh sepse s'ka një përcaktim të rregullt dhe zyrtar. Prandaj. Këtu tani hynë ASH-ja në punë për të sqartuar çështjen, ktu s'jam dakord me ty. Dhe kurajon apo vullnetin e kam, por le të zëmë që filloj me zgjërimin me artikuj të lidhura me Panamën (trajta e shquar: Panama), do ta përmend mijëra herë në artikuj, në kategoritë, në stampa. Nësë del një ditë që jo trajta e shquar është 'Panama', por është trajta e pashquar quhet 'Panama' dhe trajta e shquar është Panamaja, dmth që kemi bërë gabime fatale ose le te themi të bezdisshme, sepse kemi për t'i ndryshuar emrin e Panamasë në çdo artikull, stampë, kategori, etj. Unë i pyejta që të kemi një gjë zyrtare, një standart, një gjë e besueshme. -- Tëfcí [kontaktohu] 8 janar 2012 02:06 (CET)Reply

Përshëndetje Lerriklo,

Kam krijuar stampën Provincat e Italisë. Në qoftë se krijon një artikull të ri nga provincat mund ta shtosh edhe tek kjo stampë në mënyrë qe pas ndonje fare kohe kjo stampe te vihet ne perdorim ne çdo artikull province. -  Euriditi  22 shkurt 2012 17:21 (CET)Reply

Sicilia Redakto

Përshëndetje Lerriklo. Unë shoh se në fjalorët e tanishme të gjuhën shqipe standarde, duhet të përdoret drejtshkrimi Sicilia e jo Siçilia.

Falemnderit.

--AXRL 23 shkurt 2012 02:11 (CET)Reply

Kategoria Superiore Redakto

Pershendetje Lerriklo, Falemnderit per kontributin tuaj ne formacionet e ekipeve kampione ne kategorine superiore. I hodha nje sy editimit tuaj por sugjeroj se keto formacione mund te duken me mire nese vendosen pak me poshte listes se ekipeve kampione. Lutem, pasi te keni plotesuar komplet formacionet per te 73 sezonet e kategorise superiore, shtojini ne faqe fill poshte listes se fituesve dhe ne du tjua aprovojme menjehere. Falemnderit ne perparesi! --Fjorilda09 (diskutimet) 29 maj 2012 22:39 (CEST)Reply

Sali Berisha Redakto

Përshëndetje Lerriklo,

Vendosa stampën joref, te faqja e S. Berishën, sepse by referenca nga i njëjti burim nuk janë në balancë as me përmbajtjen e artikullit as me kërkesat që ka wikipedia për artikuj të tillë që mund të konsiderohen të njëanshëm. Është mirë t'i respektojmë qeveritarët tanë në pushtet nga cilado parti që vijnë, por është detyra jonë si wikipidianë të jemi të paanshëm në punën tonë, e mbi të gjitha të gjejmë referenca të besueshme, nga burime të paanshme, për çdo fjali që shkruajmë. Kjo veçanërisht kur bëhet fjalë për një kryeministër shteti. Pra ju lutem mundohu të gjesh referenca nga shtypi i printuar apo nga ai digjital për të mbështetur fjalitë e tua. Jam e ndërgjegjshme se shume artikuj të kësaj natyre nuk i përmbushin këto kushte, por po të punojmë me wikipedia-n në mendje një gjë e tillë do të arrihet shpejt. Te kërkoj ndjesë për ketë kërkesë.--Tiranaere (diskutimet) 19 gusht 2012 04:37 (CEST)Reply

Importimi automatik i artikujve Redakto

Mirëmbrëma Lerriko,

Dëshiroj të të përgëzoj për kontributin tuaj në Wikipedia. Duke parë se jeni aktiv në shtimin e artikujve me temë nga venbanimet italiane mendova se do të të interesonte projekti Importimi automatik i artikujve. Eshte nje menyre e re per shtimin e artikujve. Shtimi i artikujve funksionon kështu:

  1. Shkarkohet databaza e artikujve nga (në këtë rast nga wikipedia italiane).
  2. Përpunohet dhe përshtatet në shqip.
  3. Shtohen artikujt automatikisht duke përdorur robot.

Në qoftë se dëshiron te maresh pjese hidhi nje sy projektit dhe mënyres se si janë shtuar rreth 800 artikuj te cilet jane ne faze eksperimentale. Shtimi i artikujve me teme nga vendbanimet italiane do te ishte nje hap i madh, pasi behet fjale per rreth 10.000 artikuj. -- Euriditi  14 nëntor 2012 22:07 (CET)Reply

A eshte e kollajte edhe per dike qe nuk merr vesht nga informatika! Une do te mundohesha per ndonje vend tjeter!--Summer nights dreams (diskutimet) 14 nëntor 2012 22:11 (CET)Reply

Kontrolla e cilësisë Redakto

 

Pershendetje Lerriklo,

Tashmë ti je Kontrollues. Për më shumë informacion shiko tek Wikipedia:Kuvendi (seksionin Vandalism on sq.wikipedia ose Flagged Revisions). Për pyetje rreth privilegjeve të reja më pyet edhe ma. Përdori me përgjegjshmëri këto privilegje. Një punë të mbarë.-- Euriditi  8 dhjetor 2012 12:56 (CET)Reply

paneli Redakto

Pershendetje Lerriklo! Me vjen mire qe u regjistrove tek paneli. Tani jemi ne fazen ku duhet te ndajme detyrat. Mund te zgjedhesh cilendo detyre qe deshron (Artikulli i javes, A e dini se, Foografia e dites, Lajmet). Une kam zgjedhur Artikullin e javes por ne qofte se e deshiron kete detyre ti mund ta zgjedhesh. -- Euriditi  26 dhjetor 2012 13:00 (CET)Reply

Falemnderit  Euriditi . Do të më pëlqente të rifreskoja Fotografinë e Ditës nëse edhe ju jeni dakord --Lerriklo 26 dhjetor 2012 13:15 (CET)Reply
Shume mire Lerriklo, sigursisht qe jam dakord. Tani do te thjeshtezoj edhe disa gjera tek paneli ne menyre qe ti shtosh sa me lehte. -- Euriditi  26 dhjetor 2012 17:27 (CET)Reply

Edi Rama Redakto

Pershendetje Lerriklo,

Desha te te listoj disa probleme me perditesimet qe keni bere tek faqja e Edi Rames:

Aneta Rama (Koleka) motra e Spiro Kolekës një prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të diktatorit komunist Enver Hoxha. – nuk eshte e vertete dhe nuk mbeshtetet me asnje burim/citim.

Ai ishte popullor kur u zgjodh për herë të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës por me kalimin e viteve popullariteti i tij ra në mënyrë të theksuar – Mjafton të shohesh të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kuptuar që kjo është e pavërtetë. Në 2003, në zgjedhjen e tij të dytë Edi Rama mori më shumë vota se në 2000, dhe në 2007 mori akoma më shumë vota se në 2003, ndërkohë që diferenca me rivalët erdhi duke u thelluar nga zgjedhjet në zgjedhje.

Edi Rama fajësoi për këto botime ish krytarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. – Nuk është e vërtetë dhe e pambështetur me burim/citim. Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën për fotot.

Lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta që u pasuan nga një gjyq i shëmtuar në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë – Ku është burimi I iformacionit për “gjyqin e shëmtuar”? Këto janë thjesht akuza që janë bërë nga Partia Demokratike, dhe për hir të saktësisë së faqes kjo duhet vënë në dukje.

Pas një grindjeje të fortë tek restorant Piaca, marrëdhëniet e tyre përfunduan pa vënë kurorë në fund të vitit 2006. – Nuk ka burim/citim. Eshte thjesht një akuzë e bërë nga Partia Demokratike.

Marrëdhëniet e Edi Ramës me Lindita Bashën (Xhillari) kanë filluar në fillim të viteve 2000 kur ajo ishte ende e martuar. – Eshtë e pambështetur me burime/citime dhe për më tepër tendencioze. Vetë Linda Rama në një intervistë në TopStory e ka saktësuar që janë njohur rreth vitit 2005.

Te lutem shikoji pak keto probleme qe kam konstatuar une.

Faleminderit

Pershendetje Lerriklo,
Nuk dua te fajsoj asnjerin per disa redaktime, por keshtu nuk shkon. Nese nje perdorues shton informata ne nje artikull te caktuar ( ne kete rast Edi Rama), duhet te ket referenca. Sado pa eksperience te kete nese ka burime te besueshme informatat pranohen. Nese Ti Un ose dhe redaktues te tjere nuk jane dakord, ose mendojn se keto te dhena duhen ose jo, jane te sakta ose jo, atehere hapet diskutim i vecante, votohet dhe zgjidhet problemi. Njeri i heq te dhenat, tjetri i vendos perseri ato. Wikipedia ka plot artikuj tjere ku duhet ndihma juaj. Pune te mbare.--Liridon (diskutimet) 11 shkurt 2013 19:38 (CET)Reply
I nderuar Liridon,
Nuk e kuptoj se çfarë doni të thoni me rreshtat e mësipërm sepse shkruani diçka të përgjithëshme dhe asgjë konkrete. Meqënëse ju nuk e bëni këtë gjë atëherë po e bëj unë. Një person pa emër ka bërë disa vërejtje më sipër lidhur me artikullin Edi Rama. Unë i lexova me vëmendje vërejtjet dhe bëra ndryshimet e duhura. Psh. 1) Personi më sipër bën vërejtje se Lindita Rama ose Linda siç e quan ai(ose ajo) është njohur me Edi Ramën në vitin 2005 dhe jo në fillim të viteve 2000. Unë bëra ndryshimin dhe e ndryshova duke e vënë "në mes të viteve 2000" që i takon vitit 2005. (Nuk e kuptoj çfarë ju shqetëson në këtë rast.) 2)Personi i mësipërm me të drejtë bën vërejtjen se shprehja "Pas një grindje të fortë tek restorant Piaca" nuk ka burim citimi dhe unë e hoqa këtë shprehje. (Nuk e di i nderuar Liridon se çfarë ju shqetëson juve edhe në këtë rast.) 3) Personi i mësipërm bën vërejtjen se shprehja "gjyq i shëmtuar" nuk ka burim informacioni. Unë e gjykova të drejtë këtë vërejtje dhe e hoqa këtë shprehje duke e zëvendësuar me shprehjen "gjyq ndarjeje". (Përsëri nuk e kuptoj se çfarë ju ka shqetësuar në këtë rast gjithashtu.) 4)Personi i mësipërm bën vërejtjen se shprehja "Edi Rama fajësoi për këto botime ish kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano." nuk ka burim citimi. Unë e hoqa këtë shprehje dhe e zëvendësova me një citim nga libri i Edi Ramës "Kurban" ku thotë: "E kam një ide sesi është përzier në këtë histori një politikan shumë i interesuar për humbjen time në ato zgjedhje" (Nuk e kuptoj edhe në këtë rast se çfare ju ka shqetësuar) 5)Personi i mësipërm nuk është dakord që popullariteti i Ramës ishte në rënie. Unë pashë rezulatet e KQZ-së në faqen e internetit të KQZ-së dhe vura përqindjet e votave dhe burimin e informacionit. ( Nuk e di se çfarë nuk ju pëlqen në këtë rast.) Unë i pranova vërejtjet me qetësi dhe jo me kokëfortësi dhe bëra ndryshimet e duhura duke vendosur burime citimi zyrtare të cilat u hoqën në mënyrë brutale nga një redaktues i paregjistruar (80.78.67.130 ) dhe më vonë citimet nga dokumentet zyrtare të OSBE-ODHIR u zëvendësuan nga chloe2006 me citime të gazetave dhe Televizioneve të njëanshme shqiptare si gazeta Shqip dhe Top Channel dhe që u shqyrtua nga ju. Do të ishte mirë që para se të bënit vërejtje të kishit lexuar vërejtjet e personit të mësipërm dhe ndryshimet e mia.
Me dashamirësi ~~ Lerriklo 11 shkurt 2013 1:38 (CET)


Faleminderit Liridon,

Pergjigje per Lerroklo -

I dashur Lerriklo,

Si ne cdo gje tjeter edhe ketu ka disa kendveshrtime, pro dhe kunder Edi Rames. Por problemi yt nuk eshte ky. Problemi eshte qe 1. Une jam perdorues i regjistruar, qe me jep mua te njejtat te drejta si dhe ty per te komentuar ne kete faqe: per te redaktuar dhe shtuar informacion, persa kohe i permbahem rregullave. 2. Eshte nje nga rregullat e Wikipedias qe informacioni i publikuar, te mbeshtetet me referenca, gje qe ti nuk e ke bere derime tani per shume nga pjeset, sidomos te jetes personale te Edi Rames, duke perfshire aty informacione qe nuk e mbeshtet ne asnje lloj burimi. 3. Informacionet qe une kam shtuar ne cdo rast kane qene te mbeshtetura ne referenca serioze, sic eshte p.shh. raporti i OSBE/ODIHR dhe jane hequr prej teje pa asnje shpjegim dhe zevendesuar me informacione shume te njeanshme.

Ky ishte edhe problemi qe u raportua tek administratori.

Eshte parimi baze i Wikipedias qe te lejoje pasqyrimin e te gjitha aneve te nje ceshtejeje. Dhe respektimi i ketij parimi eshte minimumi i asaj qe une pres nga ti dhe qe ti duhet te presesh nga une.

Pune te mbare, Chloe

I nderuar Lerriklo
Me vjen keq qe e ke marr aq personale me mua, pasi un as nuk kam ndonje anim per ndonje parti te shqiperise, pasi jetoj ne Maqedoni. Ashtu sic the qe un fola pergjithshem, dhe perseri jam neutral dhe i pergjithshem. Problemi eshte se me jane ankuar disa perdorues, nje here Toniart2009, pastaj edhe Chloe2006 . Dhe une nuk thash gje tjeter perveq se nese keni mosmarrveshje, nje here njeri ndryshon, heren tjeter tjetri, ju vetem humbni kohe me nje artikull. Ju thashe se duhet te hapni diskutim te vecante dhe hidhni ne diskutim. --Liridon (diskutimet)
Përshëndetje së pari! Po futem edhe unë në këtë diskutim, sepse kam diçka për të thënë. E pash faqen mbi Edi Ramën, po ashu pash edhe kritikën e bërë nga Chlor. Faqja ka disa togfjalësha që duket se janë opinione personale. Pra ka vend për përmirësime. Ajo që më bën mua të futem në debat është orientimi i "kritikave" në një drejtim të vetëm. Tani, a e kani parë se këto dy muajtë e fundit, të paktën sa herë jam futur unë këtu, në ballinë ka patur gjithnjë artikuj mbi Enver Hoxhën? Po? Po vallë, Chloes a nuk i lind ndonjë kritikë në këtë rast? Apo ndonjë dëshirë e mirë për të shtuar referencat, nëse ato që janë shkruar mund të mbështeten në referenca?
Puna këtu është e pamundur, kryesisht për arsye procedurale. Pastaj pjesa më e madhe e artikujve janë pa citime e të pa strukturuar mirë. S'ke nga t'i afillosh më parë. Sa për rastin në fjalë, Chloe-ja nëse mendon se ka referenca për ato që pretendon bujrum tÇi sjelli, e të hapi diskutim në faqen përkatëse Edi Rama. Atje mund të shqyrtoheshin referencat e më pas të gjykohej. Po atje nuk ka asnjë diskutim. Chloe-ja ka vepruar siç i thonë fjalës si skuth, të paktën nga sa shof këtu, duke u ankuar direkt. Kjo nuk shkon. Pra Chloe nuk mund të pretendoj të rrëzoj disa pjesë (edhe pse pa referenca) po pa referenca. Bëhet një lojë e poshtër pastaj. Ju, lutem shikojeni komentin tim, në totalitetin e tij. Punë të mbarë! -- Mr. Pseudo diskuto 25 shkurt 2013 01:38 (CET)Reply
Përgjigje përdoruesit Mr. Pseudo : Më lejo të të përgjigjem unë me pak fjalë për pretendimet e tua mbi cilësinë e artikujve, pa marrë parasysh se të çfarë lloji janë ato. Pikësëpari kushdo, pra edhe ti, mund të kontribojë suksesshëm në projekt, duke pasur parasysh që ne të gjithë nisemi nga parimi i bashkëpunimit të mirë me njëri-tjetrin dhe jo anasjelltas. Pasi vura re dhe redaktimet e tua të fundit mund të konstatoj se kontributi yt, pa patur qëllim të nënvlerësoj vullnetin që ti po tregon, nuk ndihmon sa duhet në bashkëpunimin midis nesh. Që të mundohem të bind për këtë po të sjell disa raste konkrete. Ti pretendon më sipër se: "Faqja ka disa togfjalësha që duket se janë opinione personale" dhe se "ka vend për përmirësime". Unë nga përvoja ime po të them se këtu në sq.wiki të gjitha artikujt pa përjashtim kanë nevojë për përmirësim. A je i zoti ta bësh një gjë të tillë? Unë të them me bindje: "Kurrsesi". Kryesorja sepse ti je vetëm "një" dhe e dyta sepse pikëpamjet dhe botëkuptimi yt nuk përfaqson mendimin tonë të përbashkët për aspekte të ndryshme, qofshin ato dhe politike. Referencat që ti pretendon se janë të gabuara ose mungojnë mund të diskutohen tek faqja e diskutimit. Ato referenca të cilat sipas pretendimeve të tua përmbajnë pikëpamje ose opinione personale mund t'i shqyrtojmë dhe po qe se ke të drejtë i ndryshojmë. Pse duhet të "kritikosh" nëpër faqe personale për një gjë kaq të thjeshtë? Ti e ke ndryshuar artikullin mbi Kristaq Ramën] dhe ke vendosur referencat e tua të marra nga interneti, referenca këto që nuk mund të pranohen si burime të sigurta të informacionit. Me artikuj gazetash dhe faqe në PDF-format duhet bërë shumë kujdes, sidomos kur ato nuk përmbajnë as edhe emrin e autorit. Që redaktime të tilla njëkohë do të rikthehen, për këtë të jesh mëse i sigurtë. A e di ti se gazetat që i shërbejnë një krahu apo forcë politike nuk e kanë vendin në artikujt enciklopedikë të Wikipedias, por për njërën apo tjetrën arësye (kjo e jotja kuptohet thjeshtë) ato "futen pa kuptuar", deri sa i vjen dita dhe flaken në kosh të plehërave nga administratorë të vëmendshëm? Ty të vret syrin dalja në faqen kryesore të figurës më të shquar të popullit shqiptar (shqiptar të thash!) në gjysëmshekullin e kaluar? A e di ti se çdo shqiptar (shqiptar të thash!) i nderuar dhe me sadopak kulturë civile, di të ruajë respektin, di të nderojë ato personalitete të shquara, që me rolin e tyre kanë bërë të mundur ndryshime rrënjësore në zhvillimin e një vendi dikur shumë të prapambetur dhe pa arësim. Kushdo do të kishte interes të lexonte diçka, për të krijuar një ide të saktë mbi atë se kush ishte me të vertetë i ashtuquajturi dhe i shumëpërfoluri "diktator". A e di ti se sa ishte gjallë i tërë populli (pa përjashtim, bile edhe nga ata që vuanin nëpër internime) e donin dhe e respektonin si burrë shteti? E respektonin me të drejtë se u hapi sytë, u dhe shkolla falas, i ofroi shërbim mjeksor falas, i solli dritën dhe në skajin më verior ku s'njihnin gjë tjetër përveç kandilit me vaj e sa e sa të tjera. Lexo që të mësosh më shumë! Ti kërkon të bësh përmirësime? Bëji, askush nuk të ka ndaluar! Pse duhet të debatosh këtu për këtë? Bë vetëm kujdes me ato që shkruan, të rekomandoj të depolitizohesh disi nqs. kërkon me të vërtetë të bashkëpunosh ndershmërisht. Lëri njerëzit të qetë në punën e tyre, hiq dorë nga ngacmimet e tua, se ato janë krejtësisht të padobishme këtu. Përshëndetje dhe punë të mbarë. Babagjysh (diskutimet) 25 shkurt 2013 14:38 (CET)Reply
Diskutimi mbi Kristaq Rama do të bëhet tek faqja përkatëse ose tek Kuvendi. Tashmë unë e kam hapur diskutimin, Pres argumentat tuaja. Dhe argumenti zotëri nuk varet nga numri i robve që e mbrojnë. Referencat janë nga shkrime gazetash. Nuk kishte vetem një referencë. Kishte disa, në njërën prej të cilave ndodhej edhe dokumenti përkatës. Diskutimi i mëtejshëm tek vendi.
Se çfarë mendon ti për Enver Hoxhën ësthë një gjë. Se çfarë do të të kalosh si të vërtetë këtu është tjetër gjë. Se si ka qenë e shifet e vërteta është prapër tjetër gjë. Nuk kam ndërmend të bëj diskutime këtu. Me llogjikën tënde, i bie që unë apo ndonjë administrator që ka fuqi të fshijë 99% të të gjithë kësaj vikipedie. Kjo nuk ndodh. Prandaj të sugjeroj ty e Euriditit të mos veprojë me forcë. Unë nuk e kam problem të largohem. Asfare. Bëra një redaktim në wikin anglisht dhe redaktim u pranua direkt, pa kontroll. Kishte referencën përkatëse. Ndërsa këtu jam peng i 300 redaktimeve.
S'ka fare për politizim këtu. Ato ishin artikuj gazetash. Nëse të pëlqejnë ty apo jo, s'ka fare rëndësi. Gazetat, shtypi, është një organ i besueshëm, sepse me aq sa kam parë citohet vazhdimisht ngado, edhe në vikit e huaja. Tani ça pret ti që Zëri i Popullit të flasi mbi krimet e komunizmit? Mos u bëj qesharak. Kaq. Unë nuk i përsëris dy herë ato që them.
Ftoj të gjithë ata qëë lexojnë të japin mendimin e tyre. Dhe opinioni i dhënë nuk ka asnjë rëndësi numerike por faktike. Nëse nuk është i faktueshëm, për sa mëpërket mua, dhe wikipedias, nuk vlen një grosh, edhe sikur ta mbështesin 100 Babagjysha. Shëndet!
Më vjen keq për ty se nuk paske mësuar akoma ta përmbash sadopak veten. Të këshilloj që herë tjetër të ftillohesh disi përpara se të marrësh guximin për të shkruajtur diçka. Sa për dijeni: Këtu je në "truall shqiptar" dhe jo në '"truall ang.lesh". Këtu vlejnë rregullat e këtij projekti, po qe se dëshiron të bashkëpunosh si njeri rri e mos u anko si fëmijë. Nqs. je mësuar të futësh kudo lidhje që synojnë përçarje midis Wikipedianëve, po të them se nuk do ta kesh të lehtë, kjo edhe sikur ti t'na përsërisësh gjepura orë e minut. Wiki-shqip nuk është një akumulator lidhjesh gazetash, apo shkresash të pavërtetuara e pa autor. Kush ta tha ty more se gazetat na qenkan organ i besueshëm? Zotrote jetokërke akoma në botën e çudirave më duket. Ti që kërkon t'na hapësh horizontin neve njerëzve që kemi një jetë që lexojnë dhe shkruajmë? Gazetat që na ke servirur zotrote dihen nga gjithkush se kujt i përkasin dhe nga kush financohen e sponsorizohen. Mund të shkosh dhe t'i reklamosh ato në vend tjetër pshm. nëpër forume nqs. ke dëshirë. Nqs. ty të kanë urdhëruar të futësh hundët e tua këtu, atëhere do të na detyrosh të hulumtojmë disi për të gjetur se kujt i shërben. Populli thotë: Veri gishtin kokës dhe ftillohu. Shëndet Babagjysh (diskutimet) 25 shkurt 2013 19:17 (CET)Reply

Bashkëpunim... Redakto

Di se ti je një kontrollor, kështu po të kërkoj të shohësh dhe të aprovosh përmirësimet e bëra nga unë tek Kristaq Rama. Shtova disa fakte me referenca. Faleminderit! -- Mr. Pseudo diskuto 25 shkurt 2013 11:45 (CET)Reply

Humor Redakto

Për pak humor, për nja dy të qeshura, ju këshilloj të ndiqni komentet e Babagjyshit të Vitiriut -që ka ardhur me vonesë, se jemi në Shkurt- tek Kuvendi dhe tek faqja e diskutimit të Kristaq Rama. Me sa duket më ka bërë "biografinë" si një sigurims konumist, ju nou: as in dhi old tajms, se kot nuk thonë ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron. Me respekt! -- Mr. Pseudo diskuto 26 shkurt 2013 23:33 (CET)Reply

Admin time Redakto

Lerriklo, per sa kohe qe Euriditi s'do i japi nje cike pushim atij qe ofendon papushim, rregullat do ngelen ne leter. Duhet dore e forte me ata qe shijne ne leme: as neper forume nuk shajne njerezit keshtu. Prandaj sqwiki eshte wiki me e dobet ne Ballkan, se u lejohet disave te shajne sikur s'ka asnje problem. Nje admin serioz bllokon IP-ne per 1 muaj kur ka budalleqe te tilla. Tetovo boy (diskutimet) 16 mars 2013 06:20 (CET)Reply

Dekorate Redakto

  Dekorate per Merita Kombetare
Per shkrimin e Zgjidhjeve te konfliktit, Mirësjelljes, dhe Pesë shtyllave dhe gjithashtu per mirembajtjen e Fotografisë së ditës. Faleminderit per kontributin tend te vyer! Tetovo boy (talk) 11:27, 21 March 2013 (UTC)

Article requests Redakto

Hi! Do you do article requests in Albanian?

If so, there is an American city called en:Hamtramck, Michigan. It has a large Albnian population. The public school system, en:Hamtramck Public Schools, has a significant number of Albanian-speaking students. Are you interested in writing Albanian language stubs on these subjects?

Thank you WhisperToMe (diskutimet) 8 nëntor 2013 14:59 (CET)Reply

Hello! Could you translate an article about boycott of Russian goods in Ukraine for the Albanian Wikipedia? Thanks for the help. --Trydence (diskutimet) 16 Tetor 2014 15:45 (CEST)

Thanks for translation!--Trydence (diskutimet) 23 Nëntor 2014 02:27 (CET)

Translate please this phrases for article:

  • Flash mob in a Kyiv supermarket on March 15, 2014
  • Activists display a banner urging a boycott of Russian gasoline on May 29, 2014
  • Boycott campaign stickers used to write "ПТН ХЛО" (abbreviation of "Putin khuilo!") in Brovary. June 22, 2014
  • External links
  • Official page of campaign on Facebook
  • Official Facebook page of Russian cinema boycott campaign
  • Site of activists
  • Sources
  • References to the news media about the boycott of Russian goods
  • in Ukrainian (about language)
  • in Russian (about language)
  • in English (about language)

--Trydence (diskutimet) 23 Nëntor 2014 02:55 (CET)

Kam nevojë për asistencë me ndryshimin të kutisë: Infobox vendbanim Redakto

Lerriklo, unë kam parë shumë nga puna juaj me cilësi të lartë në për kutinë Stampa:Infobox vendbanim. A është e mundur për të shtuar disa kategori (Krahina etnografike/gjeografike dhe Famullia) mëtepër në Infobox dhe të jenë aktive (i kam shtuar kategoritë, por ato nuk punojnë mbi kutitë në wikipedia shqip) ? (Resnjari (diskutimet) 22 Nëntor 2014 07:59 (CET))

Resnjari,
Mund të më thoni konkretisht në cilat kuti nuk punojnë kategoritë që ju përmendni?
Lerriklo 23 nëntor 2013 21:55 (CET)Reply

Njoftim për kandidim Redakto

I nderuar Lerriklo, po ju njoftoj se kam vendosur kandidimin tim për administrues. Kur të mundeni, jeni të lutur t'i hidhni një sy aktivitetit tim dhe të votoni në seksionin përkatës në këtë faqe këtu.-- Mr. Pseudo diskuto 8 mars 2015 00:30 (CET)Reply

Jo materiale te kopjuara Redakto

Tek Mitrush Kuteli ke postuar material te kopjuar. Them se duhet ta largosh vete pa nderhyre une. Flm.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 21 prill 2015 13:20 (CEST)Reply

Po e largoj vetë. Mos posto më materiale të kopjuara. Respekto normat e wikit.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 21 prill 2015 13:23 (CEST)Reply

Nëse mundesh... Redakto

Ç'kemi i nderuar! Sipas mundësisë, eksperiencës dhe më e rëndësishme dëshirës, do të doja të propozoja mbase mundesh të përmirësosh disa stampa (infobox) si këto këtu: Stampa:Infobox. Në veçanti disa prej tyre janë modele/versione të vjetra, të cilave u mungojnë disa fusha/variabla... Ndërsa kjo Stampa:Kartela kompani duhet përkthyer. Nuk është se nuk di t'i ndreq... (jam tip që i mësoj shpejt gjërat) por mendoj se t'i, sipas mundësisë dhe dëshirës, do ta bëje më shpejtë dhe më mirë...
-- Mr.Pseudo 14 qershor 2015 20:38 (CEST)Reply

Falemnderit për vlerësimin Mr. Pseudo. Shiko stampën Tabela informative Kompani.
Lerriklo 16 qershor 2015 03:23 (CET)Reply
Flm, punë e mirë. Do shikoj se më duket se ka një kopje me një version më të vjetër kjo lloj stampe... dhe ta fshi ndonjë ditë sepse mund të krijojë ndonjë pështjellim. -- Mr.Pseudo 21 qershor 2015 22:34 (CEST)Reply

Mendimi yt Redakto

Mirmbrëma! Të lutem shikoji pak diskutimet e fundit që kam zhvilluar unë dhe jep mendimin tënd (njëri është ky Diskutim:Hendeku oqeanik). Nuk më intereson nëse më kundërshton apo më jep të drejtë, mjafton që të marrësh pjesë, të shikosh argumentet dhe të japësh mendimin tënd për të arritur një konsensus. -- Mr.Pseudo 21 qershor 2015 22:33 (CEST)Reply

Merr pjesë.. Redakto

Përshëndetje,
Si përdorues aktiv që je mendoj se duhet t'i hedhësh një sy votimit që është hapur këtu: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Administruesit#Sadsadas
Flm! -- Mr.Pseudo 30 qershor 2015 18:40 (CEST)Reply

Deputetet e Kuvendit te Shqiperise Redakto

Përshendetje i nderuar Lerriklo,

Një kritikë kam në lidhje me artikujt e fundit që ke krijuar për Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë (sbesoj se duhet ti listoj këtu), të cilët janë pa referencë. Fatmirësisht Kuvendi në webfaqe ka të dhëna për deputetët, dhe të lutem për secilin deputet vendos referencën përkatëse, p.sh për Sadri Abazi . Përndryshe pa referenca për pua këto lloj artikuj janë pa vlerë, dhe kandidatë për grisje.--Liridon (diskutimet) 20 korrik 2015 19:22 (CEST)Reply

Redakto

Ju falemnderit Liridon.
Lerriklo 21 korrik 2015 9:00 (CET)

Stampa:Shqiptarët Redakto

Prsh vëlla, nëse ke kohë hidhja një sy kësaj stampe nëse është çdo gjë në rregull.--AMMARTIVARI DISKUTO 26 korrik 2015 21:25 (CEST)Reply

Mua më duket çdo gjë në rregull. Unë bëra një shtesë të vogël tek Dialektet. Nëse nuk të pëlqen mund ta heqësh.--Lerriklo 26 korrik 2015 1:17 (CET)

Kandidim per administrues Redakto

Pershendetje Lerriklo! Nese keni kohe, ju lutem hidhini nje sy kandidimit tim per administrues. Faleminderit. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 15:06 (CEST)Reply

Pjesmmarrje në votim dhe diskutim Redakto

Përshëndetje Lerriklo,

Për shkak se shpesh hapen votime, diskutime, ide, dhe nuk përmbyllen, unë ju ftoj që të merrni pjesë nëse dëshironi të thoni mendimin dhe të jepni votën tuaj. Ju lutem shprehni lirshëm mendimin tuaj PRO, KUNDËR apo NEUTRAL, un nuk jam SPONZOR, thjesht dua që këto procese të mbarojnë, për të lënë hapësirë për artikuj të tjerë të votohen dhe diskutohen. Në këtë listë janë disa artikuj të propozua për artikull të Mirë dhe të Përkryer.

Ndërsa aktualisht është i hapur një diskutim në Kuvend për një Wikiprojekt, Faqe për Wikipedian në Facebook. Aktualisht akoma është i hapur votimi për krijimin e projektit, ndërsa mund të jepni ide të reja, të kundërshtoni ato aktuale dhe të votoni ashtu si mendoni se është më mirë. --Liridon (diskutimet) 8 shtator 2015 20:47 (CEST)Reply

Një ndihmë të vogël Redakto

Pëshëndetje kam një problem me një kuti stampë në disa faqe, stampën e kam marrë para shumë kohësh nga enwiki, por duke qënë se nuk di të redaktoj mirë stampën më del një gabim pasi kutia më del poshtë nën artikull si këtu AK-74. Falemiderit Visi90 (diskutimet) 29 shtator 2015 12:15 (CEST)Reply

Haha duhet të isha përpjekur më shumë. E zgjidha.Visi90 (diskutimet) 29 shtator 2015 12:18 (CEST)Reply

Infobox vendbanim Redakto

Përshëndetje Lerriklo,

Në redaktimet e fundit në Stampa:Infobox vendbanim kishit bërë një gabim, tash është në rregull, e përmirësova unë, me vlerën e përshkrimit të pamjes. Kjo është një stampë shumë e përdorur, pothuajse secili vendbanim, drejtpërdrejt ose nëpërmjet nën stampave e përdor, prandaj rradhën e ardhshme të keni kujdes. Gjithë të mira. --Liridon (diskutimet) 24 janar 2016 00:19 (CET)Reply

Participate in the Ibero-American Culture Challenge! Redakto

Hi!

Iberocoop has launched a translating contest to improve the content in other Wikipedia related to Ibero-American Culture.

We would love to have you on board :)

Please find the contest here: https://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Translating_Ibero_-_America/Participants_2016

Hugs!--Anna Torres (WMAR) (diskutimet) 10 maj 2016 16:39 (CEST)Reply

WALUG (votimi për rregulloren) Redakto

Përshëndetje Lerriklo,

Wikimedians of Albanian Language User Group është një grup i wikimedianëve shqiptarë tashmë i njohur nga Fondacioni i Wikimedias, që aktualisht po përpilon rregulloren/strategjinë e funksionimit. Propozimet, votimi dhe diskutimi për Vizionin e User Grupit është deri më 23:59 CEST 3 korrik 2016. Jeni i ftuar të jepni propozime/ide ose të votoni për propozimet e dhëna.--Liridon (diskutimet) 29 qershor 2016 00:08 (CEST)Reply

Translation request about the article 'United Nations General Assembly Resolution 68/262' Redakto

Hello dear Lerriklo, saw your wonderful contribution in Albanian Wikipedia, especially on the article "Ukraina". According to the subject I would like to ask you translate the small article into Albanian, and add it to the Albanian Wikipedia. Thank you in advance for your support/contribution and best wishes!

Ftesë për të marë pjesë në CEE spring 2017 Redakto

Përshëndetje,

Sic mund ta keni vënë re tek banneri i Sq Wikipedias, është hapur një konkurs redaktimi ku marin pjesë shtetet e Europës Juglindore. Shqipëria dhe Kosova jane dy prej shteteve pjesëmarrese. Nëse jeni i/e interesuar për të kontribuar ju lutemi lexoni më shumë sesi mund të përfshiheni këtu.

Faleminderit, --Margott (diskutimet) 10 prill 2017 13:49 (CEST)Reply

A mund ta gris kete? Nuk ka asnje reference. --1l2l3k (diskutimet) 2 nëntor 2017 23:23 (CET)Reply

Sapo vura referencen. ~~ Lerriklo 11 nëntor 2013 6:53 (CET)

Faqet me ndryshime në pritje Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 16:06 (CEST)Reply

Files without a license Redakto

Hi! You have uploaded some files without a license. You can click this link to see them. You can find more info on Wikipedia:Kuvendi#Cleaning_up_files_continued. --MGA73 (diskutimet) 10 qershor 2023 17:08 (CEST)Reply

 

You have been a medical translators within Wikipedia. We have recently relaunched our efforts and invite you to join the new process. Let me know if you have questions. Best Doc James (talk · contribs · email) 12:34, 13 August 2023 (UTC)