Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Gjerësia e emblemës u vendos në 120px (arsye estetike)
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[FileSkeda:Emblem_of_Albanian_General_Staff.png|thumb|right|120px|Emblema e Shtabit të Përgjithshëm]]
Në historinë e krijimit dhe të ecurisë së Forcave të Armatosura, edhe Shtabi Përgjithshëm, ka historikun e krijimit dhe të funksionimit të tij. Ai ka pothuajse moshën e vetë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por natyrisht me veçoritë e tij dalluese.
 
== Fillimet ==
 
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të një shteti të pavarur, në Shqipëri, u formua më datën 4 maj të vitit 1913 në Vlorë. Formimi i Shtabit Madhuer u bë me miratimin e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës.
Rreshti 15:
1. [[Qarqet e Shtatit Madhnuer]], [[Sekretaria e Shtatit Madhnuer]], [[Komisioni i rregulloreve e i ushtrimeve]], [[Komisioni i trajnimit të policisë e të xhandarmërisë]], [[Komisioni i ndërtimit]].
 
Shtabi Madhor ishte konceptuar, ndërtuar, por edhe veproi teorikisht e praktikisht si një organ bazë i Ministrisë së Luftës. Ai ishte praktikisht përgjegjësi kryesor për organizimin, përgatitjen dhe drejtimin profesional të veprimtarisë luftarake të FA Shqiptare. Përmes Shtabit kalonin të gjitha projektet si dhe raportet për Ministrinë e Luftës, që i dërgoheshin asaj nga ana e zyrave apo edhe nga vet qarqet e tjera ushtarake.
 
Në atë kohë, ky shtab u muar drejtëpërdrejtë edhe me çështje dhe probleme që kishin lidhje me organizimin dhe kryerjen e luftimeve në mbrojtje në pjesën jugore e juglindore të Shqipërisë kundër shovinistëve grekë, por edhe në pjesën verilindore të vendit. Njëherëshi Shtabi Madhor përkujdesej për furnizimin me armatime, municjone dhe barna mjekësore të forcave ushtarake shqiptare në zonat e veprimeve luftarake. Ndërkohë ky shtab merrej me organizimin e forcave dhe strukturave të Ushtrisë, me hartimin e rregulloreve dhe udhëzimeve mbi organizimin, jetesën, stërvitjen dhe veprimtarinë e Ushtrisë dhe të Xhandarmërisë Shqiptare. E kështu kujdesej dhe ndiqte edhe kompletimin e forcave dhe të reparteve me veshje, me armë të rënda dhe deri në hartimin e fjalorëve me terma shpjeguese ushtarake në gjuhën shqipe.
 
== Në vitet 1920-1924 ==
 
Pas Kongresit të Lushnjës (janar 1920), krijimit të Qeverisë, në përbërje të së cilës u përfshi edhe Ministria e Luftës me në krye Gjeneral Brigade Ali Riza KOLONJËN, u ringrit edhe struktura e Shtatmadhorisë me në krye nënkolonel Ali Shefqetin (Shkupin). Edhe në këtë vit Shtabi varej nga Ministri i Luftës.
 
Në fund të vitit 1920 (nëntor), ne Qeverine e [[Iljaz Vrionit]], në detyrën e kryetarit të Shtabit Madhor u caktua [[Gjeneral Brigade]] [[Ali R. Kolonja]], i cili kryente edhe detyrën e komandantit të Divizionit Aktiv të Ushtrisë.
 
Shtabi Madhor edhe tani vijoi të vlerësohej si një hallkë e rëndësishme, prandaj për drejtimin e tij u caktua një ushtarak i lartë i karrierës, me formim profesional ushtarak shtatmadhor lindor e perendimor, si dhe me një përvojë të pasur e të gjatë organizative, drejtuese dhe luftarake.
Rreshti 29:
Shtabi kishte detyra të natyrës organizative, planizimi dhe drejtimi. Në pikpamje të përbërjes ai ishte racional, me efektiv të pakët, por synohej të ishte mjaft efektiv në veprimtarinë e tij konkrete. Nga ai vareshin disa seksione, ku më kryesore ishin ai i mobilizimit, i personelit, i intendencës, i planizimit etj. Njëherëshi Shtabi kryente edhe detyra të shkallës së madhe, siç ishin hartimi i projekt-ligjeve apo i rregulloreve për shërbimin ushtarak, por edhe drejtimi i operacioneve ushtarake për ruajtjen e rendit dhe të moscënimit territorial të vendit.
Gjatë krizës politike që përfshiu Shqipërinë në dhjetor të vitit 1921, kryetari i Shtabit Madhor u emwrua major [[Xhavid LESKOVIKU]]. Shtabi Madhor vazhdoi të vlerësohej si një levë kryesore shumë e nevojshme për organizimin, drejtimin, stërvitjen dhe planizimin për veprimtarinë e Ushtrisë Shqiptare. Madje edhe emërtimi i Shtabit tashmë ishte formuluar “Zyra e Shtabit Madhuer”, që përbëhej nga një ekip i vogël që përfshinte shefin (kryetarin), një organizator që kryente edhe detyrën e inspektorit, një adjutant, drejtorin e shkollës ushtarake, katër kryetar seksionesh (i [[xhenios]], i [[artilerisë]], i [[transportit]], [[juridik]]), si dhe një oficer teknik për artilerinë.
Në vitin 1923 Shtabi Madhor drejtohej nga kryetari, që propozohej nga Ministri i Luftës dhe emërohej nga një dekret i Këshillit të Naltë të Shtetit. Shtabi Madhor kishte për detyrë rregullimin dhe funksionimin e përgjithshëm normal të mekanizmit të Ministrisë së Luftës; këshillimin me atë ministri përmbi çështje me rëndësi si dhe për të propozuar projekte pranë ministrit (të Luftës). Detyrën e shefit (kryetarit) të Shtabit Madhor vijoi ta kryente major Xhavid LESKOVIKU deri në qershor të vitit 1923, kur ai u ngarkua me një detyrë tjetër dhe në vendin e tij erdhi një tjetër ushtarak i njohur, [[Major]] [[Bajram FEVZIU]].
 
Lëvizja dhe ngjarjet e qershorit 1924 lanë ne krye të Shtabit Madhor Major Bajram Fevziu, shtab i cili nuk pati ndonjë ndryshim në përbërjen organike dhe në misionin e tij.
Rreshti 43:
Me kalimin e viteve dhe sidomos në harkun kohor 1929-1931, në kohën e [[Monarkisë|Monarkia Shqiptare]], [[Komanda e Mbrojtjes Kombëtare]], u përmirësua në përshtatje me shndërimet shoqërore dhe organizimin ushtarak. Tashmë Shtabi Madhor përcaktohej edhe si një organ studimi, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare përcaktohej si organ zbatimi, kurse Intendenca si një organ administrativ.
 
Në pikëpamje hierarkike kryetari i Shtabit Madhor varej drejtëpërdrejtë nga komandanti i Mbrojtjes Kombëtare. Por Shtabi Madhor, përmes elementeve përbërës të tij, si drejtori dhe seksione, drejtonte dhe kryente detyra të rëndësishme si rekrutimi, gjendjen e trupës së oficerëve graduatëve dhe nënpunësve civilë, dekorimet, pensionet dhe transferimet e ushtarakëve të Ushtrisë. Gjithashtu Shtabi drejtonte edhe kompletimin e të gjithë llojeve të forcave, trupës dhe graduatëve; të armës së artilerisë, të xhenios; funksionimit të shërbimit shendetsor, të çështjeve penale të [[Gjyqit Ushtarak]], të disiplinës ushtarake; shërbimit veterinar; të veshjeve të ushtarakëve, kushteve të jetesës, pajisjes; çështjet administrative dhe përgatitjen e buxhetit vjetor të Ushtrisë, pagesat dhe lidhjen e kontratave. Ky shtab përkujdesej dhe drejtonte madje edhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me përpilimin dhe kryerjen e korrespodencës sekrete, miradministrimin e dokumentave ushtarake e të tjera.
 
Në këtë periudhë, misioni dhe detyrat e Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare ishin rritur dhe zgjeruar dukshëm.
 
Në segmentin e fundit të periudhës së Monarkisë Shqiptare, si në Ushtrinë Shqiptare që u rrit prania dhe roli oficerëve organizatorë, instruktorë italianë, edhe në vet Shtabin Madhor të Ushtrisë u shtua posti i një nënkryetari që vinte pikërisht nga rradhët e oficerëve të lartë italian në Shqipëri.
Pas vitit 1932 shefi i Shtabit Madhor u rrit në gradë, duke nënkuptuar rritjen e vetë rëndësisë të postit të tij, si dhe të detyrave që ai kryente në Ushtrinë Shqiptare.
 
== Gjate Periudhes 1939-45 ==
 
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, Ushtria dhe krejt forcat e Armatosura Shqiptare, ashtu si dhe Shteti dhe institucionet e tjerë të tij u bashkuan dhe u njësuan me ato të Italisë. Kësisoj nuk flitej dhe nuk egzistonin më Forcat e Armatosura Kombëtare.
Rreshti 57:
Më 15 shtator 1943, ishte formuar Komanda e Mbrojtjes Kombëtare. Pikërisht në urdhërin për këtë vendim, bëhej e ditur se, më datë 23 tetor të atij viti, në detyrën e kryetarit të Shtatmadhorisë Shqiptare u emërua [[Gjeneral Divizioni]] [[Gustav Von MYRDACI]].
 
Nën vartësinë e Shtatmadhorisë ishin vënë zyrat e Rregullim-Mobilizimit, e Stërvitjes, e Personelit dhe Zyra e Shërbimeve. Po ashtu disa seksione, si ai i Disiplinës, i Artilerisë, i Xhenios, i Shëndetsisë, Veteriner, i Transportit dhe e Operacionit. Pastaj vijonin Zyra e Kontratave, e Ushqimit, e Veshjes, si dhe Sekretaria e Zyrës së Intendencës së Përgjithshme dhe Komisariati.
Detyrat e këtij organizmi ishin pothuajse ato që ai kryente në mesin deri në fundin e viteve tridhjetë të shek. XX, që lidheshin me organizimin, armët e shërbimet e ndryshme, stërvitjen, disiplinën dhe deri tek hartimi i planeve luftarake të operacioneve, ushqimin dhe detyra të tjera. Por ky shtab, ashtu si dhe gjithë strukturat e tjera të Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare, nuk planizoi dhe nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak kundër pushtuesve të huaj nazistë të Shqipërisë.
 
Rreshti 78:
Riorganizimet, shërbimet e zhvillimet e Ushtrisë Shqiptare u mbështetën edhe në efektshmërinë e udhëheqjes operative-strategjike. Nëpërmjet organizimeve u përsos edhe organi i drejtimit, Shtabi i Përgjithshëm.
 
Për organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura në 1 korrik 1945, u krijua Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare, ku në përbërje të saj vepronte Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare. Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të Komandantit Suprem, i cili ishte edhe i ngarkuari me punët e Luftës dhe të Mbrojtjes Kombëtare. Në varësi të Shtabit të Përgjithshëm ishin 2 Drejtori: e Mbrojtjes Kombëtare dhe e Ndërlidhjes, si dhe 8 Seksione: Operativ, i Informacionit, i Topografisë, i Shifrës, i Stërvitjes Luftarake, i Ekspeditës, i Aeronautikës, i Brendshëm. Komandat dhe drejtoritë e tjera vareshin drejtëpërdrejtë nga Komanda Supreme.
 
Në gusht të vitit 1946 Kryetar i Shtatmadhorisë u emërua [[Gjeneralmajor]] [[Mehmet Shehu]], në vend të [[Gjeneralmajor]] Spiro Moisiut.
 
Që nga 1 tetori i vitit 1946, pasi u suprimuan Komandat dhe disa seksione dhe u krijuan drejtoritë e seksionet e reja, kaluan në vartësi të drejtëpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm 7 Drejtori: e [[Prapavijës|Prapavija]], e [[Artilerisë|Artileria]], e [[Ndëlidhjes|Nderlidhja]], e [[Xhenios|Xhenio]], e [[Mbrojtjes|Mbrojtja Bregdetare]], Operative dhe e Organizim-Mobilizimit, si dhe 10 seksione: i Zbulimit, Sekretariati i Shefit të Shtatmadhorisë, Shërbimi i Brendshëm i Shtatmadhorisë, i Prapavijës i Shtatmadhorisë, i Kimisë, i Tankeve dhe Autoblindave, i Aviacionit, i Stërvitjes Luftarake, i Shifrës, i Topografisë.
 
Në vitin 1952 Gjeneralmajor Petrit DUME emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili u zëvendësua nga Gjeneralmajor Arif HASKO në vitin 1954. Në vitin1956 Gjenerallejtnant Petrit DUME riemërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili qëndroi në këtë post deri në korrik 1974.
Më vonë realizoheshin detyrat e gadishmërisë luftarake, të plotësimit, të drejtimit dhe të përgatitjes së komandave e shtabeve.
 
Rreshti 91:
Në riorganizimin ushtrisë në vitin 1966 Shtabi i Përgjithshëm u riorganizua dhe vlerësohej si organ i MMP, që organizon, bashkërendon dhe harmonizon veprimtarinë e aparatit të Ministrisë, kontrollon e ndihmon për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të urdhërave e udhëzimeve të MMP në ushtri, si dhe punën e tyre me organet shtetërore për çështjet e mbrojtes. Kryerja e këtyre funksioneve kushtëzoi edhe zhvillimin strukturor të këtyre institucioneve e kompletimin e tyre me të gjithë elementët e nevojshëm për drejtimin, stërvitjen e për veprimtaritë e tjera të domosdoshme për ushtrinë.
 
Me riorganizimin e vitit 1966 Shtabi i Përgjithshëm përbëhej nga 4 drejtori: Operative, e Zbulimit, e Organizim-Mobilizimit dhe e Ndërlidhjes; dhe nga 7 degë autonome: e MKK, e Shifrës, e Topografisë, e Administratës, Ekonomike, e Stërvitjes luftarake dhe e Shërbimit, sturkturë e cila nuk ndryshoi deri në vitet ’80. Nga Shtabi i Përgjithshëm nuk vareshin Komandat e Korpuseve, Drejtoria Politike, Drejtoria e Xhenios, Komanda e MBL, Komanda e Artilerisë, Prapavija dhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
 
Pas vitit 1970, me krijimin e korpuseve, u lehtësua edhe puna e detyrat e Shtabit të Përgjithshëm për zgjidhjen e problemeve të reparteve apo për vështërsitë e drejtimit elastik të reparteve e n/reparteve. Tani Shtabi i Përgjithshëm merrej me drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të veprimtarisë luftarake dhe organizimin e kontrolleve të FA.
Rreshti 97:
Në riorganizimin e vitit 1974 të FA Shtabi i Përgjithshëm nuk pati ndryshime esenciale nga struktura dhe detyrat që kryente.
 
[[CategoryKategoria:Shqipëri]]
 
 
[[Category:Shqipëri]]