[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: tt:Зимми
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Dhimmi''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] ذمة = dhimma = ḏimma „mbrojtje“, „përkujdesje“, „dorëzani“) është një institucion i [[Fikh|jurisprudencës islamike]] i cili përcakton statusin ligjor të „të mbrojturve“ jo-myslimanë (të quajtur „dhimmi“) nën sundimin islamik. Përkufizimi i dhimmi-ve dhe trajtimi ligjor i të mbrojturve janë krijuar në [[Sijar|të drejtën ndërkombëtare islamike]] në shekullin e dytë islamik (shekulli i 8-të pas Kr.) gjatë [[Ekspansioni islamik|pushtimeve islamike]] dhe janë trajtuar në degën e literaturës juridike të zhvilluar nga kjo të ''ahkam ahl adh-dhimma / أحكام أهل الذمة / aḥkāmu ahli ʾḏ-ḏimma'' („rregullore ligjore për të mbrojturit“).
 
Një aleancë e tillë mbrojtjeje ka qenë në fillim vetëm për çifutët, të krishterët dhe [[sabeët]]. Gjatë [[Ekspansioni islamik|ekspansionit islamik]] mundësia e ''dhimma''-s është zgjeruar edhe për bashkësi të tjera fetare si psh. [[Zoroastrizmi|zoroastristët]] ose [[Hinduizmi|hindut]] kështu që si përfundim të gjithë thjesht jo-myslimanët kishin mundësinë të lidhnin një kontratë si dhimma me pushtuesit myslimanë.<ref>Robert Hoyland: ''Muslims and Others in Early Islamic Society''. Ashgate, 2004. f. xiv.</ref>
Rreshti 12:
Të gjithë ata që nuk ishin as myslimanë, as dhimi cilësoheshin si [[Harbi|harbī]] („të luftës“), si popuj, me të cilët e ashtuquajtura ''[[Dar al-Islam-i|shtëpia e islamit]]'' ishte në luftë.
 
Kurani përmend këto bashkësi fetare jo-myslimane: [[Judaizmi|çifutët]] (''al-yahūd'' ose ''banū Isrāʾīl'' = „fëmijët e Izraelit“), [[Kristianizmi|të krishterët]] (''an-naṣārā''), [[Zoroastrizmi|zoroastristët]] (''[[Al-Maxhūs|al-maǧūs]]''), [[sabeët]] (''aṣ-ṣābiʾa''), ose [[Mandeizmi|mandeët]] dhe [[Politeizmi|politeistët]] (''al-[[Mushrik-ët|mushrikūn]]''). Ata që kanë patur libra të shenjtë që në kohën para-islamike, dmth. [[torah]] (''at-tavrāt'') dhe [[ungjilli]] (''al-[[Inxhil|inǧīl]]''), janë ''[[Ahl al-kitab|ahl al-kitāb]]'', „besimtarë me libra“. „Fëmijët e Izraelit“ përmenden si në lidhje me historinë biblike të judaizmit, ashtu edhe në lidhje me çifutët e ambientit ku jetonte Muhamedit<ref>Shih ''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. vëll I, f. 1020 ("Banū Isrāʾīl") dhe citatet e kuranit aty</ref>, ndërsa termi ''al-jahūd'' përdoret në kuran vetëm për çifutët e [[Medina|Medinës]] dhe përreth saj, me të cilët Muhamedi ka patur kontakte. Në [[Fikh|jurisprudencë]], gjatë përshkrimit të trajtimit të të mbrojturve përdoret vetëm emri ''al-yahūd''.<ref>''al-mausūʿa al-fikhiyya.'' (Enciklopedi e të drejtës islamike). Kuwait 2004. Vëll. 7, f. 121 dhe 141</ref>
 
Kurani përmend edhe shkrime të tjera: shkrimet e [[Abrahami]]t dhe [[Moisiu]]t (ṣuḥuf Ibrāhīm va-Mūsā) ose „shkrimet e para“ (''aṣ-ṣuḥufu ʾl-ūlā''), të cilat kurani nuk i përcakton më hollësisht, dhe shkrimet e [[Davidi]]t (''zabūr Dāvūd '' = [[Psalmi|psalmet]]). Mbi këto shkrime Muhamedi duhet të ketë pasur vetëm dijeni të vagëlluara pasi as kurani dhe as [[Tafsir-i|ekzegjeza e kuranit]] nuk japin të dhëna konkrete për to. Bashkësitë e përmendura fetare, me të cilat ai duhet të ketë pasur kontakte që përpara aktivitetit të tij si profet, pas emërimit të tij si profet cilësohen në përgjithësi si [[Kafir-i|të pafe]] (kjo vlen edhe për të krishterët dhe çifutët) dhe pas mposhtjes së tyre, në jurisprudencë, si bashkësi nën mbrojtje (islamike) (arabisht أهل الذمة = ''ahl al-dhimma'' = ahlu ʾl-ḏimma).
Rreshti 90:
== Referenca ==
<references/>
 
{{Link FA|ko}}
[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Feja islame]]
 
{{Link FA|ko}}
 
[[ar:أهل الذمة]]