Francis Bacon: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[ImageSkeda:Francis Bacon, Viscount St Alban from NPG (2).jpg|thumb|left|Francis Bacon]]
'''Francis Bacon''', 1st Viscount Saint Alban (shqipërimi: Frensis Bekoni), u lind më [[22 janar]] [[1561]] në [[Londër]]. Babai i tij, Nikolas Bekoni, kishte postin e rojës së vulave, një prej detyrave më të larta të mbretërisë nën Elizabetën I. Pas kryerjes së studimeve me rezultate të shkëlqyera në Kembrixh, Frensis Bekoni kaloi dv vjet në Paris si atashe në ambasadën e Anglisë. Me t'u kthyer në Londër, filloi karrierën e juristit. Avokat duke filluar nga viti 1579, ai hyri në Parlament në moshën njëzetetrevjeçare. Karriera e tij politike u zhvillua nën mbretërimin e Xhorxhit I: avokat i Kurorës më 1604, roje i vulave më 1617, Kancelar i Madh më 1618 dhe në të njëjtën kohë u bë baroni Verulam, pastaj vikonti i Shën Albanit më 1621.
Ndërkaq, po atë vit, u dënua për shkelje të detyrës dhe u burgos. I liruar në krye të disa ditëve, humbi të gjitha detyrat dhe titujt. I mërguar në pronën e tij, ua kushtoi vitet e fundit të jetës veprave të tij filozofike dhe kërkimeve në shkencat e natyrës. Frensis Bekoni vdiq më 9 prill 1626 në Highgate, pranë Londrës. Më 1597 u botuan dhjetë nga Sprovat e tij të famshme, që i plotësoi pesëmbëdhjetë vjet më vonë, duke paraqitur një botim të ri të ripunuar, i cili përmbante njëzet e nëntë sprova. Pak para vdekjes, i bëri rregullime të tjera kësaj përmbledhjeje, duke e shtuar edhe më shumë. Botimi i fundit doli më 1625 me titullin Sprova apo këshilla praktike dhe morale. Vepra e tij kryesore.. Restaurimi i madh i sundimit njerëzor mbi natyrën, ishte një enciklopedi e shkencave, që duhej të përbëhej nga gjashtë vëllime. Bekoni përfundoi vetëm dv prej tyre: Për dinjitetin dke zhvillimin e shkeneave, të botuar në anglisht më 1605, pastaj në latinisht më 1623, dhe Organoni i ri 1620. Romani i tij utopik, Atlantida e re, filluar ndoshta rreth vitit 1621 dhe i përcaktuar për të qenë një aneks i Restaurimit të madh, mbeti i papërfunduar. Krahas veprës Utopia (1516) të Tomas Morit dhe Qyteti i diellit (1623) të Tomaso Kampanelës, Atlantida e re është një nga shkrimet utopike më të njohura të shekujve XVI dhe XVII.
Rreshti 8:
Veprat kryesore: Novum organum scientiarum, (1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625); Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis, (1624).
 
== Kureshti nga jeta e filozofit ==
* Bekoni hyn në radhën e mendimtarëve më të ndritur dhe më të guximshëm të shekullit XVI e XVII në përgjithësi. Duke krijuar bazat «për reformimin e shkencës» në mënyrë të plotë antiskolastike, Bekoni u përpoq nëpërmjet metodës induktive, deriatëherë të papërfillur ta vinte tërë diturinë njerëzore në themele të reja. Njëkohësisht konsideronte se çdo «ndërmarrje intelektuale përfundon me aksion», kështu që çdo njohje edhe quhet me të drejtë «fillim i aksionit». Ndërkaq, edhe ata njerëz që u përpoqën t'i themelonin pavarësisht dituritë, nuk kishin guxim të ndahen nga ato që ishin përvetësuar më parë, por kënaqeshin me atë që në të ekzituaren të «futnin dhe të shtonin» diçka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet Bekoni në parathënien e «Organonit të ri» - «që do të përqendrohej si duhet tek sendet dhe përvojat». Sepse, as vetëm me guxim nuk mund të arrihet shumë në qoftë së kjo bëhet vetëm «me zhurmë të zakonshme për të përmbysur të përparshmen». Godina e këtij universumi ende gjithnjë po i duket arsyes njerëzore si labirint, kurse mendimi dhe përvoja akoma nuk kanë gjetur një raport të harmonizuar, dhe Bekoni konsideronte se në këtë drejtim me rezultatet e veprës së vet ka bërë një kthesë të qenësishme. Nga ideja grandioze e tij e Restaurimit të madh (Instauratio magna), është realizuar, ndërkaq, vetëm një pjesë e tij, Organoni i ri. Si kundërshtar radikal i meditimeve sterile skolastike që janë të privuara nga çfarëdo diturish reale, Bekoni konsideronte se njohje të vërteta janë vetëm ato që njëmend e zgjerojnë fuqinë e njerëzve dhe «u shërbejnë interesave njerëzore». Te këto njohje nuk arrijmë nëpërmjet kurrfarë logjike të silogjizmave: «Logjika e cila përdoret, shërben më shumë për forcimin dhe vërtetimin e iluzioneve që themelohen në nocionet e zakonshme sesa në hulumtimin e së vërtetës: andaj është më shumë e dëmshme sesa e dobishme» («Organoni i ri»).
 
Rreshti 19:
* Frensis Bekëoni paraqet në historinë e mendimit njerëzor përpjekjen e parë të themelt që të likuidojë plotësisht skolastikën mesjetare dhe metafizikën spekulative si dhe inaugurimin e guximshëm të epokës së diturive natyrore dhe të hulumtimit konkret eksperimental. Pavarësisht nga orientimi filozofik i tij i njëanshëm (i cili shprehet në mënyrë më plauzibile në refuzimin e plotë të deduksionit), nga një varg paragjykimesh shoqërore - politike, nga të metat dhe dobësitë njerëzore, merita e Bekonit është epokale: ai ishte luftëtar për reformën e diturive natyrore të vërteta dhe për krijimin e një metode të re. Me tezat e veta të guximshme materialiste-empirike, Bejkëni i kontribuoi më shumë se askush para tij çlirimit të mendimit njerëzor nga skemat dogmatike mesjetare dhe u dha orientim ecurive të reja drejt zbulimeve të papara natyrore-shkencore.
 
[[Kategoria: Filozofi]]
 
[[an:Francis Bacon]]