[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: pa:ਇਸਲਾਮ
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[fileSkeda:Supplicating_Pilgrim_at_Masjid_Al_Haram._Mecca%2C_Saudi_Arabia.jpg|thumb|Pelegrinë në [[Mekka|Mekkë]]. Në sfond [[Qabeja|kaaba]] (qabeja)]]
 
'''Feja islame''' ose edhe '''islami''' (arabisht: إسلام islām = përulje, nënshtrim (para [[Zoti|zotit]]) / vetëmohim, përshpirtni, devotshmëri e plotë (ndaj zotit)<ref>''[[The Encyclopaedia of Islam]]''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 4, f. 171. ''islam'' dhe ''[[salam]]'' („paqe“) rrjedhin nga e njëjta [[Rrënja (Gjuhët semite)|rrënjë]] ''[[sin (Shkronjat arabe)|s]]-[[lam (Shkronjat arabe)|l]]-[[mim (Shkronjat arabe)|m]]''. Nga kjo bëhet [[Paraetimologjia|paraetimologjikisht]] (''etimologjia joshkencore, popullore'') lidhja me kuptimin kauzativ „paqësoj“ me termin ''islam''. Ky kuptim nuk gjendet as në koran, as në [[Tefsir-i|ekzegjezën]] klasike, të vlefshme në mënyrë të pakufizuar akoma edhe sot.</ref> (arabisht: الإسلام = al-islām = „islami“) është me rreth 1,2 miliard<ref name="Britannica 2009">[http://www.britannica.com/EBchecked/topic/295507/Islam Islam (religion) -- Britannica Online Encyclopedia]</ref> deri 1,57 miliard<ref name="NTV 2009">N24, Eric Gorski, 08.10.2009. http://www.n24.de/news/newsitem_5500972.html. Studie mit Überraschung. Jeder vierte Mensch ist Muslim (''Studim me surprizë. Një në çdo katër vetë është mysliman.'') 8 tetor 2009)</ref> ndjekës, duke ardhur pas [[Kristianizmi|kristianizmit]] (me rreth 2,2 miliard ndjekës), [[Fetë e mëdha|feja]] e dytë për nga përhapja në botë. Ndjekësit e saj quhen në zonat shqipfolëse ''[[Mysliman|myslimanë]]''. Feja islame është një fe [[Monoteizmi|monoteiste]] [[Fetë abrahamite|abrahamite]], e cila kufizohet nga [[Politeizmi|politeizmi]] si edhe nga përfytyrimet kristiane si psh. [[Inkarnacioni|inkarnacioni]] (''të bërit e zotit njeri'') dhe [[Trinía|trinía]] (''ose triniteti''). Element përcaktues i saj është idea e ''[[Teuhidi|tauhīd]]''-it, e unitetit, e të qënit ''një'' të zotit.
 
Fjala [[allah]] (الل = Allāh = (i vetmi) zot; zot)<ref>Fjala arabe për „perëndinë “ është ''ilah'' (إله = ilāh) dhe gjendet, (me kuptimin e një zoti të vetëm dhe si e kundërta e formës së shumësit së të njëjtës fjalë ''ālihatun'' ''perënditë'' (e tua / tona / e juaja)) në kuran shumë herë: ''Do që t'i bëjë vallë perëditë një të vetme? Kjo është e çuditshme'' (sure 38, vargu 5) E njohur është ilāh edhe nga [[shahada]] (shih më poshtë): ''Lā ilāha illā ʾllāh(u): „Nuk ka zot përveç zotit“''.</ref> përdoret në vendet arabofolëse si edhe në [[Indonezia|Indonezi]], si nga të krishterët ashtu edhe myslimanët si fjala për „zotin“. Në vendet e gjuhëve të tjera „allahu“ trajtohet pjesërisht si „zoti i myslimanëve“.
 
Feja islame e ka bazën tek [[Kurani|kurani]], i cili, si [[Fjala e zotit|fjala]] autentike (''origjinale'') e zotit, paraqet për besimtarët burimin e rangut më të lartë të besimit.
 
Burimi i dytë i njohurive përveç kuranit janë fjalët dhe veprimet ([[sunna]] ose ''sunneti'') e [[Muhameti]]t, e „të dërguarit të zotit dhe e vulës së profetëve“<ref> dmth. ai është vërtetuesi i profetëve të mëparshëm, ose profeti i fundit</ref> (Sure 33:40).
Rreshti 11:
Islami është përveçse fe edhe një [[Hapësira kulturore|hapësirë kulturore]]. [[Epoka e lulëzimit të kulturës islamike|Epoka e lulëzimit]] [[Kulura islamike|të kulturës islamike]] në fushën e shkencave dhe arteve datohet tradicionalisht ndërmjet shekujve të 8-të dhe 13-të. Sot zgjerohet datimi shpesh deri në shekullin e 15-të ose 16-të.
 
[[FileSkeda:Madina Haram at evening .jpg|thumb|500px|[[Al-Masjid al-Nabawi]], xhamia e profetit Muhamet]]
 
== Lindja e fesë islame ==
''Shih artikullin kryesor [[Muhameti]]''
[[fileSkeda:Mohammed receiving the submission of the Banu Nadir.jpg|thumb|upright=2|Pamje nga Dschāmiʿ at-Tawārīch ([[Gjuha arabe|arabisht:]] جامع التواريخ, Historia universale, shekulli i 14-të): Profeti Muhamet (mbi kalë) mposht [[Banu Nadir-ët]].]]
 
[[Muhameti]] ([[Gjuha arabe|arabisht:]] محمد = i lartë-lëvduari, i shumë-lëvduari) ka lindur rreth vitit 570 pas Krishtit si biri i një tregtari nga fisi i [[Kuraish-ët|kuraish-ëve]] në [[Mekka|Mekkë]], në [[Arabia Saudite|Arabinë Saudite]] të sotme. Sipas trashëgimisë islame, atij iu shfaq në moshën rreth 40 vjeçare për herë të parë [[Gabrieli (kryengjëlli)|kryengjëlli Gabriel]], i cili i diktoi në vazhdim të jetës së tij për vite me rradhë vargjet e [[Zbulesa|zbulesës]] hyjnore, [[kurani]]n. Zbulesat e Muhametit u mblodhën dhe u kontrolluan vazhdimisht që gjatë kohës kur jetonte ai dhe së fundi, nën sundimin e [[Uthman ibn Affan-i]]t, i të tretit të të ashtuquajturve [[Kalifi|kalifëve]] legjitimë, u mblodhën e u [[Kanoni (fetar)|kanonizuan]]. Shpallja e mesazhit të një monoteizmi pa kompromise gjeti vetëm pak simpatizantë në Mekkën politeiste të asaj kohe, kështu që komuniteti i ri mysliman e pa veten të detyruar nën presionin e kundërshtarëve të braktisë Mekkën dhe të mërgojë në veri, në [[Yathrib-i|Yathrib]] (''sot [[Medina|Medinë]]''). Kjo ngjarje hyri në histori si ''[[Hixhreti|hixhra]]'' (ose ''hixhreti'') dhe u caktua me vendim të [[Kalifati|kalifit]] të dytë [[Umar ibn al-Chattab-i]]t si viti i parë i [[Era islame|erës islame]].<ref>Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (''Islami i hershëm''). Në: Ulrich Haarmann (botues): ''Geschichte der arabischen Welt'' (''Historia e botës arabe''). C.H. Beck, 1991. f. 11</ref>
 
Në Yathrib filloi në këtë kohë karriera ushtarake dhe politike e profetit. Menjëherë pas mbërritjes në këtë oazë, Muhameti lidhi një kontratë aleance me banorët e atjeshëm, të ashtuquajturën "''[[Marrëveshja e Medinës|marrëveshjen e Medinës]]''".<ref>Për një përmbledhje të shkurtër të ''marrëveshjes së Medinës'' shih W. Montgomery Watt: ''Islamic Political Thought'' (''Mendimi politik islamik''). Edinburgh University Press, 1980. f. 4-6</ref> Më pas vijuan përballje ushtarake me kuraish-ët paganë: sulmimet e organizuara nga profeti mbi karvanët çuan në [[Beteja e Badr-it|betejën e Badr-it]], e cila u pasua nga ajo e [[Beteja e Uhud-it|Uhud-it]]. Si sulmi i madh i fundit nga ana e kuraish-ëve mbi Medinën ishte e aushtuquajtura [[Beteja e llogoreve|beteja e llogoreve]].
Ndërkohë pati konflikte me tre fiset çifute më me rëndësi në Yathrib: [[banu kainuka-t]] dhe [[banu nadir-ët]] u përzunë nga ky oaz, ndërsa meshkujt e [[banu kuraiza-t|banu kuraiza-ve]] u ekzekutuan, pasuria e tyre u nda mes myslimanëve ndërsa gratë dhe fëmijët u shitën si skllevër.
Lufta e Muhametit dhe trupave të tij kundra kuraish-ëve dhe aleatëve të tyre çoi më 628 pas Kr. në një marrëveshje paqeje. Pas shkeljes së kësaj marëveshjeje nga ana e mekkanasve pasoi pushtimi i Mekkës më 630 pas Kr.<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 6, f. 147 ("Makka"): "A breach of the terms of this treaty by Meccan allies led to a great Muslim expedition against Mecca with some 10,000 men. The town was surrendered almost without a blow, and all the Meccans, except a handful who were guilty of specific offences against Muhammad or some Muslim, were assured their lives and property would be safe if they behaved honourably." (''Shkelja e kushteve të kësaj marrëveshjeje nga ana e aleatëve mekkanas, çoi në një ekspeditë me rreth dhjetëmijë vetë kundra Mekkës. Qyteti u dorëzua gati pa asnjë përpjekje dhe të gjithë mekkanasve, me përjashtim të një grusht prej tyre që ishin fajtorë për shkelje ndaj Muhametit si dhe ndonjë myslimani, iu premtua se do t'u sigurohej jeta dhe prona, në qoftë se do të silleshin hijshëm.'')</ref> Kur më 632 pas Kr. profeti vdiq, territori i zotërimit islamik shtrihej mbi të gjithë gadishullin arabik.<ref>Për një përmbledhje shih: W. Montgomery Watt: ''Muhammad at Medina'' (''Muhameti në Medinë''). Oxford University Press, 1962. f. 78-151; Elias Shoufani: ''Al-Ridda and the Muslim Conquest of Arabia'' (''Al-Ridda dhe pushtimi mysliman i Arabisë''). University of Toronto Press, 1973. f. 10-48</ref>
 
Shih edhe: ''[[Historia e fesë islame]]''
 
== Bazat e fesë islame ==
[[fileSkeda:Arabic Calligraphy at Wazir Khan Mosque2.jpg|thumb|right|Një kaligrafi arabe e '''šahada'''-s (ose ''[[shehadeti]]t'') në xhaminë e Vazir-Khan-it në [[Lahore]] ([[Pakistani|Pakistan]])]]
[[fileSkeda:Shahadah.png|thumb|right|'''šahada''' (''shehadeti'') si shkrim kaligrafik]]
[[fileSkeda:Shahada.svg|thumb|right|Një shkrim tjetër kaligrafik i '''šahada'''-s (''[[shehadeti]]t'')]]
[[fileSkeda:Mosque.jpg|thumb|right|Myslimanë gjatë '''ṣalāt'''-it (''[[namazi]]t'')]]
[[fileSkeda:Islamic Society of Akron & Kent - women jummah prayer.jpg|thumb|right|Myslimane gjatë '''ṣalāt'''-it (''[[namazi]]t'')]]
[[fileSkeda:Prayer in Cairo 1865.jpg|thumb|right|„Falje në Kajro“ nga [[Jean-Léon Gérôme]], 1865]]
[[fileSkeda:Kabaa.jpg|thumb|right|Sjellja shtatë herë rreth Kaaba-s (''[[Qabeja|Qabesë]]'') është pjesa më e rëndësishme e haxh-it, e pelegrinazhit të myslimanëve për në Mekkë]]
=== Pesë shtyllat ===
Pesë „shtyllat“ (arabisht: اركان arkān) e fesë islame janë detyra themelore që ka për detyrë t'i përmbushë çdo mysliman:<ref name="Halm f. 60">(Halm, Heinz, Der Islam. Geschichte und Gegenwart (''Feja islame. Historia dhe e sotmja''). C.H. Beck, München 2008, f. 60, ISBN 978-3-406-56285-3)</ref>
 
Rreshti 42:
# [[Haxhi|Haxh-i]] (pelegrinazhi për në Mekkë)
 
==== Shpallja e besimit ====
 
E para e këtyre detyrave është [[Shehadeti|shpallja e besimit islam]], ose ''shahada (shehadeti'') (arabisht: الشهادة šahada), që thuhet si vijon:
 
أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أنّ محمدا رسول الله = ashhadu an lā ilāha illā 'llāh va-ashhadu anna Muhammadan rasūlullāh ašhadu an lā ilāha illā 'llāh, va-ašhadu anna muḥammadan rasūlu 'llāh (''"Dëshmoj, se s'ka perëndi (tjetër) përveç zotit dhe se Muhameti është i dërguari i zotit."'')
 
Me këtë shprehje të përbërë nga dy pjesë, myslimanët deklarojnë njohjen e këtij monoteizmi strikt, dërgimin profetik të Muhametit dhe zbulesën e tij kuranin dhe kështu vetë fenë islame.<ref> (Halm, Heinz, Der Islam. Geschichte und Gegenwart (''Islami. Historia dhe e sotmja''). C.H. Beck, München 2008, f. 60, ISBN 978-3-406-56285-3)</ref> Kush e thotë shpalljen e besimit me vetëdije të plotë përpara dy dëshmitarëve vlen si mysliman.
Rreshti 58:
Në [[Sufizmi|sufizëm]] pjesa e parë e shahada-s interpretohet me: „dëshmoj se nuk ka asgjë përveç zotit“ ose „Nuk ka asgjë. Ka vetëm ''njërin'' (''unikun, [[Teuhidi|tauhīd]]''-in).“
 
==== Të falurit ====
 
Të falurit, ([[Namazi|salāt-i]], (arabisht: صلاة), ''ose namazi'') kryhet në kohë të caktuara të ditës, për të cilat bën thirrje [[muezini]]: gjatë gdhimit, në mesditë, pasdite, gjatë muzgut dhe pas ngrysjes.<ref>shih ''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 8, f. 925</ref>
Rreshti 64:
Më parë bëhet larja rituale me ujë të pastër, [[abdesi]] (arabisht: ''vudu''; [[Gjuha persiane|persisht]]: ''âbdast''). Për rastet kur ky nuk është në dispozicion në sasi të mjaftueshme ose nevojitet për pirje përdoret në mënyrë simbolike rërë (''tayammum''). Shkurtimi, bashkimi, kryerja më përpara ose shlyerja më vonë e të të falurit lejohet në kushte të caktuara, psh. gjatë udhëtimit ose në rast sëmundjeje. Të premten bëhet falja e mesditës ([[Të falurit e të premtes]]) në bashkësi, kryesisht në xhaminë qëndrore të qytetit ose lagjes. Kjo shoqërohet nga predikimi (''[[Hutbeja|hutba]]''), i cili bazohet mbi kuranin dhe thëniet e profetit dhe ku trajtohen shpesh edhe çështje aktuale të ditës.
 
==== Taksa e lëmoshës ====
Taksa e [[Lëmosha|lëmoshës]] (arabisht: زكاة ''[[Zekati|zakāt]]'') (''zekati'')<ref> Mohammed und die Frühzeit, islamisches Recht, religiöses Leben (''Muhameti dhe koha e herëshme, e drejta islamike, jeta fetare'') në: Der Islam (Die Religionen der Menschheit, Bd. 25) (''Feja islame (Fetë e njerëzimit, Vol. 25)''), William Montgomery Watt, Alford T. Welch, 1980, ISBN 3-17-005428-7, f. 137, 303; Schaefer, Udo: Glaubenswelt Islam. Eine Einführung (''Bota e besimit islam''), Botimi i dytë . Georg Olms, Hildesheim, Zürich, New Nork, 2002, f. 70, ISBN 3-487-10159-9</ref> është taksa e detyrueshme për t'u paguar nga çdo mysliman i shëndoshë psiqikisht, i lirë, i rritur dhe financiarisht në gjendje<ref>Thomas Patrick Hughes: ''A Dictionary of Islam''. Asian Educational
Services, 1996. f. 699</ref> për të ndihmuar financiarisht të varvërit, skllevërit, debitorët dhe udhëtarët si edhe për ''[[Xhihadi|përpjekjen ose luftën në rrugën e zotit]]''<ref>Thomas Patrick Hughes: ''A Dictionary of Islam''. Asian Educational
Rreshti 73:
Zakati është një vepër e përshpirtshme dhe detyrim fetar për myslimanët duke u ardhur në këtë mënyrë në shërbim vetëm myslimanëve.
 
==== Agjërimi ====
Agjërimi (''[[Agjërimi|zaum-i]]'') mbahet çdo vit në muajin islamik të [[ramazani]]t. [[Kalendari islamik]] shtyhet çdo vit në krahasim me [[Kalendari gregorian|kalendarin gregorian]] 10 ditë. Agjërimi mbahet duke nisur nga kur fillon të zbardhë dita (kur arrin të „dallohet një fije e bardhë nga një fije e zezë“, sure 2, vargu 187), deri në perëndimin e plotë të diellit. Nuk hahet, nuk pihet, nuk pihet duhan, nuk bëhen marrëdhënie bashkëshortërore dhe ushtrohet të përmbajturit në sjellje.
 
Myslimanët preferojnë ta prishin agjërimin me një hurmë arabie dhe një gotë qumësht siç mendohet ta ketë bërë edhe profeti. Muaji agjërues i ramazanit përfundohet me festën e prishjes së agjërimit, bajramin (arabisht: ‏عيد الفطر‎''Īd al-fitr''; turqisht ''bayram'').
 
==== Pelegrinazhi ====
Udhëtimin i [[Pelegrinazhi|pelegrinazhit]] për në Mekkë, (''[[Haxhxhi|haxh-i]]'' arabisht: حج), i cili organizohet në muajin e fundit hënor [[Dhulhixhxhe|dhu l-hixha]] e ka për detyrë ta kryej çdo mysliman mundësisht të paktën një herë gjatë jetës për t'iu sjellë ndër të tjera shtatë herë përqark [[Qabeja|kaaba]]-s (''qabesë''). Kriteret më me rëndësi që e bëjnë atë të detyrueshëm janë ndër të tjera gjendja financiare dhe shëndetësore e tij. Kufizimet e detyrimit të pelegrinazhit sipas të të drejtës rituale bazohen në suren 3, vargu 97:
 
: ''„… Ndërsa njerëzit janë të detyruar ndaj zotit të bëjnë pelegrinazhin për tek shtëpia'' (qabeja), ''përderisa të gjejnë mundësinë për këtë …“''
 
=== Parimet e besimit ===
Feja islame ka gjashtë nene besimi fetar. Besimi tek:
* zoti i vetëm (allahu)
* [[Engjëlli|engjëjt]] e tij
* [[zbulesa]] e tij (librat e shenjtë: [[Torah|torah-ës]], [[ungjilli]]; veçse sipas kuranit dhe [[Hadithi|hadith-it]] shkrimet e hebrejve dhe të të krishterëve janë të falsifikuara dhe të ndryshuara). (→ [[Tahrif-i]])
* të dërguarit e tij, [[Profeti|profetët]] e zotit: ndër të tjerë [[Adami dhe Eva|Adami]], [[Abrahami]], [[Moisiu]], [[Jezusi]] dhe së fundi Muhameti
* dita e [[Gjyqi i mbramë|gjyqit të mbramë]] dhe [[jeta e përtejme]]: njeriu do të japë llogari një ditë për veprat e tij dhe ose do të dënohet me [[Ferri|ferrin]], ose do të shpërblehet me [[Parajsa|parajsën]].
* [[Provania]] ose providenca (''predestinimi'', ''paracaktimi'') hyjnor.
Rreshti 100:
Përbri përgjegjësisë individuale është edhe përgjegjësia për të tjerët: çdo mysliman ka për detyrë të „''urdhërojë çka është e drejtë''“ dhe të „''ndalojë çka është e papranueshme''“: ''[[Al-amr bi'l ma'ruf va n-nahy 'an al-munkar]]'' (arabisht: الأمر بالمعروف والنهي عن المنكر) (shumë herë në kuran, psh. në sure 7, vargu 157).
 
=== Sharia (''sheriati'') ===
 
''shih artikullin kryesor: [[Sheriati|Sharia]]''
 
Sharia (arabisht: الشريعة = šariʿa) (''ose sheriati'') është e drejta islamike, e cila përfshin të gjitha fushat e jetës duke i rregulluar ato sipas rregullave hyjnore të pandryshueshme. Këto rregulla janë fiksuar me shkrim sidomos në kohën e herëshme të [[abbasidët|abbasidëve]] dhe përbëjnë deri më sot bazën e të drejtës islamike. Zbatimi konkret i saj bëhet me anë të [[fatva]]-ve, ekspertizave ligjore ose vendimeve doktrinale që jepen nga teologët juristë ([[Myftiu|myftitë]]) duke u bazuar në interpretimin e kuranit dhe të [[Sunneti|sunna-s]] sipas rregullash tradicionale (''usul al-fikh'').
 
Fatva ka nga të gjitha sferat e jetës, ligjet martesore, tregtare, të kontratave dhe ato penale ashtu si edhe rregullimi i marrëdhënieve me botën jo-myslimane. Por sharia nuk duhet kuptuar si e drejtë e kodifikuar megjithëse ka patur edhe përpjekje për kodifikim. Gjithmonë kur flitet për „futjen e sharias“ si sistem ligjor, bëhet fjalë vetëm për pjesë të sharias. (shih [[#zbatimi i sharias|më poshtë]])
Rreshti 115:
Në [[Sufizmi|sufizëm]], (mistikën islame), sharia ka vlerën e ''bazës'' për rrugën në kërkim të zotit. Stacione të tjera janë: ''[[tarika]]'' („rruga mistike“), ''[[hakika]]'' („e vërteta“) dhe ''[[ma'rifa]]'' („njohja, të kuptuarit“).
 
=== [[Eskatologjia]] ===
Feja islame karakterizohet nga pritje (shpresa) të theksuara eskatologjike. Sidomos spikasin ato të hershmet të shpallura nga Muhameti mbi ardhjen e „orës“ (sā'ah), e „ditës së ringjalljes“ (yaumu’l-qiyā-mah) dhe e „ditës së llogarisë“ (yaumu’l-faṣl). Këtyre përfytyrimeve, të cilat njihen që nga eskatologjitë hebreike ose kristiane, Muhameti u ka dhënë një rëndësi të veçantë. Sidomos në islamin shiit, por edhe në atë sunnit, këto pritje kanë të bëjnë me shfaqjen e figurës mesianike të [[Mehdiu|mahdi-uut]]t (''al-mahdī''), në islamin shiit të quajtur edhe kaim (''al-kā’im''). Ky thuhet se do ta ketë prejardhjen nga fisi i Muhametit, dmth. do të jetë një [[Seid-i|sajjid]]. Në shumë hadith-e përshkruhen shenja të shumëllojshme për shfaqjen e tij. Ky person thuhet se do të krijojë përsëri fenë islame, do të përhapë atë në të gjithë botën dhe do ta mbushë këtë me drejtësi. Sidomos në shekullin e 19-të lindën nga brenda islamit lëvizje të ndryshme eskatologjike.<ref>(Udo Schafer, Glaubenswelt Islam. Eine Einführung (''Bota e besimit islam. Hyrje''). Religionswissenschaftliche Texte und Studien. Vol. 7. Botimi 2., Georg Olms Verlag. Hildesheim, Zürich, New York, 2002. f. 71-75. ISBN=3-487-10159-9. http://books.google.de/books?id=87u1tFGYtZYC&printsec=frontcover&dq=Glaubenswelt+isla0m)</ref>
 
== Historia fesë islame ==
''shih [[Historia e fesë islame]], [[Ekspansioni islamik]], [[Epoka e lulëzimit islamik]].''
 
== Rrymat e ndryshme ==
 
=== Sunnitët ===
Feja islame është e ndarë në disa rryma. [[Sunnitët]] përbëjnë me rreth 85 përqind grupimin më të madh në numër.<ref>(http://www.oxfordislamicstudies.com/article/opr/t125/e2280?_hi=2&_pos=2|titel=Sunni Islam|zugriff=2010-03-21. John L. Esposito, Oxford Islamic Studies Online)</ref> Këta ndahen gjithashtu në [[Medh-hebi|drejtimet juridiko-fetare]] sunnite të [[Hanafitët|hanafitëve]], [[Makilitët|malikitëve]], [[Hanbalitët|hanbalitëve]] dhe [[Shafiitët|shafiitëve]]. Rryma e quajtur e [[Vahhabitët|vahhabitëve]] nuk është drejtim juridiko-fetar por ajo përdor atë të hanbalitëve.
 
Rreshti 130:
Dallimet mes tyre dhe rrymës së dytë për nga madhësia, ndjekësit e të cilës quhen shiitë, qëndrojnë në bindjen, në bazën e të cilës mbështetet pushteti i krerëve më të lartë (i kalifit tek sunnitët, i imamit tek shiitët). Për sunnitët kalifi është kreu që zgjidhet nga ndjekësit e tij për aftësitë e tij laike, administrative. Kurse për shiitët imami mund të jetë vetëm një trashëgimtar legjitim i Muhametit dhe njëkohësisht edhe trashëgimtar i Aliut (i dhëndrit të Muhametit). Ndërsa kalifi pra është vetëm një mbrojtës laik i komunitetit fetar, paraqet imami për shiitët një prijës të pagabueshëm, të përkryer fetar, të pajisur me pushtet hyjnor. Atij i atribuohet (''i njihet'') edhe pamëkatësia. Nga këto fakte del se brenda grupimeve shiite kreu fetar i komunitetit ka një autoritet shumëfish më të lartë.
 
=== Shiitët ===
[[Shia|Shiitët]] janë rryma e dytë e madhe. Rryma kryesore e tyre janë [[imamitët]] ose shia dymbëdhjetëshe, të cilët janë të përhapur shumë sidomos në [[Irani|Iran]], [[Iraku|Irak]], [[Azerbaixhani|Azerbaixhan]], [[Bahraini|Bahrain]] dhe në [[Libani|Liban]]. Mandej janë ndjekësit e shias shtatëshe ([[ismailitët]]), që jetojnë kryesisht në subkontinentin indian ([[Mumbai]], [[Karaçi]] dhe [[Pakistani]]n verior) si dhe në [[Afganistani|Afganistan]] dhe [[Taxhikistani|Taxhikistan]]. [[Zaiditët]] ose shia pesëshe gjenden sot vetëm në [[Jemeni|Jemen]].
 
=== Harixhitët ===
[[Harixhitët]], të ashtuquajturit „të shpërngulurit“, të cilët kanë braktisur partinë e [[kalifi]]t të katërt [[Ali ibn Abi Talib-i|Ali ibn Abi Talib]], qenë ndjekësit e sektit më të vjetër fetar në islamin e shekullit të 7-të. Ata hidhnin poshtë si legjitimacionin e Aliut si kalif ashtu edhe të [[Uthman ibn Affan-i]]t. Levizja e tyre është shuar që nën kalifët e parë [[abbasidët|abbasidë]]. Dega e tyre kryesore është rryma më e vogël e islamit, [[ibaditët]]. Ata jetojnë sidomos në [[Omani|Oman]], në Saharanë [[Algjeria|algjeriane]] (''[[Mzabi|Mzab]]'') dhe në ishullin [[Tunizia|tunizian]] [[Xherba]].
 
=== Sufizmi ===
Ashtu si gati të gjithë fetë ose rrymat fetare edhe feja islame ka një aspekt të brendshëm ([[Ezoterika|ezoterik]]) dhe një të jashtëm ([[Ekzoterika|ekzoterik]]). Dimensioni mistik i brendshëm i fesë islame është [[sufizmi]] (arabisht: تصوف = tazavuf). Aspekti i brendshëm quhet edhe ''[[tarika]]'', i jashtmi ''[[sheriati|shari'a]]''. Sipas kuptimit të sufive, këto dy aspekte janë të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin. Si shembull përdoret simboli i një llampe vajguri: flaka e llampës simbolizon tarikën, pra esencën e fesë, e cila pa mbrojtjen e qelqit do të shuhej që me flladin e parë. Qelqi, dmth. mbështjellja, simbolizon shari’an, por që e cila pa flakë, (vetëm llampa), nuk do të kishte kuptim.
 
Nga grupet [[Puritanizmi|puritane]], si të vahhabitëve, sufit cilësohen shpesh si [[Heretik|heretikë]] dhe prandaj hidhen poshtë ose madje përndiqen. Ndër të tjera kritikohen praktika fetare si [[dhikr-i]], e cila shoqërohet shpesh me muzikë dhe lëvizje të trupit (që nuk duhen parë si vallëzim); dëshira e sufive, për të provuar që në botën e këtejme një lidhje me zotin dhe fakti që për të përshkuar rrugën sufiste, duhet patjetër një mësues spiritual real: një ''[[sheik-u|sheik]]'' ose ''[[Valiu|vali]],'' në Afrikën perëmdimore të quajtur edhe ''[[marabout]].'' Këta udhërrëfyes fetarë hidhen poshtë nga ana e teologëve islamikë ortodoksë pasi në fenë islame nuk mund dhe nuk lejohet të ketë një ndërmjetës mes njeriut dhe zotit. Sufit vetë veç nuk e shikojnë sheikun si ndërmjetës por si dikë që i njeh vështirësitë e rrugës për tek zoti dhe që mund t'u japë të tjerëve dijenitë e tij.
 
=== Grupime të tjera ===
 
Nga islami sunnit kanë dalë:
Rreshti 150:
* [[babistët]], prej vitit 1863 [[bahaitët]]
 
== Aktualiteti sot ==
[[fileSkeda:Shah_alam_moschee.jpg|thumb|Dy gra në xhaminë e [[Selangor]]it në Shah Alam, [[Malezia|Malezi]]]]
 
Sot feja islame është e përhapur në shumë vende të [[Lindja e afërme|lindjes së afërme]], [[Afrika veriore|Afrikës veriore]], [[Azia qëndrore|Azisë qëndore]] dhe [[Azia juglindore|juglindore]]. Zona kryesore e përhapjes është brezi i thatë, i cili shtrihet nga [[Saharaja]] në perëndim, nëpër Lindjen e afërme dhe Kaukazin, deri në Azinë qëndrore në lindje. Vendi mysliman me popullsinë më të madhe në numër është [[Indonezia]]. Vende në [[Europa|Europë]] me karakter mysliman janë [[Bosnja dhe Hercegovina]], [[Turqia]], [[Shqipëria]] dhe [[Kosova]]. Shumë vende të tjera kanë pakica myslimane.
 
=== Konferenca islamike ===
Vendet islamike janë të organizuara në [[Organizata e konferencës islamike|Organizatën e konferencës islamike]] (OIC), ku bëjnë pjesë edhe disa shtete me pakica më të mëdha myslimane.
 
=== Praktikimi i sharias ===
 
''shih artikullin kryesor: [[Sheriati|Sharia]]''
Rreshti 164:
Sipas [[Deklarata e Kairos për të drejtat e njeriut në islam|Deklaratës së Kairos për të drejtat e njeriut në islam]] të vitit 1990, sharia duhet bërë përsëri baza e legjislativës në të gjithë vendet islamike. Zbatimi në praktikë veç është shumë i ndryshëm. Në Tunizi zbatimi kufizohet vetëm në të drejtën civile ndërsa në Arabinë Saudite dhe [[Sudani|Sudan]] ajo është plotësisht në fuqi. Sharia parimisht nuk njeh barazinë mes myslimanëve dhe jo-myslimanëve si dhe mes burrit dhe gruas.
 
Në [[Arabia Saudite|Arabinë Saudite]], në [[Sudani|Sudan]], në [[Irani|Iran]], [[Somalia|Somali]] dhe në pjesë të [[Pakistani|Pakistanit]]t (rajone fisesh nën admistratën qendrore federale), sharia vlen pothuaj pa kufizim. Në [[Egjipti|Egjipt]], [[Jordania|Jordani]], [[Indonezia|Indonezi]], [[Maroku|Marok]] dhe shumë vende të tjera sharia praktikohet pjesërisht, psh. ndalimi i martesës së një myslimaneje me një jo-mysliman ose lejimi i [[Poliginia|poliginisë]] sipas rregullave islamike. Megjithatë në shumë shtete realiteti social në pjesë të shoqërisë është i tillë që sharia vazhdon të zotërojë në shumicën e fushave të jetës. Kështu psh. ekziston poliginia (që nuk njihet nga ana zyrtare) në zonat fshatare të Turqisë duke u amnistuar (''toleruar'') vazhdimisht. Në disa vende ekzistojnë përkrah vendimeve gjyqësore për myslimanë që bazohen tek sharia edhe vendime gjyqësore shekullare (''jofetare'') për jo-myslimanë (psh. në [[Nigeria|Nigeri]]).
 
Në disa vende islamike (psh. në Arabinë Saudite, Sudan, Iran, Nigeri) gjejnë zbatim ndëshkime veçanërisht drakoniane (''shumë të rrepta''), si psh. prerja publike e gjymtyrëve (''gjymtimi'') ose [[Vrasja me gurë|vrasja publike me gurë]], psh. për [[Vjedhja|vjedhje]] ose [[Shkelja e kurorës|shkelje kurore]]. Këto metoda tejet të dyshimta kritikohen me forcë në mënyrë ndërkombëtare. Edhe përbrenda komunitetit islamik shprehet kritikë ndaj tyre, megjithatë jo sepse këto ndëshkime bien në shkelje me të drejtat e njeriut por sepse gjatë dënimeve të të akuzuarve kushtet mbrojtëse të përcaktuara nga sharia më së shumëti nuk merren parasysh. Në këtë kontekst duhet vënë re se ushtrimi i sotëm islamik i drejtësisë në disa vende u ofron të akuzuarve vetëm një mbrojtje shumë të pakët: shpesh ndodh që të akuzuarit janë [[Analfabetizmi|analfabetë]] dhe zakonisht nuk kanë asistencë avokatore. Gjykatësit janë vetë shpesh me kualifikim të dobët dhe vendimet merren jo rrallë në mënyrë arbitrare.
 
Një sferë e sharias që vazhdon të ekzistojë ende në Sudan dhe në [[Mauritania|Mauritani]] është [[Skllavëria|skllavëria]] (''shih'' [[Feja islame dhe skllavëria]]).
 
=== „St. Petersburg Declaration“ ===
Si fillimi i një „epoke të re të iluminizmit për fenë islame“ e konsideroi veten më 4 dhe 5 mars 2007 në Saint Petersburg (Florida, SHBA) një konferencë myslimanësh shekullarë nga vende të ndryshme islamike dhe perëndimore, e cila u morr me interpretimin shekullar të fesë islame, me domosdoshmërinë e një kritike të brendshme të kuranit, me gjendjen aktuale të lirisë së mendimit në shoqëritë myslimane dhe me çështje të edukimit. Iniciatorë ishin ndër të tjerë myslimanë disidentë si [[Ayaan Hirsi Ali]], [[Irshad Manji]] dhe [[Ibn Warraq]]. Në përfundim u nënshkrua e ashtuquajtura „[[St. Petersburg Declaration]]“ (''Deklarata e Saint Petersburg-ut''), ku ndër të tjera kërkohet ndarja e shtetit nga feja, respektimi i të drejtave universale të njeriut, abrogimi (''heqja'') e sharias dhe e gjithë ndëshkimeve me vrasje dhe praktikave gjymtuese si edhe barazia e plotë e të drejtave të gruas në fenë islame dhe në vendet islamike.<ref>[http://secularislam.org/blog/post/SI_Blog/21/The-St-Petersburg-Declaration shih: ''St. Petersburg Declaration'']</ref>
 
 
== Vendet e shenjta të fesë islame ==
Në fenë islame vlejnë vende të shumta si të shenjta por treve prej tyre u jepet rëndësi e veçantë: qyteti Mekka vlen si vendi më i shenjtë për myslimanët. Ai është vendi i lindjes së Muhametit, me [[Qabeja|kaaba-n]] (qabenë) si shenjtëroren (''faltoren'') qendrore të fesë islame, e cila jep drejtimin gjatë të falurit (''[[kibla]]'').
 
Rreshti 183:
Mandej ekzistojnë një numër i madh vendesh pelegrinazhi me rëndësi të ndryshme. Këto janë kryesisht varre, psh. të shoqëruesve të Muhametit, të imamëve shiitë ose të shenjtorëve [[Sufizmi|sufi]]. Kryesues në numrin e vendeve të shenjta janë sufizmi pakistanez dhe islami popullor afrikanoverior (shih: [[Feja islame në Afrikë]]) me vende adhurimi varresh. Me përjashtim të tre vendeve të para të shenjta, statusi i vendeve „të shenjta“ (si edhe [[adhurimi i shenjtorëve]] vetë) në fenë islame është një temë tejet kontroverse.
 
Për [[shiitët]] dhe [[Alevitët|alevitët]] paraqesin gjithashtu edhe qytetet [[Qerbelaja|Qerbela]] dhe [[Kufa]] vende të shenjta, ku çdo vit bëhen pelegrinazhe.
 
Jeruzalemi paraqet në listën e vendeve të shenjta një rast të veçantë pasi pretendimi i nxjerrë nga kurani nuk bazohet në prova historike. Megjithatë ai është për myslimanët në mënyrë të njëzëshme një e vërtetë besimi duke e vendosur atë në praktikë në të njëjtën shkallë me „të vërtetën historike“.
 
== Kritika ndaj fesë islame ==
''Shih artikullin kryesor [[Kritika ndaj fesë islame]]''
 
Kritikë ndaj fesë islame mbi baza politike, etike, filozofike, shkencore ose teologjike ka patur që prej kohës së lindjes së saj. Kritikë bëhet si ndaj bazave themelore të të fesë islame ashtu edhe ndaj traditave kulturore dhe normave shoqërore të saj.
 
== Marrëdhëniet me fetë e tjera ==
=== Politeizmi ===
Dëshmimi i [[Teuhidi|tauhīd]]-it (''të qënit një të zotit'') dhe hedhja poshtë e kultit të [[Idhulli|idhujve]] që rrjedh nga kjo, është parimi më me rëndësi i besimit të fesë islame. [[Politeizmi]] (''shumëperëndi'') është krejtësisht në kundërshtim me doktrinën rreptësisht monoteiste të fesë islame sipas të cilës ekziston vetëm një zot dhe se politeizmi paraqet mëkatin më të madh.<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 9, f. 484, s.v. "Shirk"</ref> Sipas zbulimit kuranik është adhurimi i perëndive të tjera krahas zotit i vetmi mëkat që nuk mund të falet në asnjë mënyrë.
 
Rreshti 201:
Në botën e përtejme, sipas besimit islamik, [[Mushrik-ët|idhujtarët]] (''politeistët''), do të dënohen me hyrjen në [[Xhahannam-i|ferr]] (xhahannam), (''xhehenem'').
 
=== Fetë abrahamite ===
Gadishulli arabik, me anë të fesë islame, duke braktisur [[Betili|kultin e gurit]] të deriatëhershëm në Mekkë, iu bashkua formave të besimit [[Judaizmi|judaik]] (''hebre'') dhe kristian. Në lidhje me prejardhjen e saj feja islame i referohet [[Abrahami]]t, bën pjesë pra bashkë me judaizmin dhe kristianizmin tek [[fetë abrahamite]]. Të tre këto janë [[Monoteizmi|fe monoteiste]]. Meqenëse ato bazohen tek zbulesat e profetëve ([[Moisiu|Moisi]], [[Jezu Krishti|Jezu Krisht]] dhe [[Muhameti|Muhamet]]), janë [[Fetë e zbulesave|fe zbulesash]], dhe sepse këto [[Zbulesa|zbulesa]] janë fiksuar me shkrim, janë edhe [[Fetë e librave|fe librash]].<ref>Meqenëse [[kurani]] është fiksuar në formë libri vetëm pas vdekjes së Muhametit, feja islame në kohën e Muhametit nuk konsiderohej si fe libri.</ref>
 
Referimi i përbashkët tek Abrahami është theksuar prej Muhametit në fillim të profetisë së tij. Gjatë jetës së mëvonëshme, për shkak të përvojës së tij në praktikë me komunitetet fetare çifute dhe kristiane, profeti e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj tyre. Qëndrimi i ndryshuar i Muhametit kundrejt besimtarëve të feve të shkrimeve është trajtuar disa herë nga [[islamologjia]].<ref>shih psh.: W. Montgomery Watt: ''Muhammad at Medina'' (Muhameti në Medinë). Oxford University Press, 1962. f. 192 ff.; Rudi Paret: ''Toleranz und Intoleranz im Islam'' (Toleranca dhe intoleranca në fenë islame). Në: Saeculum 21 (1970). f. 349- ; Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (Feja islame e herëshme). Në: Ulrich Haarmann (botues): ''Geschichte der arabischen Welt'' (Historia e botës arabe). C.H.Beck, 1991. f. 41 ff.</ref> Fillimisht ai priste prej besimtarëve të feve të shkrimeve që ata të njohin profetinë e tij dhe të konvertojnë (''ndërrojnë fenë'') në fenë e tij; kur kjo nuk ndodhi, qëndrimi i Muhametit kundrejt besimtarëve të feve të librave filloi të ndryshonte gjithnjë e më tepër në anën negative. Ky ndryshim pikëpamjeje ka lënë gjurmët edhe në kuran, ku në fillim virtytet e tyre fetare dhe morale shiheshin me respekt të madh dhe prej Muhametit kërkohej që me ta të mbaheshin marrëdhënie të mira. Pas prerjes së marrëdhënieve me komunitetet e këtyre feve u theksua ndaj tyre akuza e [[Hipokrizia|hipokrisizë]] dhe refuzimi i tyre për të pranuar islamin si fe; për këtë arsye ata nuk duheshin parë si aleatë por duheshin luftuar.<ref>shih ''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 1, f. 264. "Ahl al-Kitab" si dhe vargjet e kuranit të përmendura aty, ndër të tjera sure 29, vargjet 45-47 si shembull për qëndrimin e Muhametit fillimisht dhe sure 4, vargu 153 si dhe sure 9, vargu 29 për pikëpamjet e tij të mëvonëshme</ref> Sipas Muhametit, judaizmi dhe kristianizmi ishin zhvillime të mëtejshme të gabuara të fesë së vjetër së përbashkët.<ref>Tilman Nagel: ''Der Koran'' (Kurani). C.H.Beck, 2002. f. 142. Një shembull i qartë është teoria kristiane e [[Trinia|trinisë]] së zotit, në të cilën feja islame sheh një devijim nga besimi tek një zot i vetëm.</ref>
Rreshti 208:
Ndërsa feja islame ka të përbashkët me judaizmin dhe kristianizmin besimin tek një zot i vetëm si dhe të referuarit tek Abrahami dhe shumë profetë të tjerë biblikë, ajo ndryshon në thelb nga kristianizmi në refuzimin e saj strikt të [[Trinia|doktrinës së trinisë]] (sure 112) dhe të përfytyrimit kristian të [[Mëkati|mëkatit të trashëguar]] (''mëkati fillestar'') kurse nga judaizmi në njohjen e Jezusit si profet, nga fetë abrahamite në përgjithësi në njohjen e Muhametit si të dërguar të zotit dhe „vulën e profetëve“ (''profetit të fundit'') si dhe të doktrinës së kuranit si fjalë e zotit e sjellë tek njerëzit.
 
=== Interaksioni historiko-politik me komunitetet e tjera fetare ===
[[Sijar-i|E drejta ndërkombëtare klassike islamike]] e hartuar në shekujt që pasuan pas vdekjes së themeluesit të fesë, bënte dallim në trajtimin e heterodoksëve (''besimitarëve të feve të tjera'') ndërmjet [[Fetë e librave|besimtarëve të feve të shkrimeve]] (''monoteistëve'') dhe besimtarëve të feve politeiste, të cilët ''[[de iure]]'' duheshin luftuar deri në pranimin e fesë islame. Të parët kishin një status të veçantë nën komunitetin islamik si ''[[dhimmi]]'' (të mbrojtur). Ky status kishte si kusht pagimin e një takse të veçantë, [[xhizja]]-n; për këtë u garantohej atyre në të kundërt mbrojtja e jetës dhe e pronës si dhe leja për të praktikuar fenë e tyre (me kufizime të caktuara)<ref>Francis E. Peters: ''Islam, a Guide for Jews and Christians''. Princeton University Press, 2003. f. 195</ref> lirisht.<ref>Albrecht Noth: ''Der Dschihad: sich mühen für Gott (Xhihad-i: të munduarit për zotin''). Në: Gernot Rotter (botues): ''Die Welten des Islam: neunundzwanzig Vorschläge, das Unvertraute zu verstehen (Botët e islamit: njëzetenëntë propozime për të kuptuar të panjohurën''). Fischer Taschenbuch Verlag, 1993. f. 30</ref> Kjo marrëveshje vlente fillimisht vetëm për çifutët dhe të krishterët por u zgjerua ndaj të gjithë thjesht jo-myslimanëve kur pushtuesit myslimanë hasën në komunitete besimesh të tjera, si psh. [[Hinduizmi|hindut]].<ref>Robert Hoyland (botues): ''Muslims and Others in Early Islamic Society''. Ashgate, 2004. f. xiv</ref> Heterodoksët (''besimtarët e feve të tjera'') në zonat jo-islamike, në të ashtuquajturën ''[[Dar al-harb-i|shtëpinë e luftës]]'' (''dar al-harb''), u lejohej të qëndronin përkohësisht ''[[Mustamin-i|musta'min]]'' në [[Dar al-islam-i|zonat islamike]] (''dar al-islam''). Si banorë të ''dar al-harb''-it ata vlenin përndryshe si armiq (''[[harbi]]'') që pas pushtimit të vendeve të tyre gjatë [[Ekspansioni islamik|ekspansionit islamik]], në fillim u duhej bërë thirrje të konvertonin (''ndërronin fenë'') në fenë islame. Në rast refuzimi u duhej bërë oferta e statusit të dhimmi-t (me kushtin që t'i përkisnin më parë një feje libri) dhe në rast refuzimi të kësaj oferte duheshin luftuar.<ref>A. J. Wensinck und J. H. Kramers (botues): ''Handwörterbuch des Islam (Manuali i fesë islame''). Brill, 1941. f. 112, "Djihād"</ref>
 
=== Situata aktuale e bahai-tëve ===
 
''shih artikullin kryesor [[Bahai-tët]]''
Rreshti 221:
Nga ana tjetër ekziston një rrjet ndërkombëtar mysliman që angazhohet për të drejtat e bahaitëve.<ref>[http://www.bahairights.org/ The Muslim Network for Baha’i Rights]</ref>
 
== Shih edhe ==
* [[Historia e fesë islame]]
* [[Islamizmi]]
* [[Kritika ndaj fesë islame]]
 
== Weblinks ==
<!-- Para futjes së lidhjes ju lutemi kini parasysh që ajo të jetë në pajtim me rregulloren e wikipedias -->
 
== Referencat ==
<references />