Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 11:
 
==Mikpritja e delegateve==
Mbajtjen e Kongresit e përshëndetën dhe e përkrahën edhe shumë atdhetarë e patriotë brenda dhe jashtë vendit. Mirëseardhje delegatëve te Rrapi i Vojvodës në hyrje të Elbasanit u dhanë: Dhimitar Paparisto dhe Hysen Ceka nga Elbasani. Ndërkaq, në një dokument thuhet se po aty i ka përshëndetur edhe një bej nga Tetova. Ai që i përshëndeti thuhet se ishte një njeri që i kryente punët e ekonomit në teqenë e elbasanit. Sipas të gjithave gjasave, ai duhet të ketë qenë Ibrahim Naxhiu alias [[Dervish Hima]], i cili për shumë arësye vishej si bektashi dhe paraqitej si punëtor që kryente shërbime të ndryshme. Këtë supozim e bazojmë edhe në disa të dhëna të gazetës Politika të 28 gushtit 1909 ku thuhet se Dervish Hima ishte kryetar i Kongresit. Dr. Hasan Kaleshi thotë se Dervish Hima kishte shkuar në Elbasan edhe si organizator, por edhe si gazetar. Megjithatë sipas Kristaq Priftit, ai ishte propozuar gjatë përgatitjes së Kongresit si inspektor i shkollave, por gjatë mbajtjes së Kongresit thuhet se kishte qenë jashtë atdheut. Por, sipas Prof. AvniAzvi MustafajMustafa, ky bej që përshëndeti ka mundësi të ketë qenë edhe ndonjë halife me emrin Emin: Prof. Mustaj e supozon këtë sipas të dhënave të njohësit të mirë të teqesë së Tetovës [[Ali Vishko]]. Këtë emër ai e jep si për një njohës të mirë të kadastrës, që duhej ta ndihmonte teqenë e Elbasanit për kthimin e disa pronave të grabitura nga bejlerët.<ref name="Mustafa"/>
 
Jehonën e madhe që pati kjo ngjarje e shohim dhe nga letrat që u lexuan gjatë hapjes së punimeve të Kongresit. Ja se si shkruan Mit'hat Frashëri në ditarin e tij “Gjashtë javë në Shqipëri”, botuar në gazetën “Lirija” 1909/10: “Delegatët u mblodhën dhe kënduan letrat që kishin sjellë klubet nga të cilat dërgoheshin e pastaj u zgjodh kryetari dhe nënkryetari.”
Rreshti 49:
 
Duke shfrytëzuar pakënaqësinë e xhonturqve ndaj sulltanatit, patriotët shqiptarë arsimdashës e shfrytëzuan këtë që përpjekjet e tyre t’i drejtojnë në fushën e zhvillimit të arsimit dhe në drejtim të hapjes së shkollave në gjuhën amtare. Por, jo vetëm kaq: ata në programin e tyre parashihnin që në shkollat ku mësohej në gjuhë të huaj, gjuha shqipe të hyjë si gjuhë mësimore dhe ajo të shkruhej me një alfabet të vetëm. Dashuria ndaj alfabetit e shkollës dita-ditës po shtohej dhe, në bazë të kronikave të kohës, kudo shohim një aktivitet të vrullshëm për përhapjen e shkollave në gjuhën amtare, si në: Manastir, Dibër, Ohër, Kërçovë, Gostivar, Shkup, Veles e gjetiu. Në këtë kohë, përveç Klubit të Manastirit, si klube me aktivitete të mëdha shquheshin edhe klubi i Shkupit, ai i Ohrit, i Strugës i Kërçovës dhe i Kumanovës.
Vetëm dhjetë muaj nga Kongresi i Manastirit, më 2-9 shtator 1909, u organizua një kongres me përmasa kombëtare dhe me rëndësi tejet të veçantë për përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip, që në historinë tonë kombëtare quhet “Kongresi i Shkollave Shqipe” i njohur si “Kongresi i elbasanit”. Kongresi i elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres ishte menduar mirë dhe ishte edhe një grusht i fortë për të gjithë armiqtë, qofshin të huaj ose të vendit. Ky kongres ishte edhe një sulm ndaj Kongresit të Dibrës, përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës - kjo do të thoshte vetëm arab. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit, e sidomos pas Kongresit të Dibrës, turqit e rinj dhe përkrahësit e tyre shqiptarë kërkonin që xhamitë t’i kthejnë në vende politike-propagandistike kundër alfabetit dhe shkollës shqipe e jo që ato të shërbejnë si vende adhurimi. Kështu Ministria e Arsimit të Turqisë në fund të vitit 1908 urdhëroi që në shkollat e Vilajetit të Kosovës gjuha shqipe të mësohet me shkronja arabe. Po një urdhër i tillë u dha edhe në shkurt të vitit 1909 për prefekturën e elbasanit.1.<ref name="Mustafa">{{cite web|last=Mustafa|first=Avzi|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=|title=Kongresi i elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe |publisher=VOA|date=9 korrik 2009}}</ref>
 
==Referenca==