[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Ndryshim i emrit shqiperi në Shqipëri
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
''' Frang Bardhi ''' ([[1606]] - [[1643]]) [[ipeshkvi]], [[shkrimtar]], [[leksikografia|leksikograf]], [[folkloristi|folklorist]] dhe [[etnografi|etnograf]] [[shqiptar]] nga [[Kallmeti]] ose [[Nënshat]]i Zadrimës [[Shqipëri]].
Vinte nga një familje e klerike e Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe i cili fjalorë ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipërisë]]. Kjo e bënë që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe [[folkloristi]] e [[entnografi]] i parë shqiptar i njohur deri më tani <ref><small>''[[Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut]]'' nga [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues [[Toena]], [[Tiranë]] [[2001]] ISBN 99927-1-454-9</small></ref>.
 
Rreshti 27:
 
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, [[Gjergj Bardhi]]n, të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "''Në qoftë se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në [[Roma|Romë]], për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar ndihmë''.]]
Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.
 
Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë. Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thurren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare.
Rreshti 44:
'''Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve.'''
Kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik.
'''''Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm"''''' dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetës "''Unë e mora përsipër këtë barrë'',- thotë Bardhi,- ''jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu (lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema''".
 
Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë themelore që përshkojnë fund e krye veprën. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit.
Rreshti 52:
 
 
== Tituj të veprave ==
* [[Apologjia e Skënderbeut]] ([[1636]])
* '''Fjalori latinisht-shqip'''
* [[Parathënia e Fjalorit të Frangut të Bardhë ( 1606 - 1643 )]]
** ''(Dictionarum latino-epiroticum)'', në vitin [[1635]] (5000 fjalë)
 
== Burim i të dhënave ==
<references />
 
== Lidhje të jashtme ==
 
* [http://www.albanianorthodox.com/tekste/albanologji/Bardhi_1635.pdf Fjalor latinisht-epirotisht (PDF)] shqiptarortodoks - prill 2007
* [http://www.albca.com/aclis/modules.php?name=News&file=article&sid=33 Albanian Canadian KLeague Information Service]
* [http://www.shqiperia.com/fq/kat/kid/308.html]
* [http://shqiperiaweb.com/portal/index.php?option=com_fireboard&Itemid=94&id=8147&catid=42&func=fb_pdf Frang Bardhi]
 
[[CategoryKategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
 
[[de:Frang Bardhi]]