[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: ur:مادے کی حالت
v r2.7.3) (roboti shtoj: jv:Wujud Zat; Ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
Përvoja na mëson se në temperatura të ndryshme [[uji]] gjendet në tri gjendje agregate: të lëngut, të ngurtë dhe të gaztë. Kjo ndodhe edhe me trupa të tjerë, të cilët mund të kalojnë nga një '''gjendje agregate''' në tjetrën.
 
== Shkrirja dhe ngrirja ==
[[Skeda:Teilchenmodell Feststoff.svg|thumb|Pikat molekular të ngrirjes]]
Dukuria e transformimit të lëndës prej gjendjes së ngurtë në gjendje të lëngët quhet shkrirje. Për këtë transformim shpenzohet [[Energjia|energji]] e [[sasia e nxehtësisë|nxehtësisë]]. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Temperatura në të cilën shkrihet trupi quhet temperaturë e shkrirjes. Trupat amorfë kanë shkrirje brumore ose qelqore, ndërsa trupat kristalorë kanë temperaturë të qartë të shkrirjes. Për një shtypje të dhënë, çdo trup kristalor shkrihet dhe ngurtësohet të temperaturë të caktuar, e cila quhet pikë e shkrirjes apo e ngurtësimit. Për shembull [[uji]] në shtypje normale atmosferike pikën e shkrirjes pikën e shkrirjes dhe të ngurtësimit e kan në 0 °C.
 
Në qoftë se në enën e dhënë vendoset një sasi akulli dhe fillon të nxehet, duke përcjellë ngritjen e temperaturës në termometër, në intervale të barabarta të kohës, shihet se nga çasti kur fillon shkrirja temperatura nuk do të rritet fare derisa të përfundojë tërësisht shkrirja e akullit. Temperatura nuk rritet edhe nëse rritet nxehtësia që ofrohet nga jashtë, por vetëm shpejtohet procesi i shkrirjes. Kjo nxehtësi quhet nxehtësi latente, përkatësisht e fshehtë. Shkrirja, grafikisht, mund të paraqitet në funksion të sasisë së nxehtësisë <math>\, Q</math> dhe të temperaturës <math>\, T</math>.
Rreshti 13:
Përvoja tregon - rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t'ia diktojmë edhe erën karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si: i [[Lumë|lumenjve]], i [[Liqeni|liqeneve]] dhe i [[Deti|deteve]] kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave. Parvoja tregon se ajrosja kryhet në çdo temperaturë, kryhet vetëm mbi sipërfaqen e lëngjeve, kurse varet nga madhësia e sipërfaqes së lëngut, [[natyra]] e tij, dhe nga shpejtësia e rrymave ajrore. Praktikisht, që të teren rrobat, duhet të hapen me qëllim që të rritet sipërfaqja, por ato do të teren edhe më shpejt nëse fryn era. Kuptohet, trupi që ajroset ftohet. Kjo tregon së nxehtësia e nevojshme gjatë ajrosjes lirohet nga trupi. Në aspektin mikoroskopik, gjatë ajrosjes, nga sipërfaqja e lëngut, apo e rrobave që do të teren, shkëputen vetëm ato meleuka që kanë energji të mjaftueshme për t'i mbizotëruar forcat ndërmolekulare dhe shtypjen e jashtme atmosferike. Kjo do të thotë se nga lëngu mënjanohen vetëm ato [[molekula]] që kanë [[energjia|energji]] maksimale kinetike, duke shkaktuar zvogëlimin e energjisë kinetike të molekulave që ngelin në lëng. Kësisoj shpjegohet zbritja e temperaturës sëtrupit gjatë ajrosjes. Jemi dëshmitarë të faktit së kau dalim nga uji i liqenit, i lumit apo i detit, ndjejmë të ftohtë. Mund të përfundohet se formimi i avullit me ajrosje shoqërohet me thithje të nxehtësisë, siç përcillet shndërrimi i avullit në lëng me lirim të nxehtësisë.
 
Procesi i avullimit me nxehje të drejtpërdrejtë, i shoqëruar me flluska ajri, quhet valim dhe fillon në çastin kur shtypja e avullit bëhet e barabartë me shtypjen atmosferike. Lëngjet e ndryshme valojnë në temperatura të caktuara, për shembull uji në shtypje normale valon në temperaturën 100&nbsp;°C. Në kushte normale atmosferike, temperatura e valimit quhet pikë vallimi dhe varet nga materiali i enës, pastërtia e lëngut, lloji i gazit të tretur në lëng dhe nga natyra e lëngut. Me rënie të shtypjes bie edhe temperatura e valimit. Këtë më së miri e dinë të gjithë ata që kanëkaluar pushimet në male të larta, ku mbretëron shtypje me e ulëtatmosferike, ku uji do të valojë në temperaturë më të ulët se 100&nbsp;°C dhe ushqimi duhet të zihet shumë më gjatë se në ultësira, apo gati nuk zihet fare.
 
Meqë valimi kryhet në temperatura të ulëta, gjellës nuk i jepet temperaturë e nevojshme për zierje. Por, me rritjen e shtypjes, rritet edhe pika e valimit të ujit që ka zbatim të gjerë në termoteknikë, në sterilizimin e instrumenteve sanitare dhe në dezinfektimin e rrobave. Në enët e mbyllura hermetikisht, ushqimi zihet shumë më shpejt se në enët e hapura, sepse në to, duke rritur shtypjen, e rrisim edhe temperaturën e valimit.
Rreshti 25:
== Lidhje të jashtmë ==
* [http://vega.org.uk/video/subseries/30 States of Matter Videos; eksperimente nga prf. J M Murrell, University of Sussex] (Anglisht)
 
[[Kategoria:Fizikë]]
 
Line 58 ⟶ 59:
[[it:Stato della materia]]
[[ja:物質の状態]]
[[jv:Wujud Zat]]
[[kk:Агрегаттық күй]]
[[kn:ದ್ರವ್ಯ ಹಂತಗಳು]]