Partia Lëvizja e Legalitetit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: en:Legality Movement Party
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Partia Lëvizja e Legalitetit''' (shkurt ''PLL'') është një parti kombëtare me qendër në [[Tiranë]] e cila mbështet restaurimin e monarkisë në [[Shqipëri]].
 
Ajo është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë tonë Kombëtare të etur për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit me bazë ideje dhe veprimi " Atdheu mbi të gjitha".
PLL është parti e njerëzve të lirë që besojnë në Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rëndësishëm që kanë bashkësitë fetare për ndërtimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirtëror të kombit.
Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare "Lëvizja e Legalitetit" e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943 si pasuese e idealeve të Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924.
Me dëbimin e pushtuesve nazi-fashistë dhe me uzurpimin me dhunë të pushtetit nga komunistët kjo Parti mbijetoi dhe zhvilloi në Botën e Lirë aktivitetet si formacion i organizuar politik për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura sllavo-komuniste, për pavarësinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera të robëruara, për rivendosjen e Monarkisë në Shqipëri dhe në favor të çështjes kombëtare në përgjithësi .
E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar, PLL siguron se si programi, ashtu dhe veprimtaria e saj, përjashtojnë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve politike të vendit.
Partia "Lëvizja e Legalitetit" ka luftuar të tre diktaturat shkatërrimtare dhe më të egra të këtij shekulli për popullin shqiptar: fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe komunizmin sllavo-ndërkombëtar.
Ajo e konsideron 7 prillin 1939 si fillimin e tragjedisë kombëtare dhe i të gjitha fatkeqësive të mëpastajme për popullin shqiptar, pasoja nga të cilat ende nuk jemi ndarë. Partia "Lëvizja e Legalitetit" asnjëherë nuk ka pranuar dhe vazhdimisht ka luftuar statusin politik, antikombëtar dhe antikushtetues, të krijuar në Shqipëri jo vetëm pas prillit 1939, por edhe pas 24 majit 1944.
Ajo është e mendimit se me vendosjen e përsosjen e plotë të demokracisë, populli është përcaktuesi më i mirë për vendosjen e formës së regjimit, Monarki Kushtetuese apo Republike.
PLL bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të spikatura të vendit tonë për të ofruar një qeverisje në dobi të interesave të vendit, kombit dhe popullit shqiptar, brenda dhe jashtë kufinjve politik.
Rreshti 14:
Koncepti i PLL është të përballë të gjitha problemet e shoqërisë dhe t’u japë një zgjidhje të drejtë, përfundimtare dhe afatgjate pa marr parasysh interesat e momentit, por duke u bazuar vetëm në parimet e drejtësisë dhe ligjshmërisë, në interesin e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
 
== Historiku i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" ==
 
Një skicë përmbledhëse rreth Lëvizjes së Legalitetit
Rreshti 139:
Kongresi i nëntë në mërgim ka ruajtur praktikisht të pandryshuar strukturat e kongresit paraardhës. Kështu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm u rizgjodh z.Fuad Myftija. Ndërsa si Kryetar i Këshillit Kombëtar, rikonfirmua z.Hysen Prishtina. Edhe nënsekretarët dhe nënkryetarët ishin po ata që dolën nga kongresi i tetë, pra zotërinjtë z.Ibrahim Kulla e Fahri Barolli si ndihmës të z.Myftija dhe z.z.Ramiz Dani e Safet Malushi si ndihmës të z.Prishtina. Sekretar i Këshillit Kombëtar do të konfirmohej përsëri z.Rasim Sina, ndërsa me çështjet e shtypit dhe gazetës “Atdheu” ishte ngarkuar z.Hysen Mulosmani.
 
* (Shënim: për këtë kongres na mungojnë të dhënat e dorës së parë, dhe informacionet i kemi nxjerrë në rrugë të tërthorta)
 
Kongresi i dhjetë në mërgim 25-26 nëntor 1989 (“Royce Hotel” New York)
Rreshti 219:
Kongresi XVII, 21 nëntor 2009 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë)
 
== Shiko edhe ==
* [[Mbreti Zogu I]]
* [[Leka Zogu I]]
Rreshti 226:
* [[Atdheu (gazetë)]]
 
== Lidhje ==
* http://legaliteti.org/
 
== Burimet ==
* [http://legaliteti.org/historiku.html Faqja zyrtare e PLL]