[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
Rreshti 1:
[[Skeda:Apolonia.gif|thumbparapamje|300px|Pamje nga Apolonia]]
 
'''Apolonia''' është qyteti antik në [[Shqipëri]] ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
Rreshti 5:
== Vendndodhja sot ==
Jo larg Fierit në rrugën që shkon në drejtim të detit Adriatik në një largësi rreth 14 km.
[[Skeda:Dewing 1426.jpg|left|thumbparapamje|Spuren der griechischen Kolonisten : [[Drachme]] nga [[Apolonia (Albanien)|Apolonia]]]]
 
== Historia ==
Rreshti 25:
Hulumtimet e para për Apoloninë i kemi nga studiues dhe shtegtarë të huaj në gjysmën e parë të shek XIX. I pari studiues që e ka vizituar Apoloninë është [[Pouqueville]] në vitin 1806, i cili na kumton për gërmadhat e këtij qyteti antik. Pastaj [[W.M.Lake]] në veprën "Travels in northern Greece", ndër të tjera përshkruan skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe një tempull në Kryegjatë. Nga ky tempull ka mbetur vetëm një shtyllë në këmbë dhe që është dëshmia e vetme. Pak kohë pas vizitës së tij, Ibrahim pashë Vrioni rrëmbeu gurët e tempullit për të ndërtuar sarajet e veta në Berat. Peshkopi grek i Beratit, Anthimi, vjen në Apoloni dhe grabit skulpturat dhe objektet antike që gjendeshin në manastirin e Shën Mërisë, një pjesë të madhe të tyre ai e nisi për në Greqi. Këto lëvizje nuk i ikën luanit të Janinës Ali pashë Tepelenës. Sipas një dëshmie të kohës ai dërgoi në Apoloni njerëz për të gërmuar, dhe dy statuja të gjetura i dërgoi në Berat.
 
[[Skeda:Map of ancient Epirus and environs.png|thumbparapamje|right|200px|Apolonia në lashtësi.]]
 
Në vitin [[1861]] shkel në Apoloni arkeologu i parë [[Leon Heuzey]] i cili ishte i ngarkuar nga Napeoloni III që të studionte veprimet luftarake të Cezarit në Iliri. Nëpërmjet L. Hezey-it shtohen njohurit mbi Apoloninë sidomos nga skulptura dhe mbishkrimet.
Rreshti 54:
 
== Themelimi i Apolonisë ==
[[Skeda:Apollonia odeon.jpg|thumbparapamje|right|250px|Teatri në Apoloni]]
[[Skeda:Apollonia Ruins near Fieri (Albania).jpg|thumbparapamje|right|200px|Temple ruins (Monument of Agonothetes) in Apolonia.]]
Krahas kolonizimit helen të Mesdheut Perëndimor bën pjesë edhe procesi i kolonizimit helen edhe në pellgun e Adriatikut. Rol më aktiv në kolonizimin e pellgut të Adriatikut pa dyshim e ka luajtur Korinti. Fillimisht kolonët u vendosën në Dyrrah në vitin 627 p.e.s.
 
Rreshti 63:
 
== Marrëdhëniet e Kolonëve me popullsinë vendase ==
[[Datei:Dewing 1426.jpg|left|thumbparapamje|Spuren der griechischen Kolonisten: [[Drachme]] aus [[Apolonia (Albanien)|Apolonia]]]]
Një çështje mjaftë e rëndësishme e cila është trajtuar mjaftë pak nga aspekti arkeologjik është edhe marrëdhëniet e popullsisë vendase me kolonët si dhe roli i tyre në proceset politiko-ekonomike si dhe ato kulturore. Disa objekte arkeologjike të gjetura në Apoloni (megjithatë të pakta) janë një tregues mjaftë i mirë se edhe popullsia vendore luante një rol në jetën shoqërore dhe politike të Apolonisë. Ngritja e kolonive ka qenë e kushtëzuar nga interesat e dy palëve, e klasës sunduese Korinto-Korkyrase, nga njëra anë, dhe aristokracisë fisnore ilire, nga ana tjetër. Vendosja e këmbimeve të rregullta me helenët ishte fitimprurëse edhe për aristokracinë fisnore të vendit, sepse në këtë mënyrë mundë të këmbente me kolonistët prodhimet e tepërta të grumbulluara prej saj.
 
Rreshti 134:
== Artizanati ==
Artizanati zinte një vend të rëndësishëm, duke përfaqësuar vetë nevojat e popullsisë si dhe furnizimin e popullsisë ilire të prapatokës. Prodhimi i qeramikës e përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për enë rezerva (pitosa, amfora), enë kuzhine, objekte arti etj. Punishtet e tjegullave dhe tullave ishin vendosur jashtë qytetit, ku e kishin pranë lëndën e parë dhe uji. Tullat prodhoheshin sipas një mase të caktuar katrore. Ishin të njohura punishtet shtetërore dhe ato private. Nëpër punishtet private punëtori vendoste edhe vulën me qëllim të reklamimit në treg. Njëlloj si tullat edhe tjegullat e kishin formën e tyre standarde. Ato kishin formën trapezoidale e sheshtë dhe përmasat 54 cm x 80 cm për tipin solen, këto ishin shtrojat e çatisë ndërsa vijat e bashkimit mbuloheshin me tjegullën kalipter që kishte forme gjysmë cilindrike, si tjegullat e sotme.
[[Skeda:Santa Maria Apollonia.jpg|thumbparapamje|left|Kisha e Shën Mërisë në Apoloni.]]
 
Në punishtet e tjegullave përgatiteshin edhe enët e mëdha, pitosat, që shërbenin për mbajtjen e drithit, verës apo për të varrosur të vdekurit.