[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim ii stampës {{pp}} me {{për përmirësim}}
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 28:
Pasi kishte mësuar në fëmijërinë e njomë në odën e burrave në prehër të Ramë Bllacës, pasi kishte dëgjuar e mësuar eposin legjendar të kresh nikëve të bjeshkëve tona Mujo e Halili, po vinte dita që Qazimi të nda hej nga familja e vendlindja e tij Bllaca për të nisur shkollimin sis tematik.
Në moshën gjashtëvjeçare, pikër isht në vitin 1921, një ditë të bukur, Qazim Bllaca hyp në prehër të babait të tij në atkinë e bardhë pasi për shëndetet me nënën dhe të tjerët e familjes dhe i shoqëruar edhe nga tre - katër burra të tjerë niset drejt Prizrenit. Drejt atij qyteti që i ishte dukur se është në fund të botës dhe jo veç tridhjetë km larg vendlindjes së tij. Babai i tij kishte biseduar me do miq të vet që ishin prej Zhuri, por që ishin banorë të hershëm të Prizrenit, që djali i tij të rrinte në shtëpinë e tyre. Dhe kështu Qazim Bllaca që në moshën 6-vjeçare u bë edhe me një familje të dytë, që ishte familja e vëllezërve Hasan e Hysen Zhurit.
Sapo mbërrin në Prizren dhe ven doset në këtë familje të re njomëzaku 6 vjeçar ndeshet me vështirësi të shumta. Në familjen ku banonte flitej herë shqip e herë turqisht. Në shkol lë mësohej në gjuhën serbe pasi nuk mund të mendohej për shkolla në gjuhën shqipe. Serbishtja ishte gjuha zyrtare e pushtuesit. Turqishtja për dorej si gjuhë që të bën të dukesh me kulturë, të bën të dukesh qytetar. Ndërsa shqipen në atë kohë, si edhe sot në grupe të caktuara në Prizren e konsideronin si gjuhë të katun darëve. Kështu pra që në moshën 6 vjeçare Qazim Bllaca detyrohet të përdorë tri gjuhë.
Ende pa e mësuar gjuhën amtare shqipe, duhej të mësonte serbishten që ishte gjuhë e mësimeve në shkollë. Duhej të mësonte turqishten që ishte gjuhë e përdorshme në familjen ku jetonte dhe gjuhë e rrugës dhe e shokëve me të cilët rrinte. Natyrisht që kjo nuk ishte e lehtë për një 6 - vjeçar. Aq më tepër ndjehej në pozitë të vështirë kur shkonte me pushimet e verës në Bllacë ku e përqeshnin shokët se nuk e fliste gjuhën shqipe si ata. Por pushimeve të verës ecte mirë me shqipen. E kur shkonte në shkollë prapë në Prizren e përqeshnin shokët e shkollës se e fliste më rëndë turqishten.
Sa mbaron shkollën fillore, regjistrohet në gjimnaz në Prizren. Kjo natyrisht me vështirësi pasi ser bët nuk donin që nxënësit shqiptarë të shkolloheshin nëpër shkolla më të larta. Por edhe kur mundeshin të regjistroheshin shqiptarët në shkol la të mesme, serbët gjenin mënyra për t'i larguar nga shkolla. Ose i rrë zonin në provime, ose gjenin plot shkaqe për t'i larguar nga shkolla. Nga 20-30 nxënës shqiptarë që mund të fillonin gjimnazin, vetën dy-tre prej tyre mund ta vazhdonin e ta mbaronin. Veç këtyre vështirësive, për Qazim Bllacën kishte edhe probleme të tjera si shkaqe për ta thyer apo larguar nga shkolla. Edhe pse nxënës i shkëlqyer, ai rrezikohej sepse ishte i biri i shumë të njohurit Ramë Bllaca, që ishte halë në sy të serbëve për patriotizmin dhe shqiptarizmin e tij, për kundërshtitë e mëdha që kishte ai ndaj regjimit shovinist serb e veçanërisht kundër politikës serbe që kërkonte me çdo kusht ta shpopullonte Kosovën prej shqiptarëve duke i dëbuar ata edhe nëpërmjet mar rëveshjeve të turpshme serbo - turke, të turpshme e antishqiptare për të dyja palët si serbët ashtu edhe turqit.